LIVE UPDATES
Bota

Stotlenberg: Putin po përgatitet për sulme, jepini Ukrainës armët që i nevojiten

Forcat ruse kanë qenë të përfshira për muaj të tërë në një ofensivë në lindje të Ukrainës në tentim për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike, përfshirë edhe të Bahmutit, që gjendet në rajonin ukrainas të Donjeckut.

13 Shkurt 2023, 21:55 Nga a.l
Stotlenberg: Putin po përgatitet për sulme, jepini Ukrainës
Jens Stoltenberg

BRUKSEL-  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ofensiva e re e madhe ruse në Ukrainë veçse ka nisur. Duke folur për gazetarët në Bruksel më 13 shkurt, Stoltenberg tha se aleanca ushtarake perëndimore “nuk sheh asnjë shenjë” se presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatitet për paqe.

“Çfarë po shohim është se presidenti Putin dhe Rusia ende dëshirojnë të kontrollojnë Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, më shumë aftësi”, shtoi ai.

Forcat ruse kanë qenë të përfshira për muaj të tërë në një ofensivë në lindje të Ukrainës në tentim për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike, përfshirë edhe të Bahmutit, që gjendet në rajonin ukrainas të Donjeckut.

Por, Kievi po pret një ofensivë edhe më të gjerë që mund të ketë në shënjestër jo vetëm rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe Harkivin në verilindje dhe rajonin e Zaporizhjës në juglindje.

Më 11 shkurt, Rusia tha se kreu një “sulm masiv” me raketa dhe dronë mbi infrastrukturën energjetike ukrainase dhe se nga ky sulm arriti të bllokojë një hekurudhë dhe disa rrugë tokësore që përdoren për dërgimin e armëve perëndimore për forcat ukrainase. Ky sulm është parë nga shumë vëzhgues si tregues se një ofensivë më e gjerë – që pritej të ndodhte në shkurt, para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt – ka nisur.

Sulmi i 11 shkurtit erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, realizoi një vizitë në kryeqytetet evropiane, ku kërkoi armë shtesë për Ukrainën, përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë, në mënyrë që forcat e tij të mund të rimarrin territorin e humbur.Shtetet perëndimore veçse janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke moderne, përfshirë tanket gjermane Leopard 2, por edhe artileri, makina luftarake dhe armë të tjera dhe municione.

Megjithatë, Stoltenberg tha se Ukraina po përdorë më shumë municion sesa shtetet e NATO-s po i japin, duke u bërë thirrje atyre që “të përshpejtojnë prodhimin”.

“Me ritmin aktual, përdorimi i municionit nga Ukraina është shumë më i lartë sesa ritmi i prodhimit. Kjo bën që industria e mbrojtjes të jetë nën presion”, tha ai.

Shefi i NATO-s po ashtu tha se për çështjen e dërgimit ose jo të avionëve luftarakë në Ukrainë do të diskutohet gjatë takimit të mbështetësve perëndimorë të Kievit më 14 shkurt në Bruksel.

“Tani po diskutohet edhe për avionët dhe unë pres që për këtë temë të diskutohet edhe gjatë takimit të nesërm në Bruksel”, tha ai, duke shtuar se dërgimi i avionëve luftarakë, nuk do të thotë se NATO-ja bëhet pjesë e luftës në Ukrainë.

Më herët, Rusia ka thënë se nëse Kievi merr avionë luftarakë nga Perëndimi, atëherë shtetet e NATO-s do të ishin palë të përfshira “direkt” në konflikt”.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës