LIVE UPDATES
Bota

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin, shtyhet futja në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në rrezik

Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO.

13 Korrik 2025, 15:23 Nga r.ll
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin,
liqeni i ohrit

SHKUP- Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja - që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje. Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar.

Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO. Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.

Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.

“Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi - në mënyrë aktive - vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.

Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”.

Çfarë do të thoshte vendosja e Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik?

Nëse Komiteti do ta vendoste Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligoheshin të krijonin një plan të posaçëm masash korrigjuese, për ta rikthyer Ohrin në “gjendjen e dëshiruar të ruajtjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Iskra Stojkovska, nga organizata Front 21/42, e cila është në mesin e atyre që kërkojnë që Ohri të vendoset në atë listë.

"Kjo do të thoshte që shteti duhet të miratojë një sërë masash të sakta korrigjuese, që do të çonin nga gjendja aktuale në gjendjen e dëshiruar të vlerave. Kjo do ta vinte shtetin nën një trysni shumë më të madhe nga UNESCO-ja, por, gjithashtu, ai do të fitonte qasje në fonde shtesë”, thotë Stojkovska.

Përveç kësaj, ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Kulturës do të duhej të miratonin një ndalesë të veçantë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në zonën e mbrojtur.

Kjo parashihet edhe me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore. Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore filloi më 6 korrik në selinë e UNESCO-s në Paris, ku vazhdojnë diskutimet nëse disa vende të trashëgimisë botërore, përfshirë rajonin e Ohrit, duhet të përfshihen në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Në dokument, UNESCO kërkoi që Maqedonia e Veriut të forcojë menjëherë mbrojtjen e Kënetës së Studençishtës, t’i ndalojë të gjitha aktivitetet ndërtimore aktuale dhe të planifikuara në afërsi të saj, përfshirë kompleksin hotelier “Gorica”, dhe të rishikojë draft-ligjin për shpalljen e kënetës park natyror.

Qëllim thuhet se është harmonizimi i ligjit me standardet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe me konstatimet e misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2024.

Në vend të mbrojtjes, heshtje dhe akuza të ndërsjella

Por, pavarësisht asaj që thuhet në Projektvendim, Qeveria maqedonase njoftoi se do t’u kërkojë përfaqësuesve të institucioneve maqedonase që marrin pjesë në mbledhjen e UNESCO-s, të propozojnë një amendament për tërheqjen e propozimit. Në ditët para votimit, partitë shkëmbyen akuza: Qeveria akuzoi Qeverinë e mëparshme për neglizhencë sistematike, ndërsa opozita pretendoi se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore.

E, sipas organizatave të shoqërisë civile, autoritetet lokale dhe qendrore për vite me radhë kanë lejuar ndërtime të pakontrolluara dhe kanë injoruar rekomandimet e UNESCO-s.

“Ne kemi punuar në Ohër që 11 vjet dhe nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, asnjë ndryshim se cila parti qeveris në cilin nivel... Grindjet mes tyre se kush është fajtor tregojnë vetëm se ata nuk kanë lëvizur asnjë milimetër”, thotë Stojkovska.

Shtatëmbëdhjetë organizata nga Maqedonia e Veriut, 13 nga Shqipëria dhe një rrjet evropian prej 15 organizatash kërkuan nëpërmjet një letre nga Komiteti që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizatat maqedonase përfshijnë: Eco Logic, Transparency International - Macedonia, Ohrid SOS dhe Institutin Societas Civilis për Demokraci. Nga Shqipëria janë, mes tjerave, Fondacioni H2O dhe Aktiv Mobiliti. Organizata nga Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Bullgaria kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Ohrit.

Ato thonë se për shkak të moszbatimit të të gjitha planeve dhe projekteve të mëparshme për mbrojtje dhe për shkak të “shkatërrimit”, Ohri po humbet autenticitetin e tij.

“Ne i kërkojmë Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të 47-të në Paris, që të mbrojë dhe ruajë rajonin e Ohrit për të gjitha brezët e ardhshëm, duke miratuar Projektvendimin për përfshirjen e tij në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Ato kujtojnë se alarmet e para për urbanizimin e tepërt dhe degradimin e Ohrit iu dërguan UNESCO-s që në vitin 1998 dhe shtojnë se, pavarësisht rekomandimeve nga misionet e ekspertëve në vitet 2017, 2020 dhe 2024, nuk është ndërmarrë gati asgjë thelbësore.

Projektet infrastrukturore që rrezikojnë edhe më shumë rajonin, vazhdojnë, si: autostrada A2 dhe hekurudha e Korridorit 8. Kërkesat për vlerësimin strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në trashëgimi, gjithashtu, nuk janë zbatuar. Ekspertët e UNESCO-s kanë konfirmuar tri herë se Ohri i plotëson kriteret për përfshirje në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por se Komiteti po u jep afate të reja Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas organizatave të shoqërisë civile.

Ato paralajmërojnë se kjo “kohë për reformë” është duke u keqpërdorur për projekte të reja të dëmshme dhe degradim të mëtejshëm.

I njohur në botë, i shkatërruar në shtëpi

Rajoni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore në vitin 1979, ndërsa në vitin 2019 ky status u zgjerua edhe në pjesën shqiptare të liqenit, për shkak të vlerave natyrore të tij.

Liqeni i Ohrit është njëri prej liqeneve më të vjetra dhe më të thella në Evropë. Statusi i trashëgimisë botërore rrit ndjeshëm dukshmërinë globale - çka sjell rritje të turizmit dhe përfitime ekonomike për banorët lokalë, si: vende të reja pune apo zhvillim të bizneseve të vogla.

Ai sjell edhe përfitime të tjera - nga mbrojtja ligjore dhe institucionale deri te qasja në ndihma teknike dhe financiare ndërkombëtare. Por, rajoni i Ohrit është de facto në rrezik dhe kjo duhet pranuar, thotë Stojkovska.

“Ohri është shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi - ne vetë po e shkatërrojmë”, përfundon ajo./REL

liqeni i ohrit maqedoni e veriut unesco

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion