2 Janar 2025, 08:34
Nga I.A

GAZA- Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vrarë së paku 12 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë.
Sulmi i parë goditi një shtëpi në rajonina Xhabalia në veri të Gazes, pjesa më e izoluar dhe më e shkatërruar e territorit, ku Izraeli ka kryer operacionin e tij më të madh që në tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se nga sulmi u vranë 7 vetë, përfshirë një grua dhe 4 fëmijë dhe mbi 10 persona të tjerë u plagosën.
Dy sulmet e tjera ndodhën në kampin e refugjatëve Bureij dhe në qytetin jugor Khan Younis.
Ushtria izraelite thotë se ka si objektiv të sulmeve vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve pasi sipas tij luftëtarët e grupit veprojnë në zona me popullsi civile të dendur.
Sipas të dhënave të ministrisë së Shendëtësisë në Gazë nga sulmet ajrore dhe tokësore izraelite janë vrarë më shumë se 45 mijë vetë, më shumë se gjysma e tyre, gra dhe fëmijë.
Lufta nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor 2023. Sipas të dhënave izraelite gjatë sulmit u vranë 1200 vetë dhe u morën pëng 250 të tjerë. 100 pengje mbahen ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se ka vdekur./VOA
lufta ne lindjen e mesme
Bota
2 Janar 2025, 08:27
I.A
UKRAINË- Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkurës. Gjatë su...
Bota
1 Janar 2025, 21:49
ZH.LL
SHBA- Një shpërthim i Tesla Cybertruck të mërkurën në mëngjes jashtë hotelit të Donald Trump, në Las Vegas, ...
Bota
1 Janar 2025, 20:58
ZH.LL
autori
MALI I ZI- Personi në foto është autori i masakrës me 7 të vdekur në Mal të Zi. Policia ka publikuar foton teksa ...
Bota
1 Janar 2025, 20:48
ZH.LL
Mali i Zi
MALI I ZI- Policia ka gjetur atomjetin e braktisur të autorit i cili qëlloi me armë në një lokal në Mal të Zi....
Bota
1 Janar 2025, 20:21
ZH.LL
vendngjarje
MALI I ZI- Bilanci i viktimave nga të shtënat në Mal të Zi është renduar duke shkuar në 7. Sipas informacion...
Bota
1 Janar 2025, 20:02
ZH.LL
NewOrlans
SHBA- Presidenti Joe Biden ka reaguar në lidhje me sulmin në ditën e Vitit të Ri në Neë Orlans...
Bota
1 Janar 2025, 19:49
ZH.LL
SHBA- I dyshuari në sulmin vdekjeprurës të turmës të së mërkurës në New Orleans kishte një flamur t&eum...
Bota
1 Janar 2025, 18:50
ZH.LL
MALI I ZI- Të shtënat më armë zjarri kanë lënë disa të vdekur në Cetinje të Malit të Zi. Mësohet n...
Bota
1 Janar 2025, 18:43
ZH.LL
UKRAINË- Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkur&...
Bota
1 Janar 2025, 18:00
ZH.LL
Vucic
KROACI- Gazetari kroat, Vedran Salvia, është shprehur se për herë të parë Vuçiç duket i frikësuar. N...