LIVE UPDATES
Bota

Takimi Biden-McCarthy për tavanin e borxhit shtyhet për javën e ardhshme

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pranuan se duhet të bëjnë disa shkurtime të shpenzimeve ose kufizime strikte në shpenzimet e ardhshme nëse duan të arrijnë një marrëveshje, thanë dy burime, ndërsa këmbëngulin se duhet të mbrojnë legjislacionin e nënshkruar nga presidenti Biden për klimën që u miratua përgjatë linjave partiake vitin e kaluar.

12 Maj 2023, 08:14 Nga I.A
Takimi Biden-McCarthy për tavanin e borxhit shtyhet për javën e
Takimi

SHBA- Një takim për kufirin e borxhit midis Presidentit të amerikan Joe Biden dhe ligjvënësve kryesorë që ishte planifikuar për të premten është shtyrë . Udhëheqësit ranë dakord të takoheshin në fillim të javës së ardhshme, tha të enjten një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltarë nga të dyja palët kanë filluar të diskutojnë mënyrat për të kufizuar shpenzimet federale, ndërsa bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh të qeverisë për të shmangur një katastrofike të mospagimit mbeten përpara, thanë ndihmës të njohur me diskutimet.

“Personeli do të vazhdojë të punojë dhe të gjithë drejtuesit ranë dakord të takohen në fillim të javës së ardhshme”, tha zëdhënësi.

Ndihmësit e zotit Biden, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, senatori republikan Mitch McConnell dhe demokratët Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer u takuan të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar rritjen e tavanit të borxhit, tha më herët Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pranuan se duhet të bëjnë disa shkurtime të shpenzimeve ose kufizime strikte në shpenzimet e ardhshme nëse duan të arrijnë një marrëveshje, thanë dy burime, ndërsa këmbëngulin se duhet të mbrojnë legjislacionin e nënshkruar nga presidenti Biden për klimën që u miratua përgjatë linjave partiake vitin e kaluar.

Projekt-ligji republikan i Dhomës së Përfaqësuesve për pezullimin e kufirit të huamarrjes miratuar në prill, do të shkurtojë shpenzimet e qeverisë në nivelet e vitit 2022, do të kufizojë rritjen e tyre në të ardhmen nën nivelin e inflacionit dhe do të shfuqizojë stimujt për energjinë e rinovueshme, automjetet elektrike dhe teknologjitë e tjera miqësore me klimën, të miratuara në legjislacionin Biden.

Zoti McCarthy u tha gazetarëve në Kongres se vonesa nuk ishte një shenjë e telasheve në bisedime. Të dyja palët po debatojnë gjithashtu për sa kohë do të shtyjnë përballjen e ardhshme të mundshme të tavanit të borxhit, thanë burimet. Presidenti Biden dhe demokratët do të preferonin një hapësirë dyvjeçare, duke shtyrë çdo veprim legjislativ përtej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, por ata mund të duhet të pranojnë shkurtime më të mëdha të shpenzimeve ose kufij më të rreptë për të marrë më shumë kohë, thanë burimet.

"Nivelet e shpenzimeve janë çelësi," tha përfaqësuesi republikan Daniel Webster përpara se të riplanifikoheshin bisedimet. "Shkurtimet e shpenzimeve janë pika ku kemi ngecur".

Fakti që shkurtimet e shpenzimeve dhe kufijtë janë në diskutim mund të jetë një shenjë e përparimit në bisedimet ku demokratët kanë kërkuar prej kohësh një heqje të pakushtëzuar të tavanit të borxhit, ndërsa republikanët kanë kërkuar një sërë ndryshime politikash përveç shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve. Shtëpia e Bardhë e portretizoi shtyrjen si një zhvillim pozitiv, me takimet që po përparonin.

Qeverisë federale mund të mbeten pa para për të paguar faturat e saj ndoshta që më 1 qershor, tha Departamenti i Thesarit, nëse nuk rritet tavani i borxhit. Presidenti Biden ka në plan të largohet nga vendi javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin e G7 në Japoni, dhe kanë mbetur vetëm pak ditë kur ai dhe udhëheqja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do të jenë në Uashington përpara këtij afati.

Marrë nga VOA

joe biden kevin mccarthy mitch mcconnell

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet