LIVE UPDATES
Bota

Shkup: Thirrje për vaksinim pas rasteve me kollën e keqe

Numri i vogël i fëmijëve të vaksinuar me këtë vaksinë, por edhe me të gjitha vaksinat e tjera pas pandemisë, është një nga arsyet e shfaqjes së kollës së keqe, sëmundje kjo e cila me zbulimin e vaksinës konsiderohet pothuajse e zhdukur.

13 Janar 2024, 16:39 Nga Zërijeta Hajro Jajaga
Shkup: Thirrje për vaksinim pas rasteve me kollën e keqe
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal. Por, për mjekët pediatër shqetësues është fakti se janë regjistruar dy raste te fëmijët me infeksionin ‘pertusis’, të njohur edhe si kolla e keqe. Të dyja rastet e fëmijëve të prekur nga kolla e keqe, një në Kërçovë dhe një foshnje 6- muajshe në Shkup, nuk e kanë marrë vaksinën DTP që mbron nga bakteret që shkaktojnë tri sëmundje ku bën pjesë edhe pertusis ose kolla e keqe. Numri i vogël i fëmijëve të vaksinuar me këtë vaksinë, por edhe me të gjitha vaksinat e tjera pas pandemisë, është një nga arsyet e shfaqjes së kollës së keqe, sëmundje kjo e cila me zbulimin e vaksinës konsiderohet pothuajse e zhdukur. Në bazë të të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik maqedonas, mbulimi i popullsisë me vaksinim primar është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat ku bën pjesë ajo kundër verdhëzës ose hepatitit B, vaksinën kundër gripit, vaksinën e trefishtë kundër difterisë, tetanusit dhe kollës së keqe (DTP ) dhe vaksina MRP kundër fruthit, si dhe atë kundër virusit papilloma humane (HPV). Që të arrihet imunizimi kolektiv duhet të jetë e vaksinuar mbi 95 për qind e popullsisë.

“Sipas raportit vjetor për vaksinimin e kryer në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022, mbulimi me vaksinim primar me tri doza të vaksinës DTP është vetëm 83.9 për qind në nivel të shtetit. Prindërit duhet t’i kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe nëse e kanë humbur një dozë vaksine ose nuk i kanë vaksinuar fare, në atë rast menjëherë duhet të telefonojnë qendrën e vaksinimit dhe ta vaksinojnë fëmijën sipas kalendarit të vaksinimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Kristina Stavridis, nga Instituti për Shëndet Publik.

Autoritetet shëndetësore, krahas thirrjeve për vaksinimin me kohë të fëmijëve, nga prindërit kërkojnë që mos bien pre e dezinformatave për sigurinë e vaksinave.

“Prindërit duhet të besojnë në vaksina, pasi vaksinimi i fëmijëve është forma më e sigurt dhe më e mirë për mbroje nga epidemitë, përkatësisht të mos ketë përhapje të sëmundjes dhe shfaqjes së pasqyrës së rëndë nga kolla, si te fëmijët ashtu edhe te foshnjat”, thotë për Radion Evropa e Lirë, mjeku Shpëtim Rexhepi.

Ai thekson se kolla e keqe mund të parandalohet me sukses përmes vaksinimit të rregullt duke ua kujtuar prindërve se vaksinimi kundër kësaj sëmundjeje bëhet me tri doza, në moshën 2, 4 dhe 6 muajsh. Më pas bëhen dy rivaksinime, e para në moshën 18-muajshe dhe e dyta në moshën 7- vjeçare, gjegjësisht në klasën e dytë./ REL

maqedonia e veriut vaksinim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet