LIVE UPDATES
Bota

Trump nënshkruan urdhrin për planifikimin e festimeve për 250-vjetorin e Amerikës, çfarë përmban?

Urdhëri gjithashtu rikthen planet për të krijuar një kopsht të ri kombëtar skulpturash dhe paralajmëron ndëshkime të ashpra për ata që vandalizojnë ose shkatërrojnë statujat dhe monumentet ekzistuese.

31 Janar 2025, 18:26 Nga M.B
Trump nënshkruan urdhrin për planifikimin e festimeve për
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për krijimin e një grupi pune të Shtëpisë së Bardhë për të planifikuar atë që ai thotë se do të jetë një “festim madhështor dhe i denjë për 250 vjetorin e Pavarësisë Amerikane”, të cilin vendi do ta festojë më 4 korrik të vitit 2026.

Urdhëri gjithashtu rikthen planet për të krijuar një kopsht të ri kombëtar skulpturash dhe paralajmëron ndëshkime të ashpra për ata që vandalizojnë ose shkatërrojnë statujat dhe monumentet ekzistuese. Presidenti Trump do të shërbejë si kryetar i grupit të punës, i cili do të përfshijë një listë të gjatë zyrtarësh të lartë të administratës, përfshirë sekretarët e kabinetit.

Urdhri rigjallëron planet e Presidentit Trump për të ndërtuar një “Kopsht Kombëtar të Heronjve Amerikanë” me statuja që përkujtojnë 250 figura historike. Presidenti Trump së pari njoftoi planet për atë që ai tha se do të ishte “një monument i ri për gjigandët e së kaluarës sonë” në një fjalim të vitit 2020, duke festuar Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore në Dakotën e Jugut. Plani parashikonte skulptura të dhjetëra figurave historike amerikane, përfshirë presidentë , atletë dhe ikona të industrisë së muzikës dhe filmit.

Vetë Presidenti miratoi listën e atyre që do të përfshiheshin: Davy Crockett, Billy Graham, Whitney Houston, Harriet Tubman, Antonin Scalia dhe të tjerë. Megjithatë, nuk u përcaktua ndonjë vend për kopshtin dhe projekti nuk u financua kurrë nga Kongresi. Presidenti Joe Biden shfuqizoi grupin e punës pas zgjedhjes së tij.

Njoftimi i Presidentit Trump bëhet ndërsa konservatorët kanë shtuar reagimet kundër përpjekjeve për të hequr statujat kushtuar udhëheqësve që luftuan për shpalljen e Amerikës konfederatë dhe atyre që kanë mbajtur skllevër. Përpjekjet për heqjen e këtyre statujave u shtuan pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd dhe protestave që pasuan.

“Kopshti Kombëtar do të nderojë heroizmin amerikan pasi dhjetëra monumente për amerikanët, përfshirë Presidentët dhe Baballarët Themelues të kombit, janë rrëzuar ose shkatërruar dhe nuk janë restauruar kurrë”, thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë mbi urdhrin që u publikua nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ përpara nënshkrimit.

Veprimi i së mërkurës gjithashtu rikthen urdhërin ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Trump në vitin 2020, të cilin Presidenti Biden gjithashtu e përmbysi, që kishte për qëllim mbrojtjen e monumenteve, memorialeve dhe statujave nga shkatërrimi dhe vandalizmi.

Presidenti Trump e kishte nënshkruar urdhrin gjatë protestave për padrejtësitë racore atë vit pasi policia pengoi një përpjekje të protestuesve për të rrëzuar një statujë të Andrew Jackson-it, presidentit të shtatë të Shteteve të Bashkuara, në një park përballë Shtëpisë së Bardhë.

Ai urdhër i mëparshëm i bënte thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që të ndiqte ligjërisht çdo person ose grup përgjegjës për shkatërrimin ose vandalizimin e një monumenti, memoriali ose statuje. Ai bënte thirrje për ndjekjen maksimale të kujtdo që nxiti dhunë dhe veprimtari të paligjshme dhe kërcënoi agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit me humbjen e fondeve federale nëse nuk arrinin të mbronin monumentet.

Urdhri i së mërkurës përmend si “shembuj rastet e fundit të kësaj sjelljeje që kërkon rikthimin e këtij urdhri” pas sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe pas përgjigjes ushtarake izraelite në Gazë. Gjatë një demonstrate qershorin e kaluar, protestuesit që kërkonin armëpushim vandalizuan statujat dhe strukturat rreth Shtëpisë së Bardhë me mbishkrime.

Gjatë fushatës së vitit të kaluar, zoti Trump kishte folur për krijimin e feste me aktivitete që do të mbaheshin gjatë tërë vitit, me emrin “Nderime për Amerikën 250 (vjeçare)”. Ai tha se në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë do të mblidhte një grup pune që do të ishte përgjegjës për koordinimin me qeveritë shtetërore dhe vendore për të planifikuar festimet, duke filluar në Ditën e Përkujtimit të të Rënëve në Luftra të këtij viti.

Ai tha se donte që plani të përfshinte një “Panair të Madh të Shtetit Amerikan” në Ajova, me pavijone që “do të tregonin lavdinë e çdo shteti, do të promovonin krenarinë për historinë tonë dhe do të shfaqnin vizione novatore për të ardhmen e Amerikës".

Presidenti gjithas tha se donte të nisë “Lojërat Patriotike”, gara sportive që paraqesin atletë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi. Presidenti Trump tha se kjo“do t'i mundësonte të rinjve amerikanë nga çdo shtet të shfaqnin aftësitë më të mira sportive dhe shpirtin amerikan të garës”./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës