LIVE UPDATES
Bota

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Vendet që nuk paguajnë, nuk do të mbështeten në rast të një sulmi nga Rusia

Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që nuk paguajnë kontributin, nuk do të mbështeten në rast të një sulmi nga Rusia.

8 Janar 2025, 09:24 Nga M.B
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Vendet
Donald Trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend të dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB), vendet partnere duhet të investojnë në të ardhmen pesë për qind, tha republikani në një konferencë shtypi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Gjatë fushatës zgjedhore republikani i kërcënoivendet anetare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, se nuk do t'i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.

Presidenti i ardhshëm amerikan kishte sinjalizuar që gjatë mandatit të tij të parë si president se SHBA do të tërhiqej nga NATO-ja, nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Të gjitha vendet mund ta përballojnë këtë rritje nga dy në pesë për qind, tha Trump.

Kanali i Panamasë dhe Groenlanda: Trumpi nuk përjashton operacionet ushtarake

Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi gjithashtu se nuk e përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të vënë nën kontroll Kanalin e Panamasë apo Groenlandën. I pyetur nga një gazetar nëse ai mund t'i garantojë botës se nuk do të përdorë as masa shtrënguese ekonomike as ushtarake, Trump tha: "Jo.

Republikani, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, theksoi se nuk mund ta garantojë një gjë të tillë dhe se ka mundësi "që duhet bërë diçka".

Trump: Groenlanda është e rëndësishme për "sigurinë kombëtare” të SHBA

Trump ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Groenlandës, që i përket Danimarkës. Në dhjetor ai tha se "në interes të sigurisë kombëtare dhe lirisë në botë, Shtetet e Bashkuara mendojnë se zotërimi dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute".

Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë. Zyrtarisht ky udhëtim konsiderohet si privat. Por Trumpi tha në konferencën për shtyp se nuk dihet nëse Danimarka ka ligjërisht ndonjë të drejtë ndaj Groenlandës, duke shtuar se nëse po, ata duhet të heqin dorë, sepse ne na duhet (Groenlanda) për sigurinë kombëtare.

Trump: Kanali i Panamasë kontrollohet nga Kina

Disa javë më parë Trumpi tha se tarifat për kalimin tranzitit në Kanalin e Panamasë janë "shumë të padrejta". Ai bëri thirrje që kontrolli i rrugës ujore t'u kthehet Shteteve të Bashkuara, nëse ato nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Trumpi tha se Kanali i Panamasë është jetik për vendin tonë. por kontrollohet nga Kina.

Kanali i Panamasë - një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë - u ndërtua nga Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit XX, të cilat e kishin nën kontroll për një kohë të gjatë përpara se menaxhimi i tij t'i kalonte gradualisht Panamasë./ DW

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet