LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, I dërguari amerikan në Bejrut për bisedime me zyrtarët libanezë

I dërguari amerikan Hochstein tha se askush nuk bëri ndonjë përpjekje për ta zbatuar Rezolutën, duke shtuar se vetëm angazhimi i palëve për zbazimin e saj, nuk mjafton. Ai përsëriti se synimi është që të ndërtohet besimi tek të dyja palët se Rezoluta do të zbatohet dhe të garantohet që konflikti të mos përsëritet brenda një muaji apo një viti.

22 Tetor 2024, 07:34 Nga r.ll
Tensionet në Lindjen e Mesme, I dërguari amerikan në Bejrut
I dërguari amerikan Amos Hochstein bisedon me Kryeministrin e përkohshëm Najib Mikati

BEJRUT- I dërguari amerikan Amos Hochstein ishte të hënën në Bejrut për bisedime që synojnë arritjen e një zgjidhjeje për konfliktin përgjatë kufirit Izrael-Liban, pjesë e një përpjekjeje diplomatike që riktheu në rajon edhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, me qëllim arritjen një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Zoti Hochstein u tha gazetarëve se kishte patur një takim "dobishëm" me kryetarin e parlamentit të Libanit Nabih Berri dhe se gjatë qëndrimit në Liban ai do të bisedonte me anëtarët e qeverisë, ushtrinë dhe këdo tjetër që është i gatshëm të punojë që vendi të rikthehet në rrugën e "sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies ekonomike”.

Ai vuri theksin tek Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u miratua në fund të luftës së fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut në 2006 dhe përfshin thirrjen që Hezbollahu të tërheqë luftëtarët e tij në veri të lumit Litani të Libanit dhe që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Libani.

I dërguari amerikan Hochstein tha se askush nuk bëri ndonjë përpjekje për ta zbatuar Rezolutën, duke shtuar se vetëm angazhimi i palëve për zbazimin e saj, nuk mjafton. Ai përsëriti se synimi është që të ndërtohet besimi tek të dyja palët se Rezoluta do të zbatohet dhe të garantohet që konflikti të mos përsëritet brenda një muaji apo një viti.

“Qytetarët e Libanit, si të gjithë në rajon, duan të shkojnë në shtëpi, të ndërtojnë një të ardhme paqësore, të sigurt dhe të begatë për veten dhe familjet e tyre”, tha zoti Hochstein.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të hënën për një vizitë një javore në Lindjen e Mesme në përpjekje për të rigjallëruar procesin e negociatave për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi në një kohë kur Izraeli po planifikon një sulm hakmarrës ndaj Iranit.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, Sekretari Blinken do të diskutojë gjatë vizitës së tij planet për periudhën pas konfliktit dhe të theksojë nevojën “për gjetjen e një zgjidhjeje që u mundëson palestinezëve të rindërtojnë jetën e tyre dhe të realizojnë aspiratat e tyre të lirë nga tirania e Hamasit”, siç tha ai.

Ndërkohë, ushtria izraelite kërkoi falje të hënën për vrasjen e tre ushtarëve libanezë në një sulm në Libanin jugor.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmi i së dielës goditi një automjet të ushtrisë libaneze dhe se Izraeli nuk vepron kundër ushtrisë libaneze.

Ushtria libaneze nuk ka luajtur rol në konfliktin, i cili është përshkallëzuar gjatë muajit të kaluar, pasi Izraeli zgjeroi sulmet ajrore dhe trupat izraelite ndërhynë në jug të Libanit./VOA

amos hochstein tensionet ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës