LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Kievi dhe NATO, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim: Nuk është në pozita për t'i thënë Ukrainës çfarë duhet të bëjë për të sjellë paqen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e hodhi poshtë propozimin që e cilësoi “një ultimatum të Putinit për të dorëzuar më shumë territor”.

15 Qershor 2024, 08:15 Nga r.ll
SHBA, Kievi dhe NATO, refuzojnë ofertën e Putinit për
lloyd austin

SHBA- Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe NATO-ja kanë hedhur poshtë kushtet për një armëpushim në Ukrainë të vendosura të premten nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se do të ndalte sulmin në Ukrainë me kusht që Kievi të tërhiqet nga territoret e pretenduara nga Moska dhe të heqë dorë nga përpjekjet për t'u anëtarësuar në NATO.

"Putini ka pushtuar, okupuar ilegalisht, territorin sovran të Ukrainës. Ai nuk është në asnjë pozitë për t'i diktuar Ukrainës se çfarë duhet të bëjnë për të sjellë paqen", tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në fund të një takimi të NATO-s në Bruksel.

“Ai mund t'i japë fund kësaj sot, nëse do të vendoste ta bënte këtë, dhe ne i bëjmë thirrje që ta bëjë këtë dhe të largohet nga territori sovran ukrainas".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e hodhi poshtë propozimin që e cilësoi “një ultimatum të Putinit për të dorëzuar më shumë territor”.

Zoti Putin tha se propozimi i tij synon "zgjidhje përfundimtare" për konfliktin në Ukrainë dhe jo "ngrirjen e tij" dhe theksoi se Kremlini është "i gatshëm të fillojë negociatat pa vonesë".

"Do t’i ndërmerrnim këto hapa në mënyrë të menjëhershme", tha zoti Putin në një fjalim në ministrinë e Jashtme ruse në Moskë.

Këto deklarata zoti Putin i bëri në një kohë që udhëheqësit e 7 vendeve më të industrializuara u takuan në Itali dhe ndërsa Zvicra përgatitet të presë shumë udhëheqës botërorë, por jo nga Rusia, në një takim ku do të diskutohet mbi hapat e parë drejt paqes në Ukrainë.

Ndër të tjera, në kushtet për vendosjen e paqes, udhëheqësi rus renditi kërkesën që Kievi të mos ketë armë bërthamore, të kufizojë forcën ushtarake dhe të mbrojë interesat e popullsisë rusisht-folëse në Ukrainë.

Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e “marrëveshjeve themelore ndërkombëtare” dhe të gjitha sanksionet perëndimore kundër Rusisë duhet të hiqen, tha zoti Putin.

“Ne po bëjmë thirrje për ta lënë pas këtë periudhë tragjike të historisë dhe për të rikthyer, hap pas hapi, unitetin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe Evropës në përgjithësi”, tha ai.

Këto komente shënuan një rast të rrallë në të cilin zoti Putin parashtroi qartë kushtet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë, por nuk përfshijnë ndonjë kërkesë të re. Kremlini ka thënë më parë se Kievi duhet të njohë kontrollin e Moskës mbi territor dhe të heqë dorë nga synimi për anëtarësim në NATO.

Presidenti Zelenskyy, i cili ndodhet në Itali për takimin e G7, tha se propozimi i Putinit nuk ishte një propozim i ri dhe bëhej në formë "ultimatumi". "Ajo që kërkon Putini është t'i japim një pjesë të territoreve tona, të pushtuara dhe të pa pushtuara, duke folur për disa rajone të vendit tonë," tha ai.

Përveç anëtarësimit në NATO, Ukraina kërkon që forcat ruse të largohen nga territori i saj, përfshirë Krimenë që u aneksua ilegalisht në 2014, rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës dhe që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha në selinë e NATO-s në Bruksel se zoti Putin “ka pushtuar ilegalisht territorin sovran të Ukrainës. Ai nuk është në pozita për t'i diktuar Ukrainës se çfarë duhet të bëjë për rikthimin e paqes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shtoi se “ky nuk është një propozim për paqe. Ky është një propozim për më shumë agresion, më shumë pushtim dhe në një farë mënyre tregon se qëllimi i Rusisë është të kontrollojë Ukrainën”.

Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet që aneksoi ilegalisht në vitin 2022, por zoti Putin këmbënguli të premten se Kievi duhet të tërhiqet plotësisht prej tyre dhe në thelb t'ia dorëzojë Moskës sipas kufijve të tyre administrative.

Në Zaporizhzhia në juglindje, Rusia ende nuk e kontrollon qendrën e rajonit me 700,000 banorë dhe në rajonin fqinj Kherson, Moska u tërhoq nga qyteti më i madh i tij, me të njëjtin emër, në nëntor të vitit 2022./VOA

shba nato lufta ukrain-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës