LIVE UPDATES
Bota

Tregtia, Ukraina, temat kryesore në takimin Xi-Macron në Paris

Të dy zyrtarët evropianë në takimin trepalësh folën për marrëdhënie të ngrohta midis BE-së dhe Kinës, ndonëse tensionet janë shtuar pasi disa sektorë kinezë po hetohen nga Bashkimi Evropian, përfshirë ai i makinave elektrike.

6 Maj 2024, 15:52 Nga E. D
Tregtia, Ukraina, temat kryesore në takimin Xi-Macron në Paris
Emmanuel Macron dhe Xi Jiping

PARIS- residenti francez Emmanuel Macron priti sot homologun kinez Xi Jinping në Paris, i cili ndodhet për një vizitë shtetërore dy ditore në Francë. Mosmarrëveshjet tregtare dhe përpjekjet diplomatike për të bindur Pekinin të ushtrojë ndikimin e tij mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pritet të jenë në qendër të vëmendjes. Në takimin e sotëm në Paris ishte e pranishme edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Të dy zyrtarët evropianë në takimin trepalësh folën për marrëdhënie të ngrohta midis BE-së dhe Kinës, ndonëse tensionet janë shtuar pasi disa sektorë kinezë po hetohen nga Bashkimi Evropian, përfshirë ai i makinave elektrike.

Presidenti Macron, mbrojtës i fortë i sovranitetit ekonomik të Evropës, tha para takimit se fillimisht do të diskutohej për mosmarrëveshjet tregtare, për të patur “një tregëti të drejt“ dhe më pasa do të flitej për luiftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

“Së pari do të trajtojmë marrëdhëniet evropiano-kineze, për të diskutuar çështjet tregtare si qasja në tregje dhe kushtet e konkurrencës së ndershme, investimeve dhe zhvillimit”, tha Presidenti francez.

“Kina i sheh gjithmonë marrëdhëniet me BE-në nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë. Ne e konsiderojmë Evropën partner të rëndësishëm në realizimin e modernizimit kinez. Shpresoj që marrëdhëniet Kinë-Francë dhe marrëdhëniet Kinë-BE do të promovojnë njëra-tjetrën dhe do të zhvillohen së bashku”, tha Presidenti Xi.

Franca shpreson gjithashtu të bindë Kinën të përdorë ndikimin e saj mbi Moskën për të kontribuuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Kinën këtë muaj.

“Ne do të diskutojmë Ukrainën dhe situatën në Lindjen e Mesme, dy kriza të mëdha ku koordinimi mes nesh është absolutisht vendimtar”, tha Presidenti Macron.

Zoti Macron, sipas një zyrtari të Presidencës frenceze, do të bëjë presion ndaj zotit Xi për furnizimet nga kompanitë kineze për industrinë e mbrojtjes ruse pavarësisht sanksioneve të BE-së. Kina thotë se është neutrale në konfliktin e Ukrainës. Franca gjithashtu dëshiron që Kina të mbajë të hapur dialogun me Kievin, shtoi zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.

Vitin e kaluar, Presidenti Macron i bëri thirrje Presidentit Xi që të “ndihmojë Rusinë të kthjellohet”, por thirrja nuk u pasua nga ndonjë veprim konkret nga Pekini.

Disa organizata, përfshirë ‘Fushata Ndërkombëtare për Tibetin’ dhe ‘Liga e të Drejtave të Njeriut të Francës’ i kërkuan Presidentit Macron që të vendoste çështjet e të drejtave të njeriut në qendër të bisedimeve të tij me homologun kinez. Protestuesit demonstruan në Paris ndërsa Presidenti Xi mbërriti të dielën në Paris, duke bërë thirrje për një Tibet të lirë.

‘Amnesty International’ i bëri thirrje Presidentit Macron të kërkojë lirimin e profesorit të ekonomisë, pjesëtarin e minoritetit ujgur Ilham Tohti, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Kinë në vitin 2014 me akuzat për promovim të separatizmit dhe lirimin e aktivistëve të tjerë të burgosur. Gjatë një interviste të publikuar të dielen, Presidenti Macron tha se do të ngrejë shqetësimin e tij për të drejtat e njeriut.

Vizita shtetërore e Presidentit kinez në Paris shënon 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe pason udhëtimin e Presidentit francez Emmanuel Macron në Kinë në vitin 2023.

Parisi është ndalesa e parë në udhëtimin evropian pesë ditor të Presidentit Xi gjatë të cilit do të qëndrojë edhe në Beogradit dhe më pas në Budapest.

Diskutimet do të ndiqen nga afër edhe nga Uashingtoni, një muaj përpara se presidenti Joe Biden pritet të udhëtojë drejt Parisit për vizitë./VOA

emmanuel macron xi jinping

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës