LIVE UPDATES
Bota

"Siria ka vuajtur për shumë vite nën dhunën dhe shtypjen brutale", DW: Olaf Scholz përshëndet rrëzimin e Assad-it

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur fundin e regjimit të Bashar al-Assad-it, duke theksuar mbështetjen e Gjermanisë për një Siri të lirë, të drejtë dhe të sigurt.

9 Dhjetor 2024, 14:24 Nga M.B
"Siria ka vuajtur për shumë vite nën dhunën dhe
Olaf Scholz

GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka mirëpritur fundin e regjimit të Bashar al-Assad-it në Siri, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë për popullin sirian. “Siria ka vuajtur për shumë vite nën dhunën dhe shtypjen brutale të Assad-it,” tha Scholz të dielën (08.12.2024) në mbrëmje në Berlin.

Scholz theksoi, se Gjermania qëndron në krah të sirianëve që kërkojnë të rindërtojnë vendin e tyre dhe të fillojnë procesin e pajtimit kombëtar. “Populli sirian ka kaluar nëpër vuajtje të mëdha, por tani ka një mundësi të re për të nisur rrugën e rindërtimit dhe pajtimit,” tha ai. 

Kancelari gjerman paralajmëroi, se sfidat nuk kanë mbaruar ende. Ai shprehu shqetësime mbi forcat radikale dhe ekstremiste që mund të pengojnë procesin e tranzicionit. “Është e rëndësishme që Siria të vendosë sa më shpejt rendin dhe ligjin, duke garantuar mbrojtjen e të gjitha pakicave dhe komuniteteve fetare,” tha Scholz. 

Scholz nënvizoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë janë thelbësore për të ardhmen e vendit. Ai kërkoi një proces gjithëpërfshirës të dialogut kombëtar dhe një zgjidhje politike përfundimtare. “Një Siri e lirë dhe e sigurt mund të arrihet vetëm përmes një tranzicioni paqësor dhe një zgjidhjeje politike,” deklaroi ai. 

Gjermania, tha Scholz, është e angazhuar të ndihmojë në këtë proces së bashku me partnerët ndërkombëtarë, duke u bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbështetur popullin sirian në këtë moment historik,” përfundoi Scholz. 

Scholz poston mesazh në arabisht

Mesazhi i kancelarit gjerman u publikua në mediat sociale jo vetëm në gjermanisht dhe anglisht, por edhe në arabisht, në platformën X. Në këtë mënyrë politikani socialdemokrat iu drejtua rreth 970 000 sirianëve që jetojnë në Gjermani, shumica prej tyre janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës së përgjakshme civile. 

Më 8 dhjetor 2024, pas një ofensive të shpejtë 11-ditore nga forcat rebele, presidenti sirian Bashar al-Assad u rrëzua nga pushteti dhe u detyrua të largohej nga Damasku. Raportet tregojnë se ai dhe familja e tij kanë marrë azil politik në Moskë, Rusi. 

Paralelisht me ndryshimin e pushtetit në Siri, mijëra sirianë kanë dalë në rrugët e Berlinit për të festuar gjatë fundjavës. Shumë sirianë kaluan me vetura nëpër rrugë duke u rënë burive. / DW

olaf scholz

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës