LIVE UPDATES
Bota

Shkupi përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i jashtëm i Maqedonisë së Verriut, Bujar Osmani e cilësoi si të jashtëzakonshëm takimin e pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës më të madhe globale të sigurisë, OSBE. Sepse, në të kaluarën as nuk është debatuar se kush merr pjesë dhe kush jo. Kjo është kështu tani për shkak të sfidave, konflikteve dhe luftërave, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

18 Nëntor 2023, 21:03 Nga a.l
Shkupi përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut për përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së që do të mbahet në fund të muajit në Shkup. Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së ka dilema për të ardhmen e organizatës, për shkak të mundësisë së bllokimit të vendimeve. Takimi për Shkupin zyrtar do të jetë historik; asnjëherë më parë nuk ka pasur një konferencë të këtij formati.

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i jashtëm i Maqedonisë së Verriut, Bujar Osmani e cilësoi si të jashtëzakonshëm takimin e pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës më të madhe globale të sigurisë, OSBE. Sepse, në të kaluarën as nuk është debatuar se kush merr pjesë dhe kush jo. Kjo është kështu tani për shkak të sfidave, konflikteve dhe luftërave, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

“Në këtë Këshill Ministror nuk do të diskutohet shumë për politikë. Do të diskutohet për të ardhmen e organiztës. Do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë si e tillë. Duke pasur parasysh se është organizata më e madhe botërore e rajonale e sigurisë, kjo flet shumë se sa është rendësishme kjo temë. Prandaj, sensibilizimi i opinionit publik se kush do të jetë në këtë Këshill Ministror është pak sa më i madh”, thotë z. Osmani.

OSBE-ja vendimet i merr me konsensus dhe mjafton që një shtet të jetë kundër secilit propozim për të ardhmen e organizatës – atëherë nuk do të ketë vendime. Kjo gjë nuk përjashtohet të ndodh në takimin e nivelit të lartë në Shkup.

Zoti Osmani ende nuk mund të konfirmojë nëse Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të jetë i pranishëm në takim, me që aeroplani i tij nuk lejohet të ulet në Shkup për shkak të sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve ndaj Rusisë, të cilave iu është bashkuar Maqedonia e Veriut.

“Është herët për të konfirmuar se a do të jetë apo jo (Sergei Lavrov); besoj se javën e ardhshme do të jetë më e qartë, kurse sa i përket Sekretarit (amerikan të Shtetit, Anthony) Blinken, vlen ajo që kam thënë më përpara se nuk kam tregues se nuk do të vijë. Deri tani të gjitha indikacionet janë se ai do të jetë në Shkup. Dhe kjo për ne është shumë me rëndësi”, u shpreh zoti Osmani.

Ministri Osmani thotë se kjo ngjarje do të jetë kurorë e kryesimit me OSBE-në që ka pozicionuar vendin si një ndër lojtarët kyç në skenën ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut po përgatitet për këtë takim të madh ku pritet të jenë të pranishëm rreth një mijë përfaqësues të delegacioneve nga vendet anëtare të OSBE-së. 30 nëntori dhe 1 dhjetori janë shpallur ditë jo pune për shkak të regjimit në trafikun e kryeqytetit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së pjesëmarrësve në konferencë.

Posta e Maqedonisë së Veriut përuroi të shtunën një pullë të posaçme postare përkushtuar kryesimit të vendit me OSBE-në dhe takimit të pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës:

“’Fjala është për njerëzit’ është motoja për çka synojmë të gjithë së bashku. Jetojmë në kohë të trazuara, kohë konfliktesh dhe krizash; dora e zgjatur, humanizmi dhe mbrojtja e njerëzve nuk njeh kufij. Të udhëhequr nga këto ambicje ne në Postë nëpërmjet kësaj pulle postare shtrijmë dorën e miqësisë dhe dhembshurisë për të gjitha ata që kanë nëvojë”, thot drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi./ VOA

bujar osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet