29 Tetor 2022, 21:29
Nga k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
MOGADISHU- Dy shpërthime makinash bombë në Ministrinë e Arsimit në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu vranë dhe plagosën shumë njerëz. Autoritetet thanë se grupi islamik 'al Shabaab', kreu sulmin. Zëdhënësi i Policisë, Sadiq Doodishe tha se autoritetet do të japin numrin e të vdekurve dhe numrin e të plagosurve në një moment të dytë. Agjencia shtetërore e lajmeve SONNA, tha se shpërthimet kishin shkaktuar dhjetra viktima civile duke përfshirë gazetarin e pavarur Mohamed Isse Kona.
Shpërthimi i parë goditi Ministrinë, më pas shpërthimi i dytë ndodhi kur mbërritën ambulancat dhe njerëzit u mblodhën për të ndihmuar viktimat. Një gazetar i Reuters, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes tha se dy shpërthimet ndodhën brenda disa minutave nga njëra-tjetra dhe thyen dritaret në afërsi.
Abdikadir Abdirahman, themeluesi i Shërbimit të Ambulancës Aamin, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se një shofer dhe një punonjës i ndihmës së parë u plagosën në shpërthimin e dytë, ndërsa ambulanca e tyre erdhi për të transportuar viktima nga bombardimi i parë.
Shpërthimet e së shtunës ndodhën në kryqëzimin Zobe, skenën e një shpërthimi masiv të al-Shabab në 2017 që vrau më shumë se 500 njerëz. Luftëtarët e grupit u dëbuan nga Mogadishu në vitin 2011, por ata vazhdojnë të organizojnë sulme ndaj objektivave ushtarake, qeveritare dhe civile./Reuter
somali
Bota
29 Tetor 2022, 21:29
F.M
Saifullah Paracha
PAKISTAN- Saifullah Paracha, 75 vjeç, i burgosuri më i vjetër i Guantanamos është liruar pas gati dy dekadash ...
Bota
29 Tetor 2022, 21:04
k.m.
Maurice Hastings
SHBA- Një burrë që kaloi më shumë se 38 vjet pas hekurave për një vrasje të ndodhur në vitin ...
Bota
29 Tetor 2022, 20:17
k.m.
Foto ilustruese
INDI- Një luan grabitqar rrëmbeu një fëmijë nga familja e tij duke nisur një aksion kërkimi për t&e...
Bota
29 Tetor 2022, 19:54
k.m.
Foto ilustruese
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se Moska do të pezullojë zbatimin e një marrëveshjeje të nd&eu...
Bota
29 Tetor 2022, 19:44
F.M
Koreja e Jugut
KOREJA E JUGUT- Të paktën 146 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur si pa...
Bota
29 Tetor 2022, 18:46
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur “të neveritshëm” sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares s&...
Bota
29 Tetor 2022, 18:45
k.m.
Foto ilustruese
Ukraina ka kryer një sulm "masiv" me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Seva...
Bota
29 Tetor 2022, 17:56
Ukrainë
UKRAINË- Ukraina ka kryer një sulm "masiv" me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimes&...
Bota
29 Tetor 2022, 17:14
Londra tha se pretendimi rus sipas së cilit personeli i marinës britanike hodhi në erë gazsjellësit Nord Stream muajin e kaluar, isht...
Bota
29 Tetor 2022, 14:06
d.a.
Bislimi
KOSOVË- Vendimi i ndryshuar i Qeverisë së Kosovës mbi riregjistrimin e targave, i prezantuar ditën e djeshme nga kryeminis...