LIVE UPDATES
Bota

SKANDALI/ Hetimi i PLOTË i BBC: 7 pacientë humbën jetën pas operacionit në Turqi për heqjen e stomakut. PASOJAT e frikshme që s'i tregojë

Operacionet, të përdorura për trajtimin e obezitetit morbid, kryhen edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por, për shkak se mund të duhen vite për të bërë një ndërhyrje të tillë në NHS, disa njerëz shkojnë jashtë vendit. 

21 Mars 2023, 19:52 Nga k.m.
SKANDALI/ Hetimi i PLOTË i BBC: 7 pacientë humbën jetën pas
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- 7 britanikë që udhëtuan në Turqi për të kryer një operacion për humbje peshe, por vdiqën pas operacioneve. Të tjerë janë kthyer në shtëpi me probleme serioze shëndetësore pasi kishin kryer ndërhyrje në stomak, gjatë së cilës hiqet më shumë se 70% e stomakut. Operacionet, të përdorura për trajtimin e obezitetit morbid, kryhen edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por, për shkak se mund të duhen vite për të bërë një ndërhyrje të tillë në NHS, disa njerëz shkojnë jashtë vendit. 

Trajtimi në fjalë mund të rezervohet në disa klinika turke në vetëm pak minuta duke dërguar mesazhe në ëhatsApp. Kostoja mund të jetë rreth 2,000 £ (2455 dollarë). 

Reklamimi i mediave sociale ka ndihmuar në nxitjen e interesit për të udhëtuar jashtë shtetit për kirurgji për humbje peshe në vitet e fundit. Katie (nuk është emri i saj i vërtetë) nga Belfasti mendoi fillimisht të udhëtonte në Turqi pasi pa një reklamë në internet. Si shumë të tjera, ajo kishte parë video "para dhe pas", e cila ka shënuar 292 milionë shikime në Mbretërinë e Bashkuar në tre vitet e fundit. Katie fluturoi për operacion në tetor 2021.

Menjëherë pas procedurës, ajo thotë se ishte në agoni, por klinika turke i tha se vuante vetëm nga gazi i bllokuar. Pasi fluturoi për në shtëpi, dhimbja i vazhdoi dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital. Katie kaloi pothuajse një vit brenda dhe jashtë spitalit, derisa mjekët e NHS u detyruan t'i hiqnin të gjithë stomakun.

Ajo thotë se procedura e ka lënë atë vazhdimisht të lodhur dhe të paaftë për të vazhduar punën e saj si ndihmëse për të moshuarit.

“Është gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë. Më ka shkatërruar jetën,”- thotë ajo.

Katie thotë se trajtimi dhe kujdesi i saj nuk kishin lidhje me materialin promovues që ajo pa në internet.

Mjekët britanikë thonë se po trajtojnë një numër në rritje pacientësh që kanë udhëtuar në Turqi dhe janë kthyer me komplikime të rënda. Të paktën një herë në javë, një pacient "shumë i sëmurë" mbërrin në aeroportin e Neëcastle nga Turqia dhe dërgohet direkt në spital.

Dr Ahmed Ahmed, një kirurg kryesor dhe anëtar i këshillit në Shoqërinë Britanike të Obezitetit dhe Kirurgjisë Metabolike, thotë se ai ka trajtuar pacientë që kthehen nga Turqia, të cilët kanë kryer një operacion krejtësisht të ndryshëm nga ai për të cilin kanë paguar. Por deri më tani nuk ka të dhëna për numrin e personave që kanë udhëtuar në Turqi për këtë lloj trajtimi.

BBC ka mësuar se 7 britanikë kanë vdekur pasi kanë kryer një operacion për humbje peshe atje që nga viti 2019. Një prej tyre ishte 25-vjeçari Joe Thornley. Oficerët siguruan një numër telefoni të klinikës turke - të cilën e telefonoi Mick, babai i Joe.

Doktori i tha: Oh ai kishte presion të ulët të gjakut dhe pësoi atak në zemër.

Pasi trupi i Joe u kthye në Angli, një autopsi pas vdekjes zbuloi se ai kishte vdekur në të vërtetë nga gjakderdhja e brendshme.

"Ne u përpoqëm t'i telefononim mjekut dhe ai thjesht nuk përgjigjej në telefon, refuzoi emailet, gjithçka,"- tha Mick.

Në MB, operacioni për humbje peshe zakonisht i ofrohet vetëm dikujt me një Indeks të Masës Trupi (BMI) prej 40 ose më shumë. BMI e një personi llogaritet duke përdorur një formulë që përfshin ndarjen e peshës së tyre me gjatësinë e tyre - një BMI e shëndetshme konsiderohet të jetë midis 20 dhe 25.

BBC kontaktoi  27 klinika turke për të parë nëse ata do të pranonin për trajtim dikë që konsiderohej se kishte një indeks normal të masës trupore (BMI) - kjo konsiderohet të jetë midis 20 dhe 25. 6 nga klinikat ishin dakord që të pranonin dikë me BMI prej 24,5 për një operacion ekstrem për humbje peshe. Disa të tjera inkurajonin pacientët të shtonin peshë, për t'i mundësuar pranimin për operacion.

Dr Ahmed thotë se praktikat janë "të pamatura" dhe "joetike".

"Është e tmerrshme - nuk kam hasur kurrë në një situatë ku dikujt i thuhet të hajë më shumë për të shtuar peshë. Ata nuk duhet të ofrojnë asnjë lloj operacioni me një BMI normale."

Qeveria thotë se po provon trajtime të reja për obezitetin dhe rekomandon që ata që udhëtojnë në Turqi të marrin parasysh rreziqet dhe nevojat e kujdesit pasues. Ndërkohë që BBC ka mësuar se numri i operacioneve për humbje peshe të kryera në Angli ka rënë me një të tretën nga 6,818 procedura tre vjet më parë, në vetëm 4,409 në 2022.

heqja e stomakut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet