LIVE UPDATES
Bota

Shenjat që tregojnë për shkëmbim eventual të burgosurish mes Rusisë dhe Perëndimit

Avokatët mbrojtës të disa personave të profilit të lartë që mbahen në burgjet ruse kanë thënë se vendndodhja e klientëve të tyre ishte e panjohur, një situatë që shpesh lind kur të burgosurit zhvendosen.

1 Gusht 2024, 13:52 Nga r.ll
Shenjat që tregojnë për shkëmbim eventual të
foto ilustruese

RUSI- Nëntë aktivistë rusë dhe një shtetas amerikan janë zhvendosur papritur nga burgjet ruse ditët e fundit, si dhe rusë të tjerë të mbajtur në burgjet e SHBA janë zhdukur nga bazat e të dhënave të burgjeve, duke nxitur spekulimet se një shkëmbim i madh i të burgosurve që përfshin Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera evropiane, mund të jenë në zhvillim e sipër.

Asnjë zyrtar qeveritar në Uashington, Moskë apo gjetkë nuk ka komentuar mundësinë e një shkëmbimi; megjithatë, analistët më 1 gusht vunë në dukje shenjat që sugjeronin se atë që mund të jetë më i madhi i këtij lloji që nga Lufta e Ftohtë.

"Unë ende nuk kam asnjë koment për këtë temë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 1 gusht, kur u pyet nga gazetarët lidhur me këtë.

Avokatët mbrojtës të disa personave të profilit të lartë që mbahen në burgjet ruse kanë thënë se vendndodhja e klientëve të tyre ishte e panjohur, një situatë që shpesh lind kur të burgosurit zhvendosen. Në mesin e tyre janë aktivistë të opozitës, përfshirë Vladimir Kara-Murza dhe Ilya Yashin e të tjerë.

Olga Karlova, avokate e ish-marinsit amerikan, Paul Whelan, tha më 31 korrik se ajo nuk e di se ku është klienti i saj dhe se autoritetet në burgun në rajonin Mordovia ku ai ishte i burgosur, i kanë injoruar kërkesat për të konfirmuar nëse ai ndodhet në burg.

Whelan, i cili po vuan një dënim me burgim prej 16 vjetësh për spiunazh që ai dhe Uashingtoni e mohojnë, është një nga më se 10 shtetasit amerikanë që aktualisht mbahen nëpër burgjet ruse, të akuzuar ose të dënuar për akuza që variojnë nga posedimi i drogës dhe vjedhja e deri te tradhtia dhe spiunazhi.

Në shumë raste, akuzat kundër amerikanëve, të cilat përfshijnë reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, dhe redaktoren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, janë etiketuar nga punëdhënësit e tyre ose nga Qeveria amerikane si të sajuara ose të motivuara politikisht.

Disa nga dënimet tejkalojnë atë që ekspertët ligjorë thonë se do të ishte normale.

“Shpresojmë që të gjithë të burgosurit politikë të mbajtur padrejtësisht, veçanërisht gazetarët si Alsu dhe Evan, të kthehen te të dashurit e tyre. Gazetaria nuk është krim”, tha më 1 gusht presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus.

“Tre gazetarëve të tjerë të Radios Evropa e Lirë padrejtësisht pas hekurave – dy në Bjellorusi dhe një në Krimenë e kontrolluar nga Rusia – u themi se nuk jeni të harruar. Radio Evropa e Lirë do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar lirimin tuaj dhe për t'ju ribashkuar me familjet tuaja”, theksoi ai.

Vetëm disa orë pasi u zbulua zhdukja e Whelanit, avokati mbrojtës i Kara-Murzait, një shtetas i dyfishtë ruso-britanik, tha se atij nuk iu lejua të hynte në burgun e Omskut për të parë klientin e tij, i cili vitin e kaluar u dënua me 25 vjet burgim për tradhti dhe akuza të tjera.

Më 1 gusht, një grup avokatësh rusë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut të njohur si Pervy Otdel postuan një mesazh në Telegram duke vënë në dukje gjurmën e fluturimit të një aeroplani Antonov që më parë ishte përfshirë në shkëmbime të tjera të burgosurish.

"Një aeroplan An-148, i cili dyshohet se ishte përdorur për shkëmbimin e mëparshëm të të burgosurve politikë, u ngrit nga Kaliningradi në Moskë më 1 gusht", tha Pervy Otdel.

Avioni, me numrin RA-61727, u nis më pas për në Moskë, tha grupi, gjë që "mund të tregojë se shkëmbimi i të burgosurve politikë ka ndodhur në kufirin me Poloninë".

Të dhënat nga faqja e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, konfirmuan lëvizjet e avionit, ndërsa media ruse, Agenstvo, raportoi se disa avionë specialë të Qeverisë ruse ditët e fundit kanë udhëtuar drejt dhe nga rajonet ku gjenden burgjet në të cilat mbahen disidentët.

Ndërkohë, katër rusë të akuzuar ose burgosur në Shtetet e Bashkuara janë zhdukur nga një bazë të dhënash e të burgosurve që operohet nga Byroja Federale e Burgjeve të SHBA.

Në mesin e këtyre katër të burgosurve është Vladislav Klyushin, një sipërmarrës TI i lidhur me Kremlinin që vuan një dënim shumëvjeçar për akuza për tregti të brendshme, dhe Aleksandr Vinnik, i cili kohët e fundit u deklarua fajtor për akuzat për pastrim parash dhe ka qenë i lirë në pritje të dënimit.

Shkëmbimi më i madh i të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë ndodhi në vitin 2010 dhe përfshinte gjithsej 14 persona.

Në atë shkëmbim, Shtetet e Bashkuara liruan 10 rusë, përfshirë edhe Anna Chapman. Sergei Skripal, një oficer i inteligjencës ushtarake ruse i dënuar për spiunazh për Britaninë, ishte në mesin e katër personave të liruar nga Moska.

Marrë nga REL.

shkembim te burgosurish

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës