15 Qershor 2024, 07:50
Nga M.B
Armët
KOSOVA- Policia e Kosovës, pas informacioneve të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka gjetur dhe sekuestruar dje një sasi armatimi në veri të Mitrovicës, që ishte fshehur nga ish-pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e gjetura dhe të konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se kanë qenë aty për një kohë të gjatë. Ai ka thënë se dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviç dhe Marijan Radojeviç, e që janë në kërkim.
“Që të dyja lokacionet kanë emra, lokacioni i parë lidhet me emrin Marijan Radojeviç, ndërsa lokacioni i dytë ndërlidhet me Zharko Cvetkoviç… dhe që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës… Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty për një kohë më të gjatë”, ka thënë Elshani.
Nga armatimi i prezantuar ka armë të gjata të kalibrave të ndryshme, pistoleta, granata dore etj. Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, ku anë gjetur tri armë të gjata AK-47, katër karikatorë me 60 fishekë, një krehër me 11 fishekë, një këllëf revoleje, një çantë ushtarake.
Ndërsa në vendndodhjen e dytë janë gjetur një rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me një karikator me tetë fishekë, tre karikatorë me nga tetë fishekë, dy karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjata, 10 krehër me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë), një kuti me fishekë 7×62, katër pastruese të armës, kuti me lëndë të dyshimtë.
Në vendndodhjen e tretë janë gjetur armë e gjatë me bajonetë, një pistoletë me dy karikatorë me nga tetë fishekë 7×62 dhe një fotrollë, çantë e zezë me pajisje për pastrim të armës, dy kuti me nga 50 fishekë 7×62, tre karikatorë me fotrolla me nga tetë fishekë, armë e gjatë gjuetie me çantë.
banjska
Bota
15 Qershor 2024, 07:26
M.B
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg...
Bota
15 Qershor 2024, 07:31
r.ll
kate midleton
BRITANI- Princesha e Uellsit njoftoi të premten se po bën përparim të mirë me kurën ndaj kancerit dhe se do t&e...
Bota
15 Qershor 2024, 07:12
r.ll
lideret e g7
ITALI- Drejtuesit e vendeve të Grupit të Shtatëshes përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimi...
Bota
14 Qershor 2024, 22:52
E. D
Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se rreth 700,000 trupa janë aktualisht të p&eum...
Bota
14 Qershor 2024, 22:43
r.ll
foto ilustruese
FINLANDË- Një 34-vjeçar i ekstremit të djathtë ka sulmuar dhe plagosur rëndë me thikë ...
Bota
14 Qershor 2024, 22:34
E. D
pamje nga vendngjarja
KOSOVË- Policia e Kosovës gjatë një operacioni në veri të vendit ka sekuestruar sërish një ar...
Bota
14 Qershor 2024, 22:18
r.ll
kyriakos mitsotakis
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas rezultatit të zgjedhjeve europiane ka kryer një rioganizim t&eum...
Bota
14 Qershor 2024, 22:13
E. D
Zachary Fritz
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një burrë qëlloi 50 herë me thikë gruan etij. Gj...
Bota
14 Qershor 2024, 22:07
r.ll
vladimir putin dhe kim jong un
KOREA E VERIUT- Kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vizitoi Rusinë lindore në shta...
Bota
14 Qershor 2024, 22:01
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një raport i publikuar të premten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike me seli në veri të...