18 Tetor 2022, 17:07
Nga k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka përgatitur një plan për t'u marrë me kërcënimet biologjike dhe për t'i bërë ballë pandemisë së ardhshme pasi Covid-19 mori jetën e më shumë se 1 milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara. Biden nënshkroi tre dokumente të mbrojtjes që synojnë përcaktimin e strategjisë dhe zbatimin e një plani që do të zbatohet herën tjetër që një virus të përhapet gjerësisht në SHBA.
Strategjia Kombëtare e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thotë se SHBA duhet të trajtojë dhe kërcënimet e paraqitura nga organizatat terroriste ose kundërshtarët që kërkojnë të përdorin armë biologjike. Një memorandum i nënshkruar nga Biden krijon një "strukturë koordinuese për mbrojtjen biologjike" midis agjencive qeveritare, nën mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.
Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë për detyrë të monitorojnë kërcënimet dhe të sigurojnë që SHBA-ja "po i përshtatet vazhdimisht një skenari të ngjashëm duke zhvilluar stërvitje vjetore. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë, duke përshkruar planin e ri.
Kongresit i kërkohet gjithashtu të miratojë 88 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për gatishmërinë ndaj pandemisë dhe mbrojtjen biologjike. Plani synon gjithashtu të rekrutojë, trajnojë dhe mbajë një forcë punëtore të fortë dhe të përhershme të kujdesit shëndetësor në të 50 shtetet për t'iu përgjigjur kërcënimeve biologjike. Kjo kërkesë mbetet pezull në Kongres.
joe biden shba
Bota
18 Tetor 2022, 16:33
d.a.
Berlusconi dhe Meloni
ITALI- Një takim rreptësisht konfidencial prej pak më shumë se një ore ishte i nevojshëm mes Giorg...
Bota
18 Tetor 2022, 16:35
k.m.
Emmanuel Macron dhe Mario Draghi
ITALI- Diçka tjetër përveç nostalgjisë duket se presidenti francez Emmanuel Macron kishte nj&...
Bota
18 Tetor 2022, 16:25
d.a.
Alar Karis
ESTONI- Ligjvënësit estonezë dënuan të martën aneksimin e territorit ukrainas nga Moska dhe e shpall&eu...
Bota
18 Tetor 2022, 16:23
e.k
Arne Schönbohm
GJERMANI- Ministrja e Brendshëm e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka shkarkuar shefin e Sigurisë Kibernetike t&e...
Bota
18 Tetor 2022, 16:10
d.a.
Lola Davier
FRANCË- Autoritetet franceze po hetojnë një teori se 24-vjeçarja Dabia B, emigrantja algjeriane në Francë, e c...
Bota
18 Tetor 2022, 15:56
d.a.
Truss
BRITANI- Kryeministrja e Britanisë, Liz Truss, mund të ketë kërkuar dje falje nga populli britanik për m...
Bota
18 Tetor 2022, 16:01
k.m.
Foto ilustruese
Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të...
Bota
18 Tetor 2022, 15:51
d.a.
rakete
TURQI- Turqia ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër të prodhimit vendas mbi Detin e Zi të martën, ...
Bota
18 Tetor 2022, 15:32
d.a.
Foto ilustruese
HUNGARI- Një shtetas serb është arrestuar në Hungari pasi ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve shqiptar...
Bota
18 Tetor 2022, 15:29
I.A
Protesta
ANGLI- Një nga diplomatët më të lartë të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar ishte përfshirë...