Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shpërthimi ndodhi në shpërndarësin e benzinës, naftës dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në lagjen e klasës punëtore, Prenestino, dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin pak pas orës 8 të mëngjesit.
ROMA- Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar, përfshirë 12 oficerë policie dhe gjashtë zjarrfikës, thanë autoritetet italiane. Shpërthimi ndodhi në shpërndarësin e benzinës, naftës dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në lagjen e klasës punëtore, Prenestino, dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin pak pas orës 8 të mëngjesit.
Njerëzit e prekur nga shpërthimi po mjekohen në spitalet vendëse, raportojnë agjencitë italiane të lajmeve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të djegieve të rënda. Faqja Roma Today publikoi një fotografi ku shihet një zjarr i madh dhe tymi që ngrihej lart në qiell. Pamje të veçanta të shpërndara nga departamenti i zjarrfikësve shfaqin pompën pothuajse plotësisht të shkatërruar.
“Lutem për njerëzit e prekur nga shpërthimi në një pompë në zemër të Dioqezës sime. Vazhdoj ta ndjek me shqetësim zhvillimin e këtij incidenti tragjik”, shkroi Papa Leoni XIV në platformën X.
Zjarrfikësit dhe punonjësit e ambulancës u prekën nga ky shpërthim, pasi ishin thirrur më herët në vendngjarje, sepse një kamion kishte goditur një tubacion në pompën e karburantit, raportojnë mediat italiane. Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, tha nga vendi i ngjarjes se dyshohet se një incident gjatë procesit të mbushjes së rezervuarëve me karburant shkaktoi një rrjedhje gazi, gjë që shkaktoi zjarr dhe më pas shpërthim si pasojë.
Kryeministrja Giorgia Meloni falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera emergjente për ndihmën në garantimin që “kjo ngjarje tragjike të mos kishte pasoja edhe më të rënda”.
Pompa mbante logon e kompanisë Eni, por nuk ishte në pronësi të grupit italian të energjisë, sqaroi kompania në një deklaratë. Pesë njerëz u vranë në dhjetor të vitit të kaluar nga një shpërthim në një depo karburanti të Eni afër Firences./ REL
foto ilustruese PAKISTAN- Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën kur një ndërtesë...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka ndaluar të martën një dërgesë armësh për Ukrain...
pamje nga vendngjarja TURQI- Reshjet e borës kanë përfshirë pllajat e verilindjes së Turqisë të hën...
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij u...
Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur pas bisedës telefonike me homologun e tij rus Vlad...
Foto ÇEKI- Pas Spanjës, Portugalisë dhe Francës një tjetër shtet ka probleme me energjinë elektrike. Mësohet...
pamje nga momenti BRITANI- Policia franceze ka hyrë në ujërat e cekëta të një plazhi në jug të Boulogne dhe k...
Foto ZVICËR- Bora dhe akulli që u grumbulluan në Alpet Zvicerane gjatë dimrit tashmë janë shkrirë, njoftoi agj...
Foto KINË- Kina përshëndeti të premten vendimin e Rusisë për t'u bërë vendi i parë që njeh qeve...
Foto TURQI- Zjarrfikësit në Turqi janë duke i vazhduar përpjekjet për t’i shuar zjarret që kanë përfshirë...