LIVE UPDATES
Bota

Të zgjohesh më luftë: Disidentët rusë kujtojnë “tmerrin” e pushtimit të Ukrainës

Një grua që ka protestuar kundër luftës në korrik, u ka bërë thirrje edhe bashkëqytetarëve të saj të ngrihen, duke i paralajmëruar se “heshtja e tyre për atë që ndodh në Ukrainë, vret njerëz”.

23 Shkurt 2023, 08:12 Nga A.B

Të zgjohesh më luftë: Disidentët rusë kujtojnë

Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ishte tronditje e madhe për shumë rusë.

“Sigurisht, më kujtohet”, thotë Ivan Koretnikov, një artist 84-vjeçar nga qyteti Perm, për ditën kur nisi sulmi një vit më parë.

“Ishte si një rrufe në qiell të pastër. Ashtu u ndjeva... 24 shkurti ishte si një rrufe. Deri në minutën e fundit, refuzoja ta besoja”, thotë ai.

Edhe pse shumica dërrmuese e rusëve e ka mbështetur - qoftë në mënyrë pasive, qoftë në mënyrë aktive - luftën në Ukrainë, mijëra të tjerë janë tmerruar nga vendimi i presidentit të tyre, Vladimir Putin, për të pushtuar fqinjin jugor.

Një grua që ka protestuar kundër luftës në korrik, u ka bërë thirrje edhe bashkëqytetarëve të saj të ngrihen, duke i paralajmëruar se “heshtja e tyre për atë që ndodh në Ukrainë, vret njerëz”.

“Unë, thjesht, jam tronditur”, kujton Polina Mukhacheva, një e sapodiplomuar në shkollën juridike në qytetin e Kirovit, rreth 900 kilometra në verilindje të Moskës.

“Fillimisht kam menduar se do të nënkuptonte paqëndrueshmëri financiare dhe kjo më ka frikësuar më shumë. Por, më pas, e kam kuptuar se kjo është një luftë e vërtetë, se njerëzit po vriten, dhe jam çmendur”, kujton Mukhacheva për portalin Idel.Realities të Radios Evropa e Lirë.

“Ditët e ardhshme i kam kaluar si në mjegull”, thotë ajo.

Ilmira Rakhmutullina, koreografe në kryeqytetin e Bashkortostanit, Ufa, ka rrëfim të ngjashëm.

“Unë dhe motra ime nuk kemi fjetur fare natën e 23-24 shkurtit”, thotë ajo.

“Kemi qenë aq të shqetësuara saqë, thjesht, nuk kemi mundur të flemë. Jemi tronditur dhe tmerruar nga ajo që po ndodhte”, thotë Rakhmutullina.

Në Samara, rreth 450 kilometra në jugperëndim të Ufës, aktivisti Vladimir Avdonin thotë se bota e tij është transformuar.

“Lajmet për luftën më kanë zënë në befasi”, thotë ai.

“Fillimisht jam tronditur. Por, shpejt, kam arritur në përfundimin se duhet të veproj... se të gjithë ne, qytetarët e Rusisë, mbajmë përgjegjësi për atë që është duke ndodhur. Pikërisht atë ditë jam përgatitur të mbaj një protestë individuale”, thotë Avdonin.

Në Rusi, protestat me një person janë teknikisht të ligjshme, megjithëse njerëzit që i bëjnë ato, ndalohen rregullisht, dhe shpesh përballen me akuza të tilla si “mosbindje ndaj oficerit të policisë” ose “rezistencë ndaj arrestimit”.

“Nëse nuk bën asgjë dhe hesht, bëhesh ndihmës i një krimi”, thotë Avdonin.

“Nuk e kam ndërmend të bëhem ndihmës i krimeve të Putinit”, shton ai.

Pasojat e luftës në Ukrainë janë duke ndarë familje në gjithë Rusinë.

Banorja e Kirovit, Mukhacheva - e cila është arrestuar në prill të vitit të kaluar për vendosjen e një fjongoje jeshile në flokët e saj, në kohën kur disidentët kundër luftës po përdornin ngjyrën e gjelbër si simbol të paqes - thotë se prindërit e saj i kanë kërkuar të mos shprehë kundërshtime ndaj luftës.

“Ata mendojnë se është më mirë të ulen në heshtje dhe, siç thonë, të mos tërheqin vëmendjen. Më së shumti që bëjnë, është të flasin mes vete në kuzhinë”, thotë Mukhacheva.

“Nëna ime është pak a shumë neutrale, por babai im është për luftën, ndërsa unë dhe gjyshja jemi kundër”, thotë ajo.

“Askush nuk mund t’ia ndryshojë mendjen askujt. Mamaja është e shqetësuar seriozisht se diskutimet politike do të na shkatërrojnë familjen, ndaj përpiqet të heshtë dhe t’i shmangë konfliktet”, shton Mukhacheva.

Disidenti kundër luftës, Iskander Gabrakhmanov, nga kryeqyteti i Tatarstanit, Kazan, rrëfen një përvojë të ngjashme.

“Nëna ime... as nuk e dënon dhe as nuk e mbështet atë që është duke ndodhur”, thotë ai.

“Por, babai im do që ta rikthejë Bashkimin Sovjetik. Ky është vendi ku ai është rritur, ku ka kaluar rininë e tij dhe, kështu, mendon se është koha e duhur. Unë e kuptoj mendimin e tij, por në thelb nuk jam dakord”, thotë Gabrakhmanov.

Yelena Baibekova ka qenë mësuese e matematikës në qytetin jugor të Astrakhanit, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Ajo ka pasur telashe me ligjin kur ka dëgjuar lajmin, pasi ka mbajtur një protestë individuale kundër luftës në një shesh qendror të qytetit, më 22 shkurt.

“Unë kam qëndruar pranë një qendre tregtare me një tabelë që lexonte: Putin = Luftë = Krizë = Degradim = Armiqësi ndërkombëtare”, kujton Baibekova.

“Një kalimtar është zemëruar dhe ka thirrur policinë, kështu që jam zhvendosur në një rrugë tjetër”, thotë ajo.

Policia është shfaqur në shtëpinë e saj dy ditë më vonë dhe e ka arrestuar, sepse një fqinj ka raportuar një peshqir me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, të varur në ballkonin e saj.

“Seanca ime gjyqësore ka zgjatur tre minuta”, kujton Baibekova, duke shtuar se është dënuar me pesë ditë burgim.

“Më pas, më kanë hedhur në një qeli me disa alkoolistë që kanë pirë duhan vazhdimisht”, thotë ajo.

Kur është liruar, drejtori i shkollës i ka shqiptuar masë disiplinore për mungesë në punë, ndërsa në prill është pushuar nga puna.

“Kur kam qenë në paraburgim, disa mësues më kanë shkruar për të më mbështetur plotësisht, por nuk kanë mundur të veprojnë si unë”, thotë Baibekova. “Kemi qenë vetëm dy nga një grup prej 56 personash”, thotë ajo

Në javët e para pas pushtimit, më shumë se 13.000 rusë janë arrestuar për protesta kundër luftës, ka bërë të ditur OVD-Info, organizatë që monitoron represionin në Rusi.

Qeveria ka miratuar shpejt ligje që kriminalizojnë disidencën kundër luftës, në të gjitha format.

Me gjithë valën e re të protestave pasi Putini ka urdhëruar mobilizimin ushtarak në shtator, në Rusi nuk është forcuar ndonjë lëvizje e konsiderueshme publike kundër luftës.

Disidentja kundër luftës në Ufa, Rakhmatullina, ka protestuar katër herë në javët e para pas nisjes së pushtimit.

“Gjëja kryesore është se njerëzit nuk duhet të mësohen me atë që është duke ndodhur në Ukrainë. Ata nuk duhet të mësohen me ndjenjën e pafuqisë”, thotë ajo.

“Nuk mund të mësohen, sepse nëse e bëjnë këtë, heshtja e tyre për atë që është duke ndodhur në Ukrainë, do të vrasë njerëz - vërtet ose në mënyrë metaforike”, thotë Rakhmatullina.

Lyaisan Sultangareyeva, 25 vjeçe, banore e qytetit të vogël të Bashkortostanit, Tuimazi, është gjobitur vazhdimisht për protestat e saj kundër luftës.

“Kam protestuar sepse nuk kam mundur të hesht. Nuk kam mundur të qëndroj mënjanë dhe të shikoj. Nuk e njoh asnjë person në Tuimazi që ka protestuar hapur kundër luftës”, thotë Sultangareyeva.

“Sigurisht që kam frikë të shkoj në burg. Po bëj gjithçka që mundem për ta shmangur këtë. Por, jam e përgatitur psikikisht për këtë... E di që do ta shkatërrojë jetën time dhe të të afërmve të mi, por mendoj se, ndoshta, nuk ka rrugë tjetër. Unë i pranoj rreziqet”, shton ajo.

Sultangareyeva mbetet në Rusi, ashtu si edhe disidentët e tjerë: Mukhacheva, Avdonin, Koretnikov dhe Gabdrakhmanov.

Mësuesja e shkarkuar e matematikës, Yelena Baibekova, është larguar nga Rusia disa muaj pas nisjes së pushtimit dhe ka aplikuar për azil politik në Gjermani.

Ilmira Rakhmatullina dhe motra e saj janë larguar nga Rusia për në Armeni./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës