LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Shtohen problemet ekonomike në Kinë

31 Korrik 2023, 08:40 Nga f.i
Analiza e DW: Shtohen problemet ekonomike në Kinë
foto ilustruese

KINË- Pandemia e koronës ka "mbaruar” edhe në Kinë, por Kina është shumë larg normës së planifikuar të rritjes ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 2.2%, në tremujorin e dytë ekonomia po çalon: zyrtarisht rritja është vetëm 0.8%, por ekonomistët e pyetur nga agjencia Reuters vlerësojnë se rritja ka qenë më e dobët, me vetëm 0.5%.

"Të dhënat tregojnë se rritja e shpejtë ekonomike e Kinës ka përfunduar pas pandemisë," thotë ekonomisti Carol Kong nga Commonwealth Bank of Australia. "Ajo që po shohim tani është një rritje e dobët dhe çaluese."

Pa dyshim, nëse krahasoni rritjen ekonomike në 12 muajt e fundit është e lakmueshme, me 6.3%. Por detyra e partisë për ekonominë ishte që këtë vit të arrijë një rritje prej 5%, që do të jetë shumë vështirë të realizohet.

Një vit që duhet të harrohet

Edhe pse mund të pritet që vlerësimet zyrtare të rritjes ekonomike të zvogëlohen, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se Kina - jo për herë të parë - do të përdorë një lloj dopingu ekonomik. "Ne presim që në muajt në vijim të ketë lehtësim monetar. Pritet një mbështetje e synuar fiskale për fushat kryesore, ndër të tjera në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim”, vlerësojnë ekonomistët e Goldman Sachs. "Por as këto mbështetje shtesë nuk do të jenë ndonjë shkop magjik: viti 2023 do të jetë për Kinën një vit që do të preferonte ta harrojë."

Ekonomia kineze varet nga eksportet, ndër tjerash edhe në tregun gjerman, e ky vend ka po ashtu probleme të mëdha. Në qershor, eksportet kineze shënuan rënie rekorde që nga shpërthimi i pandemisë tre vjet më parë. Një problem tjetër shtesë është edhe tregu i pasurive të paluajtshme, i cili përbën një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto të Kinës. Ekspertët e agjencisë Reuters deklarojnë se kjo fushë e ekonomisë po shkrihet si bora nën diellin e korrikut. Në qershor kishte një rënie prej 20,6%, ndërsa në maj rënia ishte 21,5%.

Nuk ka punë për të rinjtë

Çka është më e keqja, po bie edhe konsumi i brendshëm. Në maj, shitjet me pakicë u rritën me 12.7%, ndërsa në qershor me vetëm 3.1%. Meqenëse kompanitë kineze po shohin se mallrat nuk po shiten, ato nuk kanë vullnet të punësojnë bashkëpunëtorë të rinj. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kinë ka arritur në nivelin prej 21.3% muajin e kaluar, që më parë ka qenë e paparamendueshme.

Është e qartë se një rritje e tillë e dobët ekonomike do të prekë të gjithë rajonin e Azisë Juglindore si një efekt domino, por jo vetëm këtë rajon. Gjermaniashpresonte një këndellje shumë më të shpejtë të ekonomisë kineze në mënyrë që - me gjithë presionet politike, veçanërisht nga Uashingtoni - të llogarisë më shumë me tregun kinez, i cili tradicionalisht kërkon shumë produkte cilësore gjermane. Por gjendja nuk po zhvillohet sipas pritjeve. Këtë e kanë kuptuar edhe kompanitë gjermane. Sipas një studimi të Dhomës Ekonomike, gjysma e tyre presin një shkëmbim të njëjtë si vitin e kaluar, e shumë prej tyre presin edhe një rënie të lehtë.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, eksportet gjermane në Kinë kanë rënë me gati dhjetë për qind në 40.6 miliardë euro. Por në përgjithësi, eksportet gjermane janë rritur gjatë kësaj periudhe me 4.5%, që do të thotë se edhe ekonomia gjermane po riorientohet dhe nuk kërkon shpëtim vetëm në tregun kinez.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale