Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kievi pretendon se i ka marrë nën kontroll më shumë se 1.200 kilometra katrorë të tokës ruse falë inkursionit befasues muajin e kaluar. Kjo është hera e parë prej Luftës së Dytë Botërore që ndodh një inkursion në tokën ruse.
UKRAIN- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në Oslo tha se Ukraina ka arritur shumë në inkursionin e saj brenda rajonit Kursk të Rusisë, por është e vështirë të thuhet se si do të zhvillohet situata më tutje.
“Vetëm ukrainasit mund të marrin vendime të vështira që nevojiten, si për shembull, se ku t’i zhvendosin forcat e tyre dhe se çfarë lloji i luftës është i duhur në këtë situatë”, tha Stoltenberg.
Kievi pretendon se i ka marrë nën kontroll më shumë se 1.200 kilometra katrorë të tokës ruse falë inkursionit befasues muajin e kaluar. Kjo është hera e parë prej Luftës së Dytë Botërore që ndodh një inkursion në tokën ruse. Ndërkohë, forcat ruse kanë shënuar përparime të mëdha në përpjekjet e tyre për ta kapur qytetin strategjik të rajonit lindor të Ukrainës, Pokrovsk. Stoltenberg tha se Ukraina ka të drejtë për vetëmbrojtje, përfshirë për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të cilat mund t’i arrijnë shënjestrat e tyre brenda Rusisë.
“Jam i kënaqur që shumë vende të NATO-s ia kanë dhënë atë mundësi, ndërsa ato të cilat s’i kanë hequr ende kufizimet, i kanë zbutur ato, në mënyrë që Ukraina të mund ta mbrojë veten”, shtoi Stoltenberg.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë të premten në një takim të Grupit Ramstein, një koalicion i shteteve që e furnizojnë Ukrainën me armë, ku pritet të kërkojë rritjen e furnizimit me armë, posaçërisht me raketa me rreze të gjata veprimi, sipas gazetës gjermane Spiegel. Zelensky i është lutur aleatëve ta ndihmojnë Kievin me mbrojtje ajrore dhe t’i heqin kufizimet që ia pamundësojnë atij përdorimin e armëve të tyre me rreze të gjata veprimi për sulme brenda Rusisë.
foto ilustruese HOLANDË- Një çift është në gjyq në Holandë që nga e enjtja me akuzën se e mbajtën ...
foto ilustruese RUSI- Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e çështjes së emigracionit...
foto ilustruese ANGLI- Qeveria britanike po u bën thirrje kompanive të teknologjisë që të ndihmojnë në trajtimin e shkal...
Hunter Biden SHBA- Djali i presidenti amerikan Hunter Biden ka ofruar të ndryshojë deklarimin e tij të pafajësisë në rastin ...
fotot ilustruese SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se presidenti...
Vendndodhja e deponisë “Gollo Bërdo” afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë. SERBI- “Besoj se n...
Vladimir Putin UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai ishte gati për bisedime me Kievin, pasi kishte hedhur poshtë ...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të përmbahet nga thellimi i lidhjeve me Rusinë, duke theksuar se...
gisele pelicot FRANCË- Një grua franceze, e cila u përdhunua nga burra të panjohur për më shumë se 10 vjet, pasi ishte d...
pamje nga gjimnazi SHBA- Edhe një herë, një tjetër komunitet amerikan është i pikëlluar për personat që mbet&...