LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: A është normale për burrat shuplaka për femrën?

Rezultatet e një sondazhi të fundit për burrërinë shkaktuan shumë reagime në Gjermani për shkak të disa qëndrimeve që tingëllojnë tmerruese. Po cili është ky sondazh dhe a janë kaq toksikë burrat në Gjermani?

19 Qershor 2023, 09:34 Nga k.m.
Sondazhi: A është normale për burrat shuplaka për
Foto ilustruese

Si idol yllin e TikTok-ut dhe të vetëshpallurin "femërurrejtës", Andrew Tate? Rezultatet e një sondazhi para disa ditësh kaluan si lajm shokues nëpër mediat gjermane: dhuna në familje është "e pranueshme", gratë e kanë vendin në kuzhinë dhe homoseksualiteti i jetuar hapur refuzohet. Miratimi për pohime të tilla në Gjermani, sipas një sondazhi të fundit të organizatës joqeveritare, Plan International ëshë i madh. Kështu çdo i treti mashkull i anketuar nuk e sheh si ndonjë problem të madh kur nganjëherë ushtrohet edhe dhunë ndaj femrës. 34% nga të pyeturit shprehen, se mund t'i japin ndonjë shuplakë partneres për "t'i nxitur respektin".

Për sondazhin e Plan International, "Tensioni i burrërisë" janë anketuar 1000 burra dhe gra nga mosha 18 deri në 35 vjeç në një pyetësor online të standartizuar. Edhe përgjigje të tjera tregojnë një imazh irritues për burrërinë. 48% e të anketuarve nuk pranojnë që homoseksualiteti të jetohet hapur. Si idole të tyre ata kanë përmendur miliarderin, Elon Musk dhe influencerin Andrew Tate, që në platformën TikTok paraqitet si urrejtës i femrave dhe që ka bërë emër me deklarata si "femrat janë një simbol ultimativ statusi" dhe "jeta e burrit është luftë".

Pasi rezutaltatet e sondazhit u përhapën me shpejtësi në media, erdhën breshëri kritikash. Përdoruesit në mediat sociale shprehën dyshime për saktësinë e studimit, duke përmendur se sondazhi i zhvilluar online, të le të kuptosh, se bëhet fjalë vetëm për një grup të caktuar të afërt me internetin dhe se sondazhi nuk është përfaqësues. Të tjerë kritikuan mungesën e pyetjeve konkrete. I gjithë debati rrotullohej rreth pyetjes: A ka të ngjarë që meshkujt e rinj të mendojnë dhe veprojnë kështu?

"Kështu nuk bëhet"

Edhe për ekspertët sondazhi online ka pikta e dobta.

"Do të kisha dashur të dija më saktë, si është konceptuar studimi e si janë dhënë përgjigjet, kjo nuk është transparente për fat të keq", thekson sociologu Dag Schölper nga Forumi Federal i Burrave, një përfaqësi interesash për djemtë e rinj dhe burrat gjermanë.

"Po pavarësisht kësaj: edhe sikur mes 1000 burrave të pyetur rastësisht, një e treta jep një përgjigje edhe sikur jo seriozisht miratuese për pyetjen, nëse mund ta përfytyrojnë që të godasin partneren, atëherë ata kanë shprehur miratimin për këtë dhe nuk pasur impulsin të thonë, kështu nuk bëhet."

Schölper thotë më tej, se që ka një qëndrim të tillë dhe se në pjesë të shoqërisë kjo edhe jetohet, këtë e tregojnë statistikat për dhunën. Shifrat i japin Dag Schölper të drejtë: Rreth 143.000 vetë në vitin 2021 (statistika e fundit ekzistuese) kanë përjetuar dhunë nga partneri apo ish-partneri, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës. Në rreth 80% të rasteve viktimat kanë qenë femra, dhunuesit në masë të madhe burra. Kjo shënon një rënie të lehtë kundrejt një viti më parë, por me vështrim në vitet e fundit, vërehet një rritje e dhunës.

Paragjykime kundrejt femrave

Edhe në lidhje me imazhin e mashkullit dhe paragjykimeve të caktuara, shifrat janë shqetësuese. Ja disa shembuj: Në një sondazh të Qendrës për Antidiskriminimin të qeverisë gjermane në vitin 2017 rreth 40% e të anketuarve ndjehen të bezdisur nga homoseksualiteti i treguar publikisht. Ndërsa në një sondazh të Kombeve të Bashkuara për "2023 Gender Social Norms Index" rreth 90% e të anketurave janë shprehur me paragjykime për femrat. Dy të tretat nuk besojnë në aftësinë e grave për lidership në politikë. Kurse një e treta e pranon, nëse një burrë e qëllon një grua. Ky indeks "nuk tregon përmirësime në qëndrimet ndaj femrave prej një dekade", e kjo megjithë fushatat e shumta, bilancoi OKB në ditët e fundit.

Por pse është në modë ende e ashtuquajtura burrëri toksike?

"Ka gjithmonë lëvizje si lavjerrësi, që reflektohen edhe në sondazh", thotë Schölper.

"Kështu homoseksualiteti dhe jeta "queer" është tani gjithnjë e më publike dhe nuk zhvillohet në fshehtësi. Kush ka problem me këtë ndjehet i sfiduar dhe ndoshta i kërcënuar." Edhe krizat bëjnë që rolet e vjetra të trashëguara të rivihen në funksion, kështu njerëzit i rikthehen të shkuarës për të pasur një ndjesi të sigurisë."

Në krizën e Coronës, sociologët vunë re një rikthim në rolete dikurshme gjinore. Gratë u rikthyen më shumë punën e kujdesit familjar, dhe dhuna familjare shënoi rritje.

"Parë në anën globale jemi në një lëvizje me drejtim të kundërt, ku imazhet gjinore të ngurta dhe mendjengushta po forcohen sërish."

Këto shifra janë për Schölper një porosi e qartë: "Kemi nevojë për më shumë punë me djemtë e rinj dhe burrat. Në nivelin lokal do kuptuar, se duhet të jetë normale që të kemi edhe një strukturë këshillimi për meshkujt, që ata të mos ndeshin dhe të marrin këshilla në internet nga njerëz si Andrew Tate."/DW

dw

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës