13 Prill 2023, 15:42
Nga a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, paraqiti pesë konkluzionet që janë arritur në bazë të asaj që kanë kërkuar përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.
Ai tha se do të kërkohet reagimi urgjent i BE dhe institucioneve tjera në botë që institucionet në Prishtinë të mos hkelin marrëveshjen për targat dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të serbëve, automjetet e të cilëve shfrytëzojnë targa legjitime të Republikës së Serbisë.
“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se Prishtina, pa vonesë, të veprojë në përputhje me marrëveshjet në dialog, si dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ekipi negociator serb autorizohet që në përputhje me të drejtat që i janë garantuar palës serbe në marrëveshjet e deritashme për targat, të bëjë përpjekje shtesë për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për këtë çështje”, theksoi Vuçiç.
-Në një nga përfundimet gjithashtu theksohej se formimi i Asociacionit i komunave me shumicë serbe në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel është parakusht absolut për të gjitha hapat e mëtejshëm në dialog si dhe parakusht për kthimin e serbëve në institucione.
-Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, i banuar me shumicë serbe. Gjithashtu do të kërkohet që zgjedhjet të zhvillohen pas formimit të Asociacionit.
-Pika e fundit e konkluzioneve të arritura është se Serbia do të marrë të gjitha masat juridike, politike dhe ekonomike për të siguruar mbrojtjen dhe të drejtat e serbëve në Kosovë. Këto përfundime priten të miratohen nga Qeveria serbe./ REL
aleksander vucic
Bota
13 Prill 2023, 15:28
a.l
Aleksander Vucic
SERBI- Presideneti serb, Aleksandër Vuçiç, në takimin në Rashkë me përfaqësuesit politikë...
Bota
13 Prill 2023, 15:15
a.l
Ana Brnabiç, Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në taki...
Bota
13 Prill 2023, 14:57
a.l
Ana Brnabiç, Aleksandër Vuçiç dhe Petar petkoviç
SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç në takim...
Bota
13 Prill 2023, 14:45
a.l
Parlamenti holandez
HAGË- Një alarm për bombëështë dhënë ditën e sotme në Hagë. Mediat e huaja rapo...
Bota
12 Prill 2023, 22:25
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur takimin në Rashkë me përfaqësue...
Bota
13 Prill 2023, 13:53
f.i
Biden në Irlandë
IRLANDË- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Irlandë ka mbajtur një ...
Bota
13 Prill 2023, 13:24
f.i
Jakup Krasniqi
HAGË- Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është par&eum...
Bota
13 Prill 2023, 12:56
f.i
Laura Bonafede
ITALI- Karabinierët italianë kanë arrestuar mëngjesin e sotëm mësuesen Laura Bonafede, e cila kishte ndih...
Bota
13 Prill 2023, 12:30
f.i
Eva Kaili
GREQI- Eurodeputetja greke Eva Kaili ka reaguar pas lirimit nga burgu pesë muaj pas arrestimit për skandalin Katargate. Mediat e h...
Bota
13 Prill 2023, 12:20
f.i
Evan Gershkovich dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka aprovuar personalisht arrestimin e gazetarit amerikan të “Wall ...