LIVE UPDATES
Bota

Suedia i bashkohet NATO-s zyrtarisht, kryeministri suedez në Washington për të dorëzuar dokumentacionin final

Suedia do të mund të përfitojë nga garancitë e Aleancës për mbrojtjen të përbashkët, sipas parimit, sulmi ndaj një vendi anëtar, cilësohet si sulm ndaj të gjithë NATO-s.

7 Mars 2024, 17:07 Nga S.N

 

Suedia i bashkohet NATO-s zyrtarisht, kryeministri suedez në Washington
Foto Ilustrim

SUEDI- Suedia pritet të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s në Washington sot, dy vjet pasi agresioni rus ndaj Ukrainës solli si rezultat rishikimin e politikave të sigurisë kombëtare nga ana e saj duke pasur parasysh garancitë e sigurisë që ofron Aleanca.

Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ndodhet në Uashington për të dorëzuar dokumentacionin final për anëtarësim, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate, përpara fjalimit të Presidentit Joe Biden mbi gjendjen e vendit, se Suedia do t’i bashkohej aleancës ditën e sotme.

“Përfshirja e Suedisë në aleancën e NATO-s do t’i bëjë shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë më të sigurtë”, thuhej në deklaratë. Zoti Kristersson tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e kishte informuar se Suedia ishte ftuar zyrtarisht që të bëhej pjesë e Aleancës, pasi të gjithë vendet anëtare kishin miratuar protokollin e Suedisë për anëtarësim.

“Suedia do të jetë shumë shpejt vendi i 32 anëtar i NATO-s”, tha  Kristersson përmes një postimi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter.

Qeveria suedeze njoftoi veçmas se do të merrte vendimin formal për të hyrë në NATO, të enjten. Për NATO-n anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, që ndajnë një vijë kufitare prej 1,340 kilometrash me Rusinë, përfaqëson zgjerimin më domethënës të Aleancës për dekada të tëra. Paraqet gjithashtu një goditje për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin i cili ka synuar të pengojë forcimin e mëtejshëm të Aleancës.

Suedia do të mund të përfitojë nga garancitë e Aleancës për mbrojtjen të përbashkët, sipas parimit, sulmi ndaj një vendi anëtar, cilësohet si sulm ndaj të gjithë NATO-s.

“Duhet të përballemi me botën siç është dhe jo siç do të donim që të ishte”, tha Kristersson pasi Hungaria u bë vendi i fundit anëtar i NATO-s që ratifikoi protokollin e Suedisë për anëtarësim, javën e kaluar.

Anëtarësimi i Suedisë sjell në Aleancë burime të rëndësishme, nëndetëset e fjalës së fundit dhe një flotë të konsiderueshme me avionë ushtarakë Gripen të prodhimit suedez. Rusia ka kërcënuar se do të ndërmarrë “masa politike dhe ushtarako-teknike” në përgjigje të këtij akti të Suedisë, por pa dhënë detaje se cilat do të jenë këto hapa.

Stokholmi hoqi dorë nga politika e neutralitetit pas sulmit të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022. Anëtarësimi i saj vjen pasi vitin e kaluar, Aleancës, ia bashkua Finlanda. Suedia, ndryshe Finlanda, u përball me vonesa, për shkak të Turqisë dhe Hungarisë, dy shtete që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë, të cilat vonuan ratifikimin e protokollit për anëtarësim.

Turqia e miratoi kërkesën e Suedisë në janar. Hungaria e vonoi miratimin derisa zoti Kristersson vizitoi Budapestin në 23 shkurt, ku dy vendet ranë dakord për një marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

Marrë nga VOA

 

suedia nato shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës