8 Nëntor 2024, 22:27
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet më 1 nëntor. Ata i bëjnë thirrje qeverisë për përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, dhe kryeministrit të Serbisë, Milos Vuçeviç. Siç shihet edhe në foto pjesëmarrësit e protestës, të udhëhequr nga organizatorët kanë lyer urën me ngjyrë të kuqe, duke lënë gjurmë të duarve të përgjakura.
Me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkruar mbi urë mesazhe kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç Disa nga mesazhet janë: “pushteti absolut, përgjegjësi absolute”, “vitet e heshtjes përfundojnë me një minutë heshtje” si dhe “duart e tua janë të përgjakura”. Stacioni Hekurudhor në Novi Sad u hap solemnisht në muajin korrik të vitit 2024, pas një rindërtimi trevjeçar. Shkaqet e shembjes së tendës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad ende nuk dihen.
Deri më 5 nëntor, Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka marrë në pyetje 48 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit, drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Novi Sad, përgjegjësit në “Hekurudhat e Serbisë” dhe “Infrastrukturën e Hekurudhave të Serbisë”, si dhe përgjegjësit për ekzekutimin e punimeve për shkak të aksidentit të 1 nëntorit.
Pas aksidentit, në Novi Sad dhe Beograd janë zhvilluar disa protesta nga aktivistët, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë për përgjegjësi. Gjatë protestës së 5 nëntorit në Novi Sad ndodhën incidente kur grupe burrash, kryesisht me maska dhe kapuçë, hodhën mjete piroteknike, gurë dhe sende të tjera drejt ndërtesës së Komunës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Gjithashtu për shkak të trazirave para ndërtesës së Komunës së Novi Sadit më 5 nëntor, u arrestuan 14 persona.
proteste ne serbi
Bota
8 Nëntor 2024, 22:27
ZH.LL
Zelensky dhe Starmer
UKRAINË- Qeveria ukrainase beson se marrëdhënia e saj me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ësh...
Bota
8 Nëntor 2024, 22:31
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Më shumë se 130 tani është konfirmuar se janë shkatërruar nga zjarret e egra në periferi të L...
Bota
8 Nëntor 2024, 22:28
M.B
Takimi ndërmjet presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski. Budapest, 7 nëntor 2024.
SHKU...
Bota
8 Nëntor 2024, 22:18
M.B
Dimal Basha
KOSOVA- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit t&eu...
Bota
8 Nëntor 2024, 21:50
E. D
Donald Trump
SHBA- Një komplot i qeverisë iraniane për të punësuar vrasës për të vrarë Donald Trump u pengua v...
Bota
8 Nëntor 2024, 21:06
ZH.LL
Princi i Uellsit, William
BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështir&...
Bota
8 Nëntor 2024, 21:10
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:50
ZH.LL
Flamuri i BE-së në Selinë në Bruksel
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një prob...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:33
E. D
Joe Biden dhe Kamala Harris
SHBA- Ndihmësit e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris po fajësojnë njëri...
Bota
8 Nëntor 2024, 20:14
E. D
Elon Musk
SHBA- Manjati i teknologjisë, Elon Musk iu bashkua telefonatës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ...