LIVE UPDATES
Bota

SHBA, raporti: Përpjekje për ta shndërruar në vepër penale procesin normal të mbledhjes së informacionit nga gazetarët

Incidentet dhe ndikimi i tyre në aftësinë e gazetarëve për të mbuluar lajmet, janë detajuar në një raport të publikuar të mërkurën nga “U.S. Freedom Tracker”, (Gjurmuesi i lirisë së shtypit në SHBA), një grup i pavarur që monitoron lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara.

21 Dhjetor 2023, 22:27 Nga I.A
SHBA, raporti: Përpjekje për ta shndërruar në vepër
Gazete

SHBA- Në të gjithë Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, të paktën 12 gazetarë u përballën me arrestime ose akuza të lidhura me mbledhjen e informacionit nga ana e tyre. Pjesa më e madhe, punonin për mediat lokale.

Incidentet dhe ndikimi i tyre në aftësinë e gazetarëve për të mbuluar lajmet, janë detajuar në një raport të publikuar të mërkurën nga “U.S. Freedom Tracker”, (Gjurmuesi i lirisë së shtypit në SHBA), një grup i pavarur që monitoron lirinë e shtypit në Shtetet e Bashkuara.

Grupi me qendër në Nju Jork, ka dokumentuar ato që e cilëson si shkelje të lirisë së shtypit që nga viti 2017. Sipas raportit, shumë nga rastet këtë vit përfshinin përpjekje për të penguar gazetarët që të angazhoheshin në praktika normale raportimi që nga bërja e pyetjeve deri tek investigimi i zyrtarëve publikë. Në të përmenden rreth 30 raste të gazetarëve apo përfaqësuesve të organeve të mediatike, që ishin thirrur dhe u ishte kërkuar të identifikonin burimet, ose të dorëzonin materialet mbi të cilat kishin bazuar artikujt e tyre.

Ajo që ishte interesante këtë vit ishte përpjekja e dukshme për ta konsideruar vepër penale procesin normal të mbledhjes së informacionit për publikim”, thotë Stephanie Sugars, autore e raportit.

Numri i rasteve të gazetarëve të arrestuar është më i ulët se vitet e kaluara, kur grupi dokumentoi me dhjetëra të tilla që përfshinin gazetarë që kishin mbuluar protesta në shkallë të gjerë. Megjithatë, gjetjet janë shqetësuese, thonë përfaqësuesit e grupimit jopartiak.

Në një rast që daton prej muajit tetor, policia arrestoi botuesin e një gazete dhe një gazetar në një qytet të vogël të Alabamës, për publikimin e një artikulli, që autoritetet thanë se përmbante prova konfidenciale të një jurie të madhe.

Ndonëse rrjedhja e informacionit mund të jetë e paligjshme, nuk përbën vepër penale për mediat që ta publikojnë atë, për sa kohë që gazetarët nuk janë të përfshirë në mënyrë të paligjshme në marrjen e materialeve, thonë ekspertët e shtypit.

Në një tjetër rast, një gazetari të një gazete në Ilinois i ishte kërkuar të paraqitej në gjykatë sepse u kishte bërë shumë pyetje zyrtarëve të qytetit, në lidhje me përmbytjet e muajit tetor.

"Ky është një proces normal i mbledhjes së informacionit nga gazetarët", i tha Zërit të Amerikës zonja Sugars nga Nju Jorku.

Në rastin e Ilinois, akuzat u hodhën poshtë.

Në një incident tjetër në Ohajo, korrespondenti i rrjetit mediatik “NewsNation” Evan Lambert ishte urdhëruar të ndalonte një transmetim të drejtpërdrejtë ndërsa Guvernatori Mike DeWine po jepte një konferencë për shtyp në muajin shkurt. Oficerët e sigurisë e shtrinë në tokë zotin Lambert dhe i vunë prangat, duke e arrestuar.

Më pas guvernatori shprehu shqetësimin e tij mbi rastin dhe tha se nuk kishte qenë në dijeni të incidentit në kohën kur ai kishte ndodhur.

Zoti Lambert ngriti një padi në nëntor lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë në prill, një gjykatës në Arizona nxorri një urdhër ndalimi ndaj një gazetari lokal, pasi ai po investigonte lidhur me një çështje që kishte të bënte me vendin se ku banonte senatori i këtij shteti. Më vonë, një tjetër gjykatës, e hodhi poshtë masën e ndalimit. Në korrik, dy gazetarë në Kaliforni u akuzuan nga një sindikatë e policisë lokale për përndjekje, lidhur me përpjekjet për të kontaktuar një oficere policie, në shtëpinë e saj.

“Përpjekjet për të kriminalizuar aktivitetet rutinë gazetareske, të tilla si kontaktimi i zyrtarëve publikë ose subjekteve të lajmeve, dërgojnë një sinjal frike në atë që konsiderohet si baza e mbledhjes së informacionit”, shkruante zonja Sugars në raport.

Një faktor tjetër që lidh shumë nga rastet në raportin e paraqitur nga grupi mbi lirinë e shtypit është se shumica e incidenteve kanë ndodhur në nivel lokal, duke prekur kompani mediatike të vogla ose rajonale.

Sipas zonjës Sugars kjo ka të ngjarë të jetë një nënprodukt i rënies së mbulimit të lajmeve lokale.

Shtetet e Bashkuara kanë humbur më shumë se një të katërtën e gazetave që nga viti 2005 dhe deri në vitin 2025, pritet të humbasin një të tretën e rreth 6 mijë gazetave të mbetura, kryesisht të përjavshme, që shtypen e dalin në treg, sipas një raporti të projektit Iniciativa Lokale e Lajmeve e Universitetit Northwestern.

"Kjo mungesë e mbikëqyrjes se vazhdueshme ka krijuar një atmosferë ku zyrtarët lokalë ndihen sikur nuk kanë më përgjegjësi për t'iu përgjigjur pyetjeve", tha zonja Sugars.

Ekspertët e Amendamentit të Parë thonë se shkelje të tilla e bëjnë më të vështirë për gazetarët që të bëjnë punën e tyre.

"Edhe nëse kemi të bëjmë me raste shkeljesh nga ana e strukturave ligjzbatuese, sërisht kjo dëmton rolin e shtypit si mbikëqyrës”, tha Gabe Rottman i Komitetit të Gazetarëve për Lirinë e Shtypit.

Zoti Rottman, i cili është drejtor i Projektit mbi Teknologjinë dhe Lirinë e Shtypit në këtë organizatë, tha se është e rëndësishme që zyrtarët qeveritarë të kuptojnë rolin që luajnë gazetarët në komunitetin e tyre.

Sipas “Gjurmuesi i Lirisë së Shtypit”, në 2023 janë arrestuar apo janë ngritur akuza ndaj një numri më të vogël gazetarësh sesa në vitet e fundit.

Por shkelje të tjera – të tilla si bastisja nga policia e një gazetë të qarkut Marion në Kansas – tregojnë se Amendamenti i Parë ende përballet me sulme, thonë analistët.

Që kur “Gjurmuesi i Lirisë së Shtypit”, filloi monitorimin e shkeljeve në vitin 2017, vitet më problematike për arrestime ishin 2017-ta, 2020-ta dhe 2021-i, vite të cilat u shoqëruan me protesta në shkallë të gjerë.

Mbulimi i protestave është detyra më e rrezikshme për gazetarët në Shtetet e Bashkuara, sipas zonjës Sugars.

Ajo thotë se arrestimet ose veprimet ligjore kundër medias duhet të shqetësojnë të gjithë edhe nëse gazetarët ndodhen me mijëra kilometra larg, pasi shkeljet e lirisë së shtypit në një cep të vendit, rrezikojnë të inkurajojnë autorët e mundshëm të tyre, gjetkë.

"Çdo shkelje mund të jetë një hap drejt një tjetre", tha zonja Sugars. Ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve në vitin 2024, tha zonja Sugars, organizata do të vazhdojë të monitorojë nga afër shkeljet e lirisë së shtypit.

Marrë nga VOA

u.s. freedom tracker stephanie sugars

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës