LIVE UPDATES
Bota

FMN: Gjermania duhet të eleminojë varësinë ndaj Rusisë

Lindneri ka kërkuar politikë të re financiare të Gjermanisë prej 2023. BE ai e paralajmëroi për përmbajtje në shpenzime. Kjo ka tërhequr vëmendjen, vendimi përfundimtar i qeverisë gjermane pritet, shkruan Auron Dodi.

27 Maj 2022, 23:02 Nga DOSJA
FMN: Gjermania duhet të eleminojë varësinë ndaj Rusisë
Kristalina Georgieva

GJERMANI- Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka kërkuar që prej vitit 2023 të marrin fund paketat miliardëshe të ndihmave për ekonominë gjermane. Pra të marrë fund dhënia pa pushim e ndihmave dhe subvencioneve, që nisi kryesisht me pandeminë. Prej vitit të ardhshëm, sipas tij, Gjermania duhet të respektojë frenën e borxhit, që ka në kushtetutën e saj. Sipas Ministrisë gjermane të Financave, kjo mënyrë veprimi është përgjigjja e duhur ndaj rritjes së dobët ekonomike dhe inflacionit.

Ky është thelbi i një dokumenti strategjik, të prezantuar së fundi (11.05.) nga Ministria Federale e Financave. Të martën (24.05.) pas këshillimeve në Bruksel me ministrat e Financave të BE, Lindneri kërkoi një normalizim të shpejtë të marrjes së borxheve. Ai tha se "nuk kemi nevojë për stimulim të konjukturës” sepse situata është e ndryshme nga pandemia e koronavirusit. Të njëjtin argument Lindneri e paraqiti edhe në dokumentin strategjik të Ministrisë së tij, ku ai tërheq vëmendjen se librat e porosive të shumë sipërmarrjeve gjermane janë të mbushur.

Ky qëndrim ka tërhequr vëmendjen. Ende nuk bëhet fjalë për një vendim të qeverisë gjermane, por për një qëndrim të Ministrisë Federale të Financave, një nga ministritë qendrore në qeverinë gjermane. Kjo ministri drejtohet nga një ministër liberal konservator, Christian Lindneri, i vetmi me profil të djathtë mes dy partive të majta në koalicionin qeveritar gjerman. Dokumenti strategjik, për të cilin fola, ende duhet të koordinohet me ministritë e tjera, që mbahen nga Socialdemokratët dhe të Gjelbrit. Por fakti që Lindneri e shpalli dokumentin strategjik, flet për tendencën e qeverisë gjerane. Një hap i tillë nuk bëhet pa marrëveshje. Ai nuk i shërben vetëm partisë së tij FDP, e cila, pas 56 vjetësh, po e drejton për herë të parë ministrinë e Financave.

Reagime ndaj synimit të ministrit gjerman të Financave

Në një reagim të parë, shefja e FMN-së Kristalina Georgieva e paralajmëroi qeverinë gjermane që të mos kthehet para kohe në frenën e borxhit. Në rast të rritjes së mëtejshme të çmimeve të energjisë, "do të ishte më e mençur për Gjermaninë që të vazhdojë të mbështesë ekonominë”, deklaroi shefja e FMN për revistën "Der Spiegel ". Një ndërprerje nga Rusia e furnizimeve me gaz mund të sillte pasoja të rëndësishme për Gjermaninë.

Në Evropë, deklarata e Lindnerit ka tërhequr vëmendjen, sepse të gjitha shtetet po vuajnë nga inflacioni i lartë. Ministri gjerman i Financave kërkon veprime të shpejta për t'u kthyer në stabilitetin makroekonomik, pikërisht për të luftuar edhe inflacionin. Ai tha në Bruksel se për shkak të inflacionit (në Gjermani ai pritet që këtë vit të jetë mes 7 dhe 8 përqind) kërcënon humbja e fuqisë blerëse dhe më pak investime. Prandaj duhet hequr presioni nga çmimet, duke i dhënë fund politikës së lirshme financiare. Nga ana tjetër, politika e rreptë financiare nuk u pëlqen shteteve që preferojnë të shpenzojnë para, edhe pa i pasur ato, në vend të reformave në vendet e tyre. Si tendencë këto janë shpesh shtetet jugore të BE.

Mediat franceze p.sh. flasin që tani, për "konfirmim të kthesës për kursime” në Gjermani.  Në situatën aktuale, në mediat franceze "shpresohet” që liberali Lindner, pas dy humbjeve të partisë së tij në zgjedhje rajonale, të mos ketë sukses brenda qeverisë gjermane për rikthimin tek kursimet. Francezët në fakt e prisnin me ankth marrjen e ministrisë së Financave nga Lindneri.  Ai  njihet si person me ide të forta proevropiane, por edhe që bën pjesë në „skifterët" e ekonomisë.

Që në takimin e parë të përbashkët në janar, ministri francez i Financave Bruno Le Maire deklaroi se rritja ka për të përparësi më të madhe se stabiliteti. Lindneri iu përgjigj se të dy takohen te nevoja për rritje ekonomike. Por kërkoi që "zhvillimi afatgjatë i financave publike të jetë i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm". "Ne duhet të kthehemi te parimi që pasuria duhet të krijohet fillimisht përpara se të shpërndahet”, tha Lindneri pak muaj më vonë (22.03.) në Bundestag.

Rikthimi te politika e mëparshme e kursimeve – i mundur?

Megjithë frikërat, duken të vogla gjasat që Gjermania të rikthehet tek politika e mëparshme e kursimeve e para pandemisë apo dhe e para luftës në Ukrainë (rikthimi në politikën e rreptë financiare të krizës greke nuk vjen në diskutim.) Përbërja e qeverisë aktuale gjermane është e ndryshme nga e mëparshmja, me socialdemokratët dhe Të Gjelbrit që duan investime, qoftë edhe me borxhe. Deri para luftës në Ukrainë në Gjermani diskutohej madje zbutja e frenës së borxheve në kushtetutën gjermane. Dy fronte të mëdha shpenzimesh, 100 miliardë euro për ushtrinë dhe 60 miliardë euro për kthimin e ekonomisë më miqësore ndaj klimës, janë të qarta që tani. Edhe për disa veçanësi të ekonomive më të dobëta në BE, sot ka kuptim më të mirë në Gjermani.

Kështu që qëndrimi i shpallur nga ministria gjermane e Financave, përsa i përket BE, duhet parë më tepër si vendosje pikete nga Gjermania në diskutimet financiare në Evropë. Ky qëndrim është një përmendje në etjen për borxhe të reja të përbashkëta të BE, të disa shteteve evropiane.

Kjo pasi tani Komisioni Evropian kërkon që pas borxhit të përbashkët evropian për pandeminë, të merret një borxh tjetë i përbashkët evropian për rindërtimin e Ukrainës. Këtë ministri gjerman i Financave e përjashtoi qartë. Ai u tregua megjithatë, në parim, i hapur që pasuri të konfiskuara ruse në Evropë, të përdoren si burim të ardhurash për Ukrainën.

Ka kohë që Franca dhe Italia kërkojnë reformimin rrënjësor të rregullave fiskale të Bashkimit Evropian, reformimin rrënjësor të rregullave të Maastrihtit. Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes së BE aktualisht është nxjerrë jashtë fuqie, për shkak të pandemisë. Për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë, tani ka kërkesa që ai të qëndrojë më gjatë jashtë fuqie.

Macroni dhe Draghi

Franca dhe Italia kërkojnë që të ndryshohet kufiri i Mastrihtit, që lejon një deficit buxhetor jo më shumë se 3% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe borxh publik jo më shumë se 60% të Produktit të Brendshëm Bruto. Presidenti Macron e kërkon këtë përballë borxhit të madh publik francez: 112% e Produktit të Brendshëm Bruto dhe deficitit të Francës, 6.5% e PBB. Macroni nuk ka arritur deri tani të bëjë reforma të thella në Francë. Me 160% të PBB, në Itali borxhi publik është edhe më i lartë.

Situata në Gjermani është ndryshe: borxhi publik është 69% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ai është i lartë, por shuma është më e menaxhueshme. Më parë, Franca dhe Italia e kërkonin reformimin e rregullave fiskale për të financuar kthimin e  ekonomive nacionale në ekonomi më miqësore ndaj klimës, me New Green Deal, të BE. Tani kërkojnë që kufiri i borxheve të hiqet për të bërë investime në mbrojtje.

Gjermania është e hapur për një përshtatje të rregullave fiskale të Maastrihtit. Por nuk është e gatshme, që prej situatës aktuale të rikonceptohet i gjithë libri i rregullave të BE, u shpreh këtë javë ministri gjerman i Financave. Edhe për ekspertë gjermanë është e qartë se rregullat fiskale aktuale janë joreale dhe duhen përshtatur. Njëkohësisht ata mendojnë se qeveritë kanë nevojë për rregulla detyruese për të reduktuar borxhet.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS