Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas takimit të organizuar nga India është lëshuar një përmbledhje në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë.

Një takim i shefave të financave të Grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) ka përfunduar të shtunën pa konsensus, pasi Rusia dhe Kina kanë refuzuar përshkrimin për luftën në Ukrainë në dokumentin final. Pas takimit të organizuar nga India është lëshuar një përmbledhje në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë.
Dita e parë e takimit është mbajtur më 24 shkurt, kur është shënuar përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë. Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë të premten, teksa bisedimet e G20-ës janë përmbyllur në konfuzion.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e ka dënuar “luftën ilegale kundër Ukrainës”, në një sesion ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët rusë dhe i ka bërë thirrje G20-ës që të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Në takimin e fundit të G20-ës të mbajtur në Bali të Indonezisë, liderët e kanë dënuar ashpër luftën dhe kanë paralajmëruar se konflikti është duke e rritur brishtësinë në ekonominë botërore.
Në këtë grup bën pjesë Rusia, por edhe shtetet si Kina dhe India, të cilat kanë marrëveshje të rëndësishme tregtare me Moskën.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Shaip Kamberi SERBI- Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, është kërc&eum...
Kim Jong-un KOREJA E VERIUT- Prindi i një fëmije të kapur duke parë filma të huaj ose programe televizive do të dërgoh...
Toby Vogel BRUKSEL- Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, tha se versionet e publikuara m...
Dollapët KOSOVË- Nxënësit në shkollat e Kosovës nuk do të mbajnë më në shpinë çantat e rë...
'Tik Tok’ ITALI- Italia po ndjek hapat e Komisionit Evropian përsa i përket aplikacionit 'Tik Tok’. Ministri i Administratës Pub...
Britani e Madhe BRITANI E MADHE- Nëntë nga 10 kompanitë që morën pjesë në studimin më të madh në botë...
Protesta TIRANË- Dhjetëra-mijëra izraelitë protestuan të shtunën kundër planeve të qeverisë së ekstremit ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka prezantuar shtëpinë ku jeton prej ditës që Rusia ...
Stefan Jovanoviç SERBI- Deputeti dhe zëdhënësi i Opozitës në Serbi Stefan Jovanoviç, ka thënë sot se presi...
Marco Raduano ITALI- I njohur si 'tullumbace', Marco Raduano konsiderohet kreu i një klani mafioz në Vieste. Ai arriti të rifitonte lirin&eu...