LIVE UPDATES
Bota

Tendosje para shënimit të ditës së Republikës Srpska, DW: Tensionet politike janë rritur në nivelin më të lartë

Zyrtarët e Republikës Serpska janë paralajmëruar nga OHR edhe një herë që të mos e festojnë institucionalisht 9 janarin, kur shënohet dita e Republikës Serpska. Tendosjet janë në rritje.

9 Janar 2024, 10:04 Nga I.A

Tendosje para shënimit të ditës së Republikës Srpska,

SARAJEVË- Në prag të një festimi tjetër të Ditës së Republika Srpska, tensionet politike janë rritur në nivelin më të lartë deri më tani. Për shkak të kësaj, marrëdhëniet politike janë të tensionuara brenda Bosnjë-Hercegovinës, por edhe ndërmjet zyrtarëve të entitetit serb dhe komunitetit ndërkombëtar. E veçanta e kësaj të fundit është njoftimi i fluturimit të avionëve luftarakë amerikanë F-16 mbi B-H gjatë ditës (8 janar), në prag të Ditës së RS, e cila do të festohet nesër në Banja Luka. Edhe pse vitin e kaluar në maj, avionët amerikanë bënë fluturime të ulëta mbi Sarajevë dhe disa qytete të tjera të B-H, në shenjë partneriteti mes B-H dhe SHBA-së, është interesante se kjo po ndodh tani një ditë para festimit në Banja Luka.

"Edhe pse nuk jam i informuar zyrtarisht se aeroplanët amerikanë F16 do të fluturojnë mbi Republikën Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë më 8 janar, zyrtarisht jam i informuar se nuk kanë pëlqimin e Presidencës së B-H për këtë. Besojmë se ata me prezencën e tyre do ta përkrahin kremtimin e Ditës së Republikës Serpska”, ka shkruar Dodik në rrjetin social X, në përgjigje të këtij njoftimi.

Kundërshtimet e festimeve

Në fund të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës, pas ankesës së anëtarit të atëhershëm boshnjak të Kryesisë, Bakir Izetbegoviq, mori një vendim duke e shpallur jokushtetues nenin e Ligjit të Entitetit për Festat që lidhet me kremtimin e Ditës së RS-së. Gjykata konstatoi se Shën Stefani, i cili gjithashtu perceptohet si një festë ortodokse, festohet gjithashtu në atë kohë.

Gjykata nuk e kontestoi festimin e Ditës së Republikës Serpska, por vetëm datën e 9 janarit, sepse në atë ditë të vitit 1992, Kuvendi i Popullit Serb në Bosnjë-Hercegovinë miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së populli serb në Bosnjë-Hercegovinë. Kjo datë deri më tani është kundërshtuar tri herë në Gjykatën Kushtetuese. Por pavarësisht nga vendimet, kjo ditë çdo vit festohet, ndonëse paralajmërimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë janë çdo vit më të "ashpra”.

Dy paralajmërime

"I takon autoriteteve të zbatimit të ligjit, Zyrës së Prokurorit të B-H dhe policisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm të duhur të përcaktuar me ligj, veçanërisht në rastet që kanë të bëjnë me zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë dhe pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen ose organizimin e 9 janarit," tha ai në dhjetor. Përfaqësuesi i lartë në B-H Christian Schmidt paralajmëroi, se mosbindja ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën një vepër penale.

Megjithatë, Banja Luka zyrtare as nuk i respekton dhe as nuk i publikon vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës që nga mesi i vitit të kaluar, pasi Asambleja Kombëtare miratoi një ligj që përcaktonte atë. Në atë "paketë” kishte edhe një ligj që lidhej me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë, por 3 ditë më parë Schmidt u dërgoi edhe një herë një mesazh autoriteteve të RS.

"Sfidimi i rendit kushtetues-juridik dhe demokracisë ka pasoja. Përfaqësuesi i Lartë i bën thirrje koalicionit të udhëhequr nga SNSD që të mos veprojë në dëm të Republikës Srpska dhe qytetarëve të saj”, njoftoi OHR. Schmidt deklaroi para një viti se 9 janari më nuk do të festohet ashtu siç festohej deri më tani.

Por kjo ditë do të shënohet tani për herë të parë madje edhe me një paradë nate, në vend të paradës ditore, si vitet e kaluara. Ministri i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, njoftoi sanksione për të gjithë anëtarët e forcave të armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, të cilët do të marrin pjesë në "përkujtimin e ditës jokushtetuese të RS" .

900 pjesëtarë të MPB të RS

"Nëse të gjithë sytë janë përqendruar vetëm te kjo Ministri dhe Forcat e Armatosura , atëherë nuk kemi arritur asgjë. Kjo kërkon reagimin e të gjitha ministrive, autoriteteve gjyqësore – Gjykatës dhe Prokurorisë, si dhe OHR”, tha Helez. Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Srpska Sinisha Karan ftoi qytetarët të marrin pjesë në paradë dhe të "festojnë së bashku Ditën e Republikës Serpska, në paqe dhe me dinjitet".

Në paradë do të marrin pjesë mbi 900 anëtarë të MPB-së, e thuhet se edhe të gjitha institucionet, si dhe sektori civil, do të kontribuojnë në festimin e Ditës së RS gjatë paradës. Sipas informacioneve jozyrtare, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare u kanë kërkuar përmes kanaleve diplomatike përfaqësuesve të vendeve fqinje që të mos marrin pjesë në festën e Ditës së RS në Banja Luka. Edhe pse e prisnin pjesëmarrjen e kreut të shtetit të Malit të Zi, presidenti Jakov Milatoviç ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në këtë festim.

Mali i Zi dhe RS

„Ju e dini qëndrimin e Malit të Zi ndaj tërësisë së B-H, e ky është edhe qëndrimi im. Pas vizitave në Beograd, Zagreb dhe Lubjanë, unë do të vizitoj edhe Sarajevën nga fundi i marsit apo në fillim të prillit", tha Milatoviq duke shtuar se në Banja Luka nuk do të shkojë.

Ky qëndrim nuk u pëlqye nga Milorad Dodik, president i RS, i cili tha se nuk i respekton ata që kanë qëndrime negative ndaj RS. “Është krejtësisht e panevojshme që ai të justifikohet me angazhimet për ruajtjen e tërësisë së B-H. RS që nga Dejtoni është një pjesë integrale e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka 49 për qind të territorit të saj”, tha Dodik duke shtuar se "... ai që na respekton, ne do ta respektojmë, ai që nuk na respekton, as ne nuk kemi arsye ta respektojmë”.

Delegacioni i Serbisë pa Vuçiç

Kryetari i Kuvendit të Republikës Serpska, Nenad Stevandiq, tha se RS "nuk do të lëkundet përballë kërcënimeve", por do ta festojë 9 janarin "në mënyrë madhështore në prani të personaliteteve të shumta nga rajoni dhe Evropa, duke përfshirë edhe kryeministrin hungarez Viktor Orban”. Përveç Orbanit, në festë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ambasadës ruse në B-H, ndërsa ardhjen ka bërë të ditur edhe një delegacion serb. Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të marrë pjesë në këtë festim më 9 janar.

Misioni i OSBE-së në B-H njoftoi se festimi i 9 janarit si Dita e Republikës Srpska shkel jo vetëm Kushtetutën e B-H, por edhe Kushtetutën e RS. Misioni i OSBE-së i bëri thirrje qeverisë së RS që të respektojë plotësisht shtetin e së drejtës, i cili duhet të përfshijë respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës si përfundimtare dhe detyruese, e kjo gjykatë ka ndaluar festimin.

Marrë nga DW

republika srpska jakov milatoviç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës