Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas sondazhit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë pothuajse dy të tretat e evropianëve tani e shohin Rusinë si një vend kundërshtar. Ky është dyfishi i numrit të vitit 2021.
UKRAINË- Pas agresionit në Ukrainë, shumë evropianë tani e shohin Rusinë si një vend kundërshtar. Ky është përfundimi i një sondazhi me 16 mijë njerëz në 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, evropianët duket të kenë një opinion më të favorshëm për Kinën.
Sipas sondazhit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë pothuajse dy të tretat e evropianëve tani e shohin Rusinë si një vend kundërshtar. Ky është dyfishi i numrit të vitit 2021.
Të anketuarit u pyetën gjithashtu për marrëdhëniet e ardhshme të Evropës me Moskën. Rreth gjysma e të anketuarve donin që marrëdhëniet të kufizoheshin – por me dallime.
“Ka vende si Polonia, ku ka një ndjenjë shumë të fortë për të ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë, edhe nëse arrihet një paqe e negociuar. Ndërsa ka vende si Bullgaria, Hungaria, apo Austria, si dhe Gjermania, ku ka një ndjenjë mjaft të fortë për t’i rivendosur të gjitha marrëdhëniet e bashkëpunimit me Rusinë pas përfundimit të luftës”, thotë Pawel Zerka me Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Disa udhëheqës evropianë – veçanërisht presidenti francez Emmanuel Macron – kanë bërë thirrje që Evropa të krijojë një “autonomi strategjike” – aftësinë për të mbrojtur veten, në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.
Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve shprehen se Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë e saj.
“Këtë mund ta interpretosh sigurisht, si një shenjë se evropianët nuk po u besojnë amerikanëve aq shumë sa dikur. Dhe në këtë kuptim, ndoshta presidenca e Donald Trumpit ka lënë pasoja që po vazhdojnë në këtë marrëdhënie. Por mund të ketë një interpretim më dashamirës, sipas të cilit – thjesht për shkak të luftës në Ukrainë – evropianët janë më të gatshëm tani për të marrë përgjegjësinë për sigurinë e tyre”, thotë Pawel Zerka.
Sondazhi shqyrtoi gjithashtu qëndrimet e evropianëve ndaj Kinës.
“Njerëzit ende priren ta shohin Kinën më shumë si partner të Evropës dhe jo si një vend rival, apo kundërshtar, edhe pse një shumicë e qartë në çdo vend që ne anketuam, e njeh Kinën si aleate të Rusisë”, thotë zoti Zerka.
Megjithatë, shumica e evropianëve e kundërshton idenë e pronësisë kineze mbi infrastrukturën kryesore. Rreth 41 për qind e të anketuarve thanë se nëse Kina i jep armë Rusisë, BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Pekinit – edhe nëse kjo do të dëmtonte ekonomitë perëndimore./VOA
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve, dënoi aktin e djegies së Kuranit n&e...
Foto ilustruese TAJVAN- Tajvani ka nisur sot testimet dy ditore të raketave, përpara stërvitjeve më të mëdha vjetore ush...
Foto ilustruese KINË- Kina ka regjistruar numrin më të madh të ditëve të nxehta gjatë gjashtë muajve të f...
foto ilustruese RUSI- Arabia Saudite do të zgjasë me një muaj uljen e njëanshme të prodhimit të naftës, duke e...
Foto ilustruese IRAN- Një raport i publikuar së fundmi nga organizata e të Drejtave të Njeriut në Iran (IHR) zbulon se të pak...
Elon Musk SHBA- Problemet ligjore të 'Twitter', duket se nuk kanë fund. Kompania e Elon Musk ka marrë një padi të re nga...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen përshëndeti Qendrën Ndërkombëtare për Ndjek...
Sergei Shoigu RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaron se kryengritja jetëshkurtër e muajit të kaluar nga grupi mercenar Wagn...
foto ilustruese FRANCË- Vdekja me armë zjarri nga policia e 17-vjeçarit Nael që shkaktoi një valë trazi...
Arrestohet ish-zyrtari i lartë UKRAINË- Autoritetet ukrainase kanë akuzuar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë...