LIVE UPDATES
Bota

Si mund të bëhet BE e aftë për t’u zgjeruar? Dy propozimet e ministres së Jashtme gjermane: Moska e Putinit do të përpiqet të gërmojë një hendek imperial në Evropë

Si mund të bëhet Bashkimi Evropian i aftë për t’u zgjeruar? Kjo ishte pyetja kryesore  që i kishin vënë organizatorët konferencës. Sepse një gjë është e qartë: që tani, kur ka “vetëm” 27 shtete anëtare çdo kompromis i arritur është shumë i mundimshëm. Po kur BE-ja të bëhet me 36 vende, nëse shtojmë edhe tetë vendet që kanë aktualisht statusin e kandidatit: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia dhe  Mali i Zi, Ukraina, Moldavia dhe  Turqia, si edhe Gjeorgjinë, që pret ta fitojë këtë status së shpejti.

3 Nëntor 2023, 11:36 Nga A.B

Si mund të bëhet BE e aftë për t’u zgjeruar? Dy

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë prezantoi konceptin e saj për të ardhmen e BE-së në një konferencë me kolegë nga vende anëtare, kandidate dhe aderuese.

Si mund të bëhet Bashkimi Evropian i aftë për t’u zgjeruar? Kjo ishte pyetja kryesore  që i kishin vënë organizatorët konferencës. Sepse një gjë është e qartë: që tani, kur ka “vetëm” 27 shtete anëtare çdo kompromis i arritur është shumë i mundimshëm. Po kur BE-ja të bëhet me 36 vende, nëse shtojmë edhe tetë vendet që kanë aktualisht statusin e kandidatit: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia dhe  Mali i Zi, Ukraina, Moldavia dhe  Turqia, si edhe Gjeorgjinë, që pret ta fitojë këtë status së shpejti.

Një sfidë kjo, jo vetëm për vendet aderuese, por edhe për vetë BE-në, por që sipas ministres së jashtme gjermane Annalena Baerbock, duhet adresuar tani, më shumë se kurrë, në këtë sfond gjeopolitik gjithnjë e më të rrezikshëm për BE-në: “Moska e Putinit do të vazhdojë të përpiqet të gërmojë një hendek imperial në Evropë që të na ndajë jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor. Nëse këto vende destabilizohen vazhdimisht nga Rusia, edhe ne jemi pambrojtur, atëherë kjo na bën të gjithëve të pambrojtur”, tha shefja e diplomacisë gjermane duke nënvizuar domosdoshmërinë e zgjerimit të Evropës.

Por si mund të bëhet ky proces më realist? Politikania e partise “Te Gjelbërit” u ofroi  kolegëve të ftuar edhe dy ide për ta bërë këtë proces sa më efikas: Zgjerim gradual dhe reformim të brendshëm të BE-së.

Një mësim i nxjerrë pikërisht nga procesi i tejzgjatur i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor është se integrimi nuk duhet të jetë bardhezi, por gradual.  Me fjalë të tjera: edhe nëse vendet nuk arrijnë të anëtarësohen shpejt në BE, atyre duhet t’u mundësohet qasje graduale në strukturat e BE-së, në varësi të progresit që kanë bërë.

Baerbock propozon për shembull që atyre t’u jepet status vëzhguesi në Këshillin e Evropës, por edhe gjëra praktike që prekin jetën e përditshme të njerëzve si për shembull, heqjen e tarifave roaming, më shumë bursa studimi në kuadër të programit Erasmus, më shumë fonde për  shkencëtarët  apo qasje në sektorë të caktuar të tregut të brendshëm.

Parakusht: Vlera të përbashkëta

Parakusht është që të respektohet shteti i së drejtës:  BE-ja do të funksionojë vetëm nëse nuk kompromentojmë thelbin e komunitetit tonë, vlerat tona themelore të përbashkëta. “Shteti i së drejtës dhe demokracia do të mbeten gjithmonë themeli prej graniti i Bashkimit tonë Evropian. Kjo është forca jonë”, tha Baerbock

Baerbock u shpreh, që nëse një shtet anëtar apo kandidat  nuk respekton vlerat e përbashkëta të BE-së, pra, shtetin e së drejtës, ai të sanksionohet. Kjo mundësi aktualisht ekziston në BE, por mënyra e vendimmarjes është shumë e komplikuar.  Prandaj nevojitet një reformim në vendimmarje.

Baerbock hodhi disa ide për reformimin e vendimmarrjes në një Europë të zgjeruar, ku Komisioni nuk mund të ketë më aq komisionerë sa shtete antare. Detyrimisht disa vende duhet të heqin dorë nga pretendimi për post në Komision.

Por si mund të garantohet, që ky shtet të mos e humbasë ndikimin në vendimmarje?

Baerbock propozon që në raste të tilla një portofol komisioneri të drejtohet nga disa shtete, si edhe një bashkëpunim dhe koordinim më të madh të vendeve në kuadër të komisionit. Ajo dha si shembull politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, duke propozuar që  misionet diplomatike të vendeve antare të BE-së, të shpërndara në të gjithë botën, të marrin përsipër detyra të ndryshme të politikës së jashtme të BE-së, dhe të koordinohen nga Shërbimi Diplomatik i Bashkimit Evropian (EEAS).

Kjo do ta ndihmonte diplomacinë evropiane të fokusohej gjeopolitikisht, tha Baerbock. „Nuk është me rëndësi se në cilën zyrë krijohet lista e projekteve. Me rëndësi është që vendimi mbi projektet të merret mbi baza strategjike, gjeo-strategjike.”

Karton i  verdhë, karton i kuq

Baerbock propozoi gjithashtu reformimin e proceseve të vendimmarrjes. “Aty ku ende zbatohet parimi i unanimitetit, vendimet po bëhen gjithnjë e më të vështira, sepse disa shtetete bllokojnë – ndonjëherë vendime për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me lëndën dhe subjektin – duke përdorur fuqinë e tyre të vetos në dëm të unitetit.”

Baerbock propozon që  atyre vende anëtare që mendojnë se një vendim me shumicë vote është kundër interesave të tyre  thelbësore  t’u jepet mundësia të nxjerrin një karton të verdhë. Në rast të tilla duhet të vijojnë negociatat dhe të kërkohen kompromise. “Kartoni i kuq, pra vetoja, duhet të aplikohet vetëm në raste të jashtëzakonshme”, është e mendimit Baerbock.

Udhërrëfyes për reformimin e brendshëm BE-së

Dhe tek e fundit, Baerbock dëshiron që reformimi i BE-së të konkretizohet me një udhërrëfyes, që do të funksionojë ngjashëm si ai procesit të zgjerimit: “Për vendet kandidate ekzison një udhërrëfyes, me plane reformash, me procese, metodologji dhe progres-raporte.

Për reformat në BE nuk kemi udhëzues, tha Baerbock. Ajo shpreson që me këtë udhëzues të fillohet qysh vitin e ardhshëm me fillimin e presidencës belge, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

Vizionet e saj për BE-në Baerbock do të dëshironte t’i realizonte që brenda legjislaturës së ardhshme të Parlamentit Evropian, zgjedhjet për të cilin zhvillohen në qershor 2024. “Kështu ne mund të hedhim themelet për ta bërë BE-në tonë të aftë për t’u zgjeruar, me zgjidhje pragmatike”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

Konferenca e sotme në Berlin shërbeu për të këmbyer mendime me kolegë nga vendet e tjera të BE-së. Baerbock dëshiron t’i prezantojë këto ide të përshtatura me impulset e dhëna nga kolegët e saj në Berlin që në takimin e ardhshëm ministror të Këshillit të BE-së në fillim të dhjetorit./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete