LIVE UPDATES
Bota

Trump në hedh firmat në Zyrën Ovale: Po heqim gjithë kancerin të shkaktuar nga administrata Biden

Në mesin e urdhrave të parë ishte një falje e përgjithshme e mbi 1.500 personave të akuzuar për krime në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

21 Janar 2025, 09:40 Nga M.B
Trump në hedh firmat në Zyrën Ovale: Po heqim gjithë
Donald Trump

SHBA- Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë dhe direktiva për të vendosur vulën e tij mbi administratën e re amerikane, në çështje që përfshijnë energjinë, faljet penale dhe imigracionin. Në mesin e urdhrave të parë ishte një falje e përgjithshme e mbi 1.500 personave të akuzuar për krime në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

Në mesin e atyre që do të përfitojnë nga kjo falje janë edhe të dënuarit për sulme ndaj zyrtarëve policorë. Veprimi i Trumpit, vetëm disa orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, hap rrugën për lirimin nga burgu të atyre që janë shpallur fajtorë për sulme të dhunshme ndaj policisë, si dhe drejtuesve të grupeve ekstreme të djathta të dënuar për komplotet e dështuara për të mbajtur në pushtet republikanin pasi humbi zgjedhjet e 2020-tës ndaj ish-presidentit, Joe Biden.

Demokratët kritikuan ashpër vendimin për të përfshirë në falje edhe protestuesit e dhunshëm, krimet e shumë prej të cilëve u kapën në kamera dhe u transmetuan drejtpërdrejt në televizione. Trump kishte sugjeruar në javët para rikthimit në Shtëpinë e Bardhë se në vend të faljeve të përgjithshme, ai do t’i shqyrtonte të gjitha rastet e të akuzuarve të 6 janarit një pas një. Ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance kishte thënë vetëm disa ditë më parë se njerëzit përgjegjës për dhunën gjatë trazirës në Kapitol “natyrisht” nuk duhej të falnin.

Trumpi, 78 vjeç, bëri betimin si president të hënën në ndërtesën e Kapitolit dhe, gjatë ceremonisë, ai e portretizoi veten si një shpëtimtar të zgjedhur nga Zoti për të shpëtuar një komb në rënie.

“Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.

Menjëherë pas betimit të tij si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të një takimi përmes një aplikacioni në telefon. Takimet ekzistuese u anuluan. Afro 1.660 afganë që ishin miratuar nga qeveria amerikane për të emigruar në SHBA, përfshirë anëtarë të familjeve të personelit ushtarak amerikan aktiv, panë se fluturimet e tyre u anuluan si pasojë e një urdhri të Trumpit që pezullonte programet e refugjatëve në SHBA, tha një zyrtar amerikan dhe një avokat për zhvendosjen e refugjatëve.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi edhe një urdhër që shpallte emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, që do të çlironte fonde dhe do t’i lejonte atij të dislokonte trupa atje. Ai nënshkroi një urdhër për t'i dhënë fund një politike që u jep shtetësinë atyre që lindin në Shtetet e Bashkuara, një veprim që me siguri do të shkaktojë një betejë të gjatë ligjore. Një urdhër tjetër ekzekutiv shpalli kartelet e drogës meksikane si organizata terroriste.

Trump tërhoqi përsëri Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën, duke larguar kështu ndotësin më të madh historik në botë nga përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike për herë të dytë brenda një dekade. Një urdhër tjetër tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke deklaruar se agjencia globale e shëndetësisë kishte keqmenaxhuar pandeminë e COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare të shëndetit.

Plani, që përputhet me kritikat e vazhdueshme të Trumpit ndaj agjencisë shëndetësore të OKB-së, përfaqëson një ndryshim dramatik në politikën globale të shëndetit të SHBA-së dhe izolon më tej Uashingtonin nga përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar pandemitë.

“Po heqim gjithë kancerin ... të shkaktuar nga administrata Biden”, tha Trump ndërsa nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale.

Urdhra të tjerë revokuan politikat e administratës Biden mbi inteligjencën artificiale dhe automjetet elektrike. Ai gjithashtu urdhëroi punonjësit e qeverisë të kthehen në zyrë, në vend që të punojnë nga shtëpia. Trump nënshkroi edhe dokumente për të krijuar një "Departament për Efikasitetin Qeveritar", një bord këshillimor i jashtëm i kryesuar nga miliarderi Elon Musk, që synon të kufizojë pjesë të mëdha të shpenzimeve qeveritare.

Në Departamentin e Shtetit, dhjetëra diplomatëve të lartë jo-partiakë iu kërkua të japin dorëheqjen si pjesë e një plani më të gjerë për të zëvendësuar nëpunësit civilë jo-partiakë me besnikë. Trump tha në rrjetet sociale se ekipi i tij ishte në procesin e largimit të mbi 1.000 të emëruarve nga administrata Biden. Ai gjithashtu tha se do të nxirrte urdhra për të hequr programet federale të diversitetit dhe për të kërkuar që qeveria të njohë vetëm gjinitë e përcaktuara në lindje.

Në një tjetër urdhër ekzekutiv të nënshkruar thuhet se Trump synon të rivendosë lirinë e fjalës dhe t’i japë fund censurës, duke tërhequr kritika nga kundërshtarë që theksojnë veprimet e tij të mëparshme kërcënuese dhe paditëse ndaj gazetarëve, kritikëve dhe kundërshtarëve politikë. Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë akuzuar administratën e ish-presidentit demokrat Joe Biden për nxitjen e shtypjes së lirisë së fjalës në platformat online.

Megjithatë, shumë nga akuzat kundër administratës së mëparshme janë përqendruar në përpjekjet qeveritare për të luftuar pretendimet e rreme mbi vaksinat dhe zgjedhjet. Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi në qershor se qasja e administratës së Bidenit me kompanitë e mediave sociale nuk shkel Amendamentin e Parë të Amerikës për lirinë e shprehjes. Trump, i cili mori detyrën të hënën, vetë ishte përballur me kufizime në rrjete sociale pas sulmit në Kapitolin e SHBA-së nga mbështetësit e tij më 6 janar 2021./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës