LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Kongresi debaton ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në vitin e dytë, në Kongresin amerikan kanë filluar të shfaqen ndasitë partiake. Disa republikanë thonë se SHBA-ja nuk ka siguruar armë të mjaftueshme për Ukrainën në kohën e duhur.

1 Mars 2023, 18:14 Nga a.l
SHBA, Kongresi debaton ndihmën ushtarake për Ukrainën
avioni ushtarak

SHBA-  Komisioni i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve mbajti një seancë me zyrtarë të lartë të Pentagonit për të diskutuar mbi dhjetëra miliarda dollarë që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në ndihmë sigurie për Ukrainën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb mendimet e anëtarëve mbeten të ndara sipas vijave partiake për gjithçka, që nga ndihma e vazhdueshme deri te lloji i trajnimit dhe pajisjeve që duhen ofruar këtej e tutje.

Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në vitin e dytë, në Kongresin amerikan kanë filluar të shfaqen ndasitë partiake. Disa republikanë thonë se SHBA-ja nuk ka siguruar armë të mjaftueshme për Ukrainën në kohën e duhur.

Ky hezitim vetëm e ka zgjatur luftën dhe ka rritur koston në dollarë dhe jetë të humbura. Ky konflikt duhet të përfundojë dhe presidenti duhet të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që duhet për ta përfunduar me fitore”, thotë kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura, republikani Mike Rogers.

Republikanë të tjerë i thonë Zërit të Amerikës se SHBA ka shpenzuar shumë për luftën.

Unë mendoj se ne duhet ta reduktojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha ligjvënësi Matt Gaetz.

Edhe demokratët vetë nuk pajtohen se si t’i shpenzojnë paratë. Për shembull, lidhur me çështjen e nxehtë nëse SHBA ose NATO duhet t’i ofrojnë Ukrainës avionët F-16, ligjvënësi demokrat Adam Smith thotë se paratë e ndihmës do të shpenzoheshin më mirë për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ne nuk mund të dërgojmë gjithçka që na kërkohet sa hap e mbyll sytë pa e menduar. Ne analizojmë dhe u dërgojmë ukrainasve atë që u duhet vërtet”, thotë ai.

Ndërsa të tjerët thonë se SHBA duhet të trajnojë menjëherë pilotët ukrainas për avionët F-16.

“T’i trajnojmë fillimisht dhe t’u japim fleksibilitetin Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë të NATO-s për ta marrë atë vendim më vonë nëse duan”, thotë ligjvënësi demokrat Ted Lieu.

Kreu i zbulimit ushtarak ukrainas i tha Zërit të Amerikës së fundmi se avioni F-16 nuk është avioni më i përshtatshëm për ta.

Ne kemi nevojë për avionë sulmues. F-16 dhe sisteme të ngjashme nuk janë avionë sulmues. Avionët sulmues amerikanë janë para së gjithash avionët A-10 Thunderbolt II dhe helikopterë sulmues”, tha Kyrylo Budanov.

Dhe ndërsa lufta vazhdon, zyrtarët e administratës amerikane thonë se duan të dërgojnë armë të reja për Ukrainën, ndërkohë që plotësojnë municionet për armët më efektive në fushën e betejës.

“Nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë ose shihet si e suksesshme në Ukrainë, ajo do të inkurajojë agresorët e tjerë gjetkë të bëjnë veprime të ngjashme”, thotë nënsekretari i Mbrojtjes, Colin Kahl.

Një nga arsyet e shumta pse zyrtarët amerikanë zotohen të mbështesin Ukrainën “për aq sa të duhet”./VOA

carla babb

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës