LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Barra e rëndë e luftës

Vendet në lindje të BE-së kanë pranuar shumicën e 5.6 milionë refugjatëve ukrainas që janë arratisur nga lufta. Por kjo është shoqëruar edhe me pasoja ekonomike, të cilat kanë filluar të ndihen në këto shtete.

28 Maj 2022, 07:23 Nga DOSJA
The Economist: Barra e rëndë e luftës
Lufta

Kur Rusia pushtoi Ukrainën, shumë vende të Europës Lindore u përgjigjën me vendosmëri të ashpër, nga frika se mund të ishte radha e tyre. Qeveritë kërkuan që BE-ja të gjymtonte ekonominë ruse dhe gërmuan thellë në xhepat e tyre (disa edhe më thellë se homologët perëndimorë) për t’i dërguar Ukrainës armë dhe ndihma.

Vendet në lindje të BE-së kanë pranuar shumicën e 5.6 milionë refugjatëve ukrainas që janë arratisur nga lufta. Por kjo është shoqëruar edhe me pasoja ekonomike, të cilat kanë filluar të ndihen në këto shtete.

Tregtia ishte viktima e parë. Rusia ka qenë një treg i madh eksporti për disa ekonomi në rajon. Tregtia me Rusinë përbënte 6% të PBB-së në Letoni dhe Lituani në vitin 2021 dhe 1.5% në Poloni dhe Sllovaki. Në vitin 2021, Rusia merrte afërsisht një të dhjetën e eksporteve jashtë BE-së nga Polonia dhe shtetet baltike.

Shumica e lidhjeve të tilla ndoshta janë ndërprerë përgjithmonë, por këto vende e shohin këtë gjë si një çmim që ia vlen të paguhet. “Është interesi kryesor politik i Polonisë që Perëndimi të mos bëjë më pazare me Rusinë”, tha Piotr Arak, kreu i Institutit Ekonomik Polak, institut qeveritar në Varshavë.

Por tregtia e drejtpërdrejtë nuk është problemi i vetëm. Shtetet lindore të BE-së janë integruar në zinxhirët e furnizimit perëndimor. Ekonomitë e tyre, veçanërisht ato të Republikës Çeke, Hungarisë dhe Sllovakisë, janë shumë të varura nga eksportet drejt Gjermanisë. Pra, një goditje ndaj industrisë gjermane, si ndërprerja e gazit rus, do të dëmtonte keq edhe furnizuesit e saj në Lindje.

Importet e energjisë janë veçanërisht të cenuara. Sllovakia dhe Hungaria, të cilat morën përkatësisht 96% dhe 58% të naftës së tyre nga Rusia vitin e kaluar, thonë se ndalimi i plotë i naftës në BE, do të vendoset gradualisht.

Vendet e tjera janë më të përgatitura. Shtetet baltike ndalën importet e gazit rus në prill dhe tani mbështeten në Gazin Natyror të Lëngshëm (GNL) të importuar nëpërmjet anijeve.

Polonia ka ndaluar qymyrin rus dhe ashtu si shumica e vendeve, ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të paguar gazin në rubla. Si kundërpërgjigje, kompania Gazprom, e cila furnizon 40% të gazit të vendit, ndaloi dërgesat në Poloni (dhe Bullgari) javën e kaluar. Por Polonia gjithashtu ka një plan alternativ të importit të gazit përmes terminalit të saj të gazit natyror të lëngshëm dhe tubacioneve të reja në rrjetet e gazit të Norvegjisë dhe Lituanisë.

Shmangia e energjisë ruse nënkupton çmime më të larta. Kjo do të jetë veçanërisht e dhimbshme në lindjen më të varfër të Europës. Inflacioni ishte tashmë i lartë në Europën Lindore që përpara luftës; në muajin prill, ai arriti nivele dyshifrore në shumë vende.

Në disa, faturat e energjisë së konsumatorit përcaktohen me ligje rregullatore, duke vonuar dhimbjen ekonomike. Në Sllovaki, për shembull, çmimet do të përditësohen vetëm në janar. Por “perspektiva e një rritjeje 100% të çmimeve të gazit për familjet nuk është ende plotësisht”, thotë Michal Horvath, kryeekonomisti i Bankës Qendrore.

Në Poloni, inflacioni arriti në 12.3% në prill, një problem për partinë në pushtet, e cila përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm. Veprimet e qeverisë janë pjesërisht shkaktare për rritjen e kostos së jetesës dhe zoti Arak mendon se votuesit do ta fajësojnë atë:

“Në kohët komuniste, qeveria vendoste çmime më të larta, duke shkaktuar shpesh protesta masive. Për shumicën e polakëve, mbetet e qartë se shteti është përgjegjës për ruajtjen e niveleve të çmimeve”.

Për të zbutur goditjen, qeveria ka ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimin, gazin, karburantin dhe plehrat kimike. Ajo e quan paketën ekonomike të ardhshme një “mburojë anti-Putin”.

Bankat qendrore duhet të veprojnë gjithashtu, veçanërisht duke rritur normat e interesit. Por kjo do të ketë pasoja të pakëndshme. Në Poloni, ku rreth 90% e kredive për familjet dhe bizneset kanë norma të ndryshueshme, zotëruesit e hipotekave janë shumë të cenuar.

Bankat tashmë kanë shtrënguar ndjeshëm standardet e kredisë. Së bashku me inflacionin, rritjen e çmimeve të banesave dhe rënien e besimit të biznesit, kjo mund të përbëjë një “stuhi të përsosur”, thotë Adam Czerniak, kreu i kërkimit në Polityka Insight, institut kërkimor në Varshavë.

Normat më të larta të interesit dhe dobësimi i ekonomive, nënkuptojnë se rritja e borxhit të qeverisë do të bëhet më e shtrenjtë, veçanërisht në vende si Hungaria, ku borxhi është tashmë i lartë.

Shpenzimet për refugjatët do të nxisin edhe më tej inflacionin. Së pari është strehimi. Në Varshavë, qiratë janë rritur me më shumë se 30% që nga fundi i shkurtit. Sforcimet në shërbimet publike janë të ngjashme. Refugjatët kanë shtuar popullsinë e Polonisë me pothuajse 8% që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në fund të shkurtit.

Kjo gjë ushtron presion mbi kujdesin shëndetësor dhe arsimin, të cilët ishin tashmë në një gjendje të keqe. Megjithatë, kjo do të kompensohet pjesërisht nga të ardhurit që do t’u bashkohen forcave lokale të punës.

Në Sllovaki dhe Hungari, përkushtimi i OJQ-ve dhe qytetarëve, ka kompensuar mungesën e shërbimeve publike për refugjatët.

Kostot ekonomike të luftës për Europën Lindore duken të frikshme. Por kjo duket se nuk e ka zbutur vendosmërinë e vendeve. Goditja ekonomike shihet si e menaxhueshme. Ekonomia e Polonisë, e cila mbetet e fortë, nuk kishte përjetuar recesion në pothuajse tre dekada deri në pandeminë Covid-19, vëren Wojciech Kopczuk nga Universiteti i Kolumbisë.

Vendet baltike vuajtën shumë më keq gjatë krizës financiare, shton Morten Hansen nga Shkolla e Ekonomisë e Stokholmit në Riga. Qytetarët e kaluan atë vuajtje, sepse ishte e nevojshme për t’u bashkuar me Eurozonën, si pjesë e përpjekjes strategjike të vendeve për t’u integruar në Perëndim.

Ashtu si në krizën aktuale, ata ishin të gatshëm të pësonin dhimbje ekonomike për të mbrojtur pavarësinë e tyre.

Lufta dhe pasojat e saj do të kenë edhe disa përfitime ekonomike për Europën Lindore. Bullgaria synon të bëhetnjëqendër rajonale e energjisë. Polonia, në veçanti, do të përfitojë nga rindërtimi i pasluftës i Ukrainës dhe integrimi i saj në BE.

“Asnjë vend perëndimor nuk ka lidhje aq të ngushta ndërqeveritare me Ukrainën sa Polonia”, thotë Oktawian Zajac nga zyra e Varshavës në Boston Consulting Group. Lidhjet që po krijojnë emigrantët dhe refugjatët ukrainas, do të sjellin gjithashtu përfitime ekonomike në fund, argumenton zoti Kopczuk.

Përgjigjet e shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore ndaj krizës së Ukrainës “do të përcaktojnë rajonin për dekadat e ardhshme”, thotë Sona Muzikarova nga Globsec, institut kërkimor në Bratislavë. Të patrembur nga dhimbja ekonomike e luftës, ata po tregojnë se ndaj agresionit rus nevojitet një qëndresë e patundur./ MONITOR

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS