E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Dy lloje dronësh, modeli 300 dhe modeli më i fuqishëm 600, që njihen edhe si ‘dronë kamikazë’, u dërguan në Ukrainë në fillim të pranverës së vitit 2022 dhe njoftohet se po përdoren në fushën e betejës. Modeli 300, më i vogël, mund të transportohet lehtësisht nga një ushtar.
Në fund të prillit, një model më i fuqishëm i një droni amerikan u shfaq në fushën e betejës në Ukrainë. Droni “Switchblade 600” është një variant i përmirësuar i modelit “Switchblade 300”. Një ekip i Zërit të Amerikës vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve në qytetin Los Anxhelos të Kalifornisë. Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës dronë të modelit “Switchblades”, me teknologji moderne, për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë. Këta dronë prodhohen në Kaliforni nga kompania AeroVironment.
Dy lloje dronësh, modeli 300 dhe modeli më i fuqishëm 600, që njihen edhe si ‘dronë kamikazë’, u dërguan në Ukrainë në fillim të pranverës së vitit 2022 dhe njoftohet se po përdoren në fushën e betejës. Modeli 300, më i vogël, mund të transportohet lehtësisht nga një ushtar.
“Ky model është ndërtuar brenda një tubi që peshon 2.5 kilogram dhe i gjithë droni peshon 5 kilogram. Një ushtar i vetëm mund ta mbajë dronin në çantën e shpinës. Duhen rreth dy minuta për ta bërë dronin gati për mision”, thotë John Aldana, manaxher i programit Switchblade.
Droni i avancuar “Switchblade 600” fluturon me një shpejtësi deri në 185 kilometra në orë. Pasi arrin në destinacion, droni qëndron pezull duke gjurmuar objektivin dhe dërgon në bazë pamje nga skena. Kur zbulohet objektivi dhe merret pëlqimi për të vepruar, droni përplaset me të dhe shpërthen.
Modeli “Switchblade 600” është më i madh dhe më i avancuar se modeli pararendës, 300. Modeli 600 është më i rëndë, por portativ. Mund të qëndrojë më gjatë në ajër dhe është i fuqishëm për të depërtuar tanket.
Një nga karakteristikat më unike të këtyre dronëve është aftësia për të qendruar pezull në ajër dhe gjetja e këndit më të mirë para goditjes së objektivit.
“Ndoshta objektivi është duke lëvizur dhe është e vështirë ta godasësh. Meqenëse droni qëndron pezull, drejtuesi me telekomandë pret për momentin më të përshtatshëm për ta eleminuar”, thotë John Aldana, manaxher i programit Switchblade.
Sipas kompanisë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë mbi 1000 dronë të tillë.
Shefi i firmës “Switchblade” Wahid Nawabi, thotë për Zërin e Amerikës se dronët e kompanisë së tij tregojnë se si një armë relativisht me kosoto të ulët, portative dhe me aftësi ‘inteligjente’ mund të konkurrojë me armët që përdorin ushtritë më të mëdha.
“Lufta në Ukrainë është shembulli më i mirë se si një vend, ose ushtri më e vogël mund të luftojë një supërfuqi. Kryesorja është shpirti i atyre njerëzve. Në vend të dytë janë armatimet. Dronët dhe armët që prodhojmë ne kanë qënë jashtëzakonisht të suksesshme dhe shembull për ndryshim”.
Ai thotë se teknoligji të tilla mund të jenë një faktor vendimtar gjatë muajve të ardhshëm./VOA
foto ilustruese SHBA- Pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për të zgjatur marrëveshjen për dy muajt në vijim, çmimi glob...
Seanca SHBA- Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet tha sot në Senatin amerikan se e ardhmja e Ballkanit Perëndi...
John F. Kennedy SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha se do të publikonte dokumente ende sekrete në lidhje me vrasjen e presidentit Joh...
anija amerikane GREQI- Autoritetet turke kanë reaguar në lidhje me ankorimin e një luftanijeje amerikane në pjesën greke t&eu...
Miriam Visintin ITALI- Miriam Visintin, një grua 57-vjeçare nga Treviso (Itali), vdiq pasi kaloi 31 vite në koma. Mediat e huaja shkr...
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- "Për Kosovën "Dayton 2" po përgatitet: Negociatorët të mbyllur në ...
Alexis Tsipras GREQI- Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më p...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi sot homologun e tij nga Papua Guinea e Re (PNG) James Marape në telefon pasi anuloi...
Henry Kissinger SHBA-Henry Alfred Kissinger është një diplomat amerikan, politikan dhe teorist politik i cili shërbeu si Sekretar Shtet...
Divani TURQI- Prej ditësh Ankaraja është goditur nga erërat e forta, në rrjetet sociale janë postuar video të ndrys...