LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Kina përmirësoi operacionet e spiunazhit në Kubë me objektiv Shtetet e Bashkuara

Të dhënat u bënë të njohura nga një zyrtar i administratës së Presidentit Biden i cili i bëri komentet në kushte anonimiteti. Zyrtari amerikan tha se operacioni i Kinës në Kubë për mbledhjen e të dhënave ishte "i mirëdokumentuar" kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në vitin 2021. “Është një çështje e trashëguar nga kjo administratë”.

12 Qershor 2023, 22:54 Nga I.A
SHBA: Kina përmirësoi operacionet e spiunazhit në Kubë me
Xi Jinping

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se në vitin 2019 Kina i përmirësoi operacionet e saj të spiunazhit në Kubë, që kanë si objektiv Shtetet e Bashkuara, edhe pse Pekini i hodhi poshtë pretendimet se po zhvillonte një operacion të mbledhjes së të dhënave në shtetin ishull.

Të dhënat u bënë të njohura nga një zyrtar i administratës së Presidentit Biden i cili i bëri komentet në kushte anonimiteti. Zyrtari amerikan tha se operacioni i Kinës në Kubë për mbledhjen e të dhënave ishte "i mirëdokumentuar" kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në vitin 2021. “Është një çështje e trashëguar nga kjo administratë”.

“Ishte vlerësimi ynë që, megjithë ndërgjegjësimin për përpjekjet bazë dhe disa përpjekje për të adresuar këtë sfidë” gjatë mandatit të ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, “ne nuk po bënim përparim të mjaftueshëm dhe kishim nevojë për një qasje më të drejtpërdrejtë”, tha zyrtari.

“Brenda disa muajsh, ne e bëmë këtë, dhe e kemi zbatuar këtë qasje që atëherë në heshtje, me kujdes, por me rezultate”, tha zyrtari. “Strategjia jonë i ka bazat tek diplomacia. Jemi angazhuar dhe kemi shkëmbyer informacione në nivele të larta me qeveri që po marrin në shqyrtim mundësinë e një baze kineze”.

Zyrtari tha se ekspertët amerikanë vlerësojnë se përpjekjet tona diplomatike e kanë ngadalësuar Kinën dhe se Pekini nuk ka arritur objektivin që kishte shpresuar në përpjekjet e tyre për spiunazh. Por zyrtari tha se: “Ka ende sfida dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar” lidhur me përpjekjet e Kinës në Kubë. Kina “do të vazhdojë të përpiqet të rrisë praninë e saj në Kubë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për ta penguar atë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha në një konferencë shtypi se pretendimet për përpjekje spiunazhi në Kubë ishin të rreme dhe se Shtetet e Bashkuara po jepnin informacione kontradiktore. Komentet e zëdhënësit Wang vijnë disa ditë pasi një zyrtar i administratës së Presidentit Biden tha se prej disa kohësh Kina kishte kryer operacione spiunazhi nga Kuba, vend i cili ndodhet rreth 160 kilometra larg nga Florida.

Në një postim në rrjetin Twitter të shtunën, Zëvendësministri i Jashtëm kuban Carlos Fernández de Cossío e quajti akuzën “spekulim shpifjesh”. Zhvillimet vijnë ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë së shpejti Pekinin. Planet e tij të mëparshme për të vizituar Kinën në shkurt u anuluan mes një rritjeje tensionesh pasi një balonë spiune kineze fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA

shba kina kube

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale