LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri/ Kërkohet ndryshim i qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

7 Gusht 2023, 16:06 Nga f.i
Tensionet në veri/ Kërkohet ndryshim i qasjes ndaj Kosovës dhe
foto ilustrruese

KOSOVË- Politikanë evropianë e amerikanë kërkojnë ndryshim qasjeje ndaj Kosovës e Serbisë dhe jo anime ndaj një pale. Të punohet për një diplomaci parandaluese që shmang përshkallëzimin kërkon deputetja britanike, Alicia Kearns.

Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, publikoi një letër në të cilët thekson se dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, në të cilën kërkohet që të ndryshohet qasja e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë. 

Në një postim në Twitter, me (07.08) Alicia Kearns, shkroi se letra i është dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly, letër kjo që është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë. Letra adreson tensionet e muajve të fundit në veriun e Kosovës e banuar me shumicë serbe dhe përmes saj nga Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni, kërkohet “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.

“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”, -thuhet në letër.

Masat ndaj Kosovës

Kosova u ndëshkua me një sërë masash nga  Bashkimi Evropian pasi iu kërkua tërheqja e kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe, tërheqja e njësive speciale nga godinat e kuvendeve komunale dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Veri i Mitrovicës. Qeveria e Kosovës u akuzua nga komuniteti ndërkombëtar për moskoordinim për veprimet e saj në veri. Serbët lokalë organizuan protesta, të cilat kulmuan me përleshje dhe lëndime të dhjetëra protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në letrën që e publikoi deputetja britanike, Alicia Kearns, thuhet se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të anojë nga Beogradi, por, duhet të punojë në një diplomaci parandaluese për të shmangur përshkallëzimin. “Qasja aktuale nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohemi që ne nuk do të miratojmë politika për Ballkanin që anojnë nga Beogradi. Ne po ashtu u kërkojmë që të shqyrtoni mundësinë e miratimit të një politike të diplomacisë parandaluese për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe asaj politike në veri të Kosovës, me balancë dhe proporcionalitet në çdo deklaratë dhe çdo ndëshkim apo sanksion që ndërmerret, dhe që ata të cilët respektojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë të mos ndëshkohen”, thuhet në letër.

Kosova nuk do të ndërmarrë veprime që shkallëzojnë situatën

Pas masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri, qeveria e Kosovës është pajtuar me planin e BE-së për shtensionimin e situatës në veri, që ndër më kryesoret parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë. Qeveria e Kosovës ka deklaruar  publikisht “gatishmërinë e saj për t’u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës”. Po ashtu kjo përfshin edhe një zvogëlim të menjëhershëm me 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale. “Qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës” dhe se “Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve në veri”. E pikërisht për zgjedhjet në veri të cilat u bojkotuan masivisht nga serbët lokal, në letrën e politikanëve evropian dhe amerikanë, thuhet se “Kosova është shtet i pavarur dhe përpjekjet për të penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia, duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë”.

Ndërkohë qeveria e Kosovës ka nisur punën për sigurimin e bazës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, Zveҫan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Veri të Mitrovicës. Në këtë mënyrë sipas ministrit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, grupi punues ka një muaj kohë për të hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave në veri  shkarkimin e kryetarëve aktualë përmes një peticioni të qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote në komunat përkatëse.

Marrë nga DW

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës