13 Dhjetor 2022, 17:00
Nga I.A
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot në Prishtinë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, takimi pritet të mbahet më 13 dhjetor në orën 17:30.
Më 12 dhjetor, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë rajonin e Ballkanit me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri. Kurti është takuar me Escobarin edhe një ditë më parë, dhe sipas Zyrës së kryeministrit, palët kanë biseduar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri. Më të dërguarin amerikan është takuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe liderët e partive opozitare në Kosovë.
Deri tani diplomati amerikan nuk ka folur për mediat rreth vizitës së tij në Kosovë. Bashkë me Esobarin në Kosovë ishte paraparë që të vinte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19. Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.
Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim. Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë. Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.
Marrë nga REL
albin kurti gabriel escobar tensionet në veri të kosovës
Bota
13 Dhjetor 2022, 15:35
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Liberalizimi i vizave për Kosovën vazhdon të jetë në rrugën e duhur edhe pas takimit të deritashëm...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:56
d.a.
Escobar
KOSOVË- Pas vizitës së tij dyditore në Prishtinë, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndi...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:37
d.a.
Lajcak, Kurti, Escobar
KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:34
a.l
Qumështi formulë
ANGLI- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një paralajmërim lidhur me qumësh...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:22
a.l
Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç
KOSOVË- Barrikadat në Veri dhe tensionimi i situatës, sipas politikanit serb, Mir...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:28
A.B
Ana Brnabiq
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i bëri sot thirrje BE-së që të ndihmojë Dejan Pantiç të...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:06
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, përmes llogarisë së tij n&eu...
Bota
13 Dhjetor 2022, 14:00
d.a.
Sunak
BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak u shpreh se ai dhe sekretarja e Brendshme e kanë studiuar problemin e emigracionit të ...
Bota
13 Dhjetor 2022, 13:46
a.l
Australi
AUSTRALI- Një video është duke u bërë virale në rrjet ku tregohet momenti i shpëtimit të një kanguri ...
Bota
13 Dhjetor 2022, 13:34
a.l
Giorgia Meloni
ITALI- Seanca e kuvendit ditën e sotme është shoqëruar me debate. Shkak është bërë vonesa e kryemini...