LIVE UPDATES
Bota

Shtim i spiunazhit rus dhe kinez në Gjermani, rriten shqetësimet mbi rrezikun

Këto njoftime shkaktuan reagime të shqetësuara në Gjermani. Deputeti i të Gjelbërve, Konstantin von Notz është i alarmuar.

24 Prill 2024, 08:43 Nga M.B
Shtim i spiunazhit rus dhe kinez në Gjermani, rriten shqetësimet mbi
Foto ilustruese

GJERMANIA- Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman këto ditë është shtuar puna. "Ndalim për shkak të aktivitetit të dyshuar të spiunazhit", thuhet në njoftimin e 23 prillit. Të njëjtin titull ka edhe një njoftim për shtyp një ditë më parë. Në të dyja rastet katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua kanë spiunuar për Kinën. Në lajmin e 18 prillit bëhet fjalë për dy burra, që me porosi të Rusisë kanë planifikuar goditje ndaj objektivave ushtarake në Gjermani. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet, se "ndalimet janë bërë për shkak të veprimtarisë agjenturore dhe anëtarësisë në organizata të huaja terroriste "Republika Popullore Donjeck".

Këto njoftime shkaktuan reagime të shqetësuara në Gjermani. Deputeti i të Gjelbërve, Konstantin von Notz është i alarmuar. "Ne duhet më të fund të kuptojmë, se këtu bëhet fjalë për një rrezik maksimalisht serioz dhe real të sigurisë sonë", ka theksuar von Notz njëkohësisht edhe kreu i komisionit parlamentar për shërbimet informative. Edhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas Haldenwang e bën të qartë për DW. "Ne i kishim nisur hetimet. Dhe pasi gjendja e të dhënave ishte e qartë, mundëm në këtë rast t'a dorëzonim ato policisë dhe prokurororisë."

Qëllimet globale të Kinës sipas Mbrojtjes Kushtetuese Gjermane

Për kreun e shërbimit të brendshëm informativ ky zhvillim aktual nuk është i habitshëm. Ky autoritet gjerman që në një raport të vitit 2023 e bën të qartë: "Qëllimet globale ambicioze të Kinës do të ndiqen me një tendencë të përgjithshme për më shumë pushtet për formësimin e pretendimit për udhëheqje dhe me intensifikim të aktiviteteve të tjera të spiunazhit dhe ushtrimit të ndikimit nga aktorë shtetërorë." Për këtë Haldenwang foli edhe në një simpozium të Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin. "Deri në vitin 2049 Kina kërkon të jetë pushteti numër 1 politik ekonomik dhe ushtarak në glob. Këtë qëllim ajo e ndjek në vijimësi, me mjete legale por edhe me mjete ilegale."

Si shembull merren studentët dhe studiuesit kinezë në universitetet gjermane. "Këta persona janë të detyruar të japin informacione tek shteti", thotë, Haldenwang. Po kjo shihet edhe tek ekonomia. Tek çdo Joint Venture, tek çdo investim direkt vijnë menaxherë dhe personel ekstra nga Kina, tha kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, duke e parë këtë si një portë të hapur për spiunazh potencial.

Spiuni në paradhomën e politikanit të AfD-së?

Në këtë skenar mund të shihet dhe një agjent i arrestuar së fundmi. Problemi është se ai ishte punonjës  i Maximilian Krah, kandidatit kryesor të AfD për zgjedhjet europiane  2024. AfD- që në shkallë federale në Gjermani konsiderohet nga Mbrojtja Kushtetuese si e dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ka lidhje të ngushta edhe në Rusi.

Aktivitetet e spiunazhit të Moskës në dallim nga Kina përqëndrohen tek objektiva afatshkurtra. Sipas Haldewang kjo lidhet me sulmin në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës. "Para një luftë të ashpër me ushtrim të jashtëzakonshëm dhune nga Rusia do të ishte pakujdesi nëse nuk do mendohej se aftësitë dhe vullneti i shërbimeve sekrete të saj nuk do të viheshin në veprim në Europë.

Në kërkim të prorusëve

Sipas presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese aktivitetet ruse të spiunazhit pritet të shtohen në Gjermani. Regjimi rus ka vënë në fokus për qëllimet e tij edhe ata njerëz në Gjermani që kanë sfond migrimi rus. "Deri tani komuniteti është treguar shumë i përmbajtur", thekson Haldewang. Por vihen re tek këto qarqe raste të veçanta të simpatisë së madhe për Putinin. "Në këtë kuptim këtu mund të shihet një potencial i mundshëm personash që do të ishin pastaj të gatshëm të vepronin për Rusinë."

Minsitrja e Brendshme gjerman,e Nancy Faeser pas arrestimit të gjashtë spiunëve të dyshuar bën një bilanc pozitiv. "Autoritetet tona të sigurisë, me në krye Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese e kanë forcuar masivisht mbrojtjen e spiunazhit. Kështu ne po mbrohemi kundër kërcënimeve hibride të regjimit rus por edhe nga spiunazhi nga Kina. Sukseset aktuale të hetimeve e tregojnë këtë."/DW

kina rusia

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet