LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara nderojnë aktivistet që mbrojnë të drejtat e njeriut në botë

Nën organizimin e Zonjës së Parë Jill Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të hënën u nderuan fitueset e çmimit Gratë e Guximshme për vitin 2024.

5 Mars 2024, 18:54 Nga N.F
Shtetet e Bashkuara nderojnë aktivistet që mbrojnë të
Pamje nga momenti i ndarjes së nderimeve

SHBA- Mbi dhjetë gra aktiviste nga vete të ndryshme u nderuan në Shtëpinë e Bardhë për aktivizmin e tyre në mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell momente nga kjo ceremoni.Nën organizimin e Zonjës së Parë Jill Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë të hënën u nderuan fitueset e çmimit Gratë e Guximshme për vitin 2024.

“Ato po kërkojnë të drejta për kujdestarë shtëpish në Bangladesh dhe njerëz më aftësi të kufizuara në Afganistan. Po ekspozojnë korrupsionin në Ugandë, po luftojnë shfrytëzimin seksual në Japoni. Po ngrejnë zërin për fëmijët që janë rezultat i dhunimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, po lufttojnë për demokraci në Bjellorusi,” tha Sekretari Blinken.

T'u bësh jehonë zërave të grave të guximshme, si të këtyre grave që po nderohen këtë vit, është tejet e rëndësishme, tha Zonja e Parë.

“Veprimet tuaja të guximshme mund të frymëzojnë të tjera gra të bëjnë vepra të mëdha dhe të vogla. Është një këngë e së ardhmes që na frymëzon në mënyrë që edhe ne të kërkojmë drejtësi, të bëhemi mbrojtës të lirisë,” tha zonja Biden.

Në mesin e atyre që u nderuan ishte aktivistja iraniane Fariba Balouch. Zëri i Amerikës ka realizuar një dokumentar për zonjën Baloush. Ajo është pjesëtare e grupit të diskriminuar etnik Balushi dhe përmes aktivizmit të saj ajo ka ngritur vetëdijen për krizën e të drejtave të njeriut në krahinat iraniane të Sistanit dhe Baluchistanit, përkundër kërcënimeve ndaj saj.

Fituesja e shpërblimit nga Gambia, Fatou Baldeh foli për betejën që ajo po udhëheq për t’i dhënë fund gjymtimit të organeve gjenitale të grave.

“Eliminimi i gjymtimit të organeve gjenitale tek gratë deri në vitin 2030 është objektivi i pestë i Synimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, por vetëm këtë vit, janë 4.4 milionë vajza në botë që rrezikohen nga gjymtimi i organeve gjenitale,” deklaroi zonja Baldeh.

Ndërkohë që 11 gratë që u nderuan ishin të pranishme në ceremoni, qeveria e Kubës pengoi pjesëmarrjen e disidentes politike Martha Beatriz Roque Cabello. Puna e nëntë grave nga Nikaragua, të cilat ishin pjesë e një grupi të burgosurish politikë që u liruan vitin e kaluar, po ashtu u nderua pa praninë e tyre në ceremoni. Për to foli Drejtorja për Strategji politike dhe komunikim e Shtëpisë së Bardhë, Emmy Ruiz.

“Të gjitha luftojnë pandërprerë dhe përkundër rreziqeve personale kundër korrupsionit, shtypjes, diskriminimit, keqtrajtimit dhe për dinjitet,” tha ajo.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara, fitueset e çmimit do të marrin pjesë në takime politike të nivelit të lartë dhe do të flasin në forume të ndryshme. Ato do të vizitojnë Los Anxhelosin për të takuar dhe për të punuar me koleget e tyre amerikane.

Marrë nga VOA

te drejtat e njeriut shba nderime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet