LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja i vë veton rezolutës për armëpushim humanitar në Gazë

Mbështetësit e saj e quajtën të premten ditë të tmerrshme dhe paralajmëruan se do të ketë më shumë vrasje të civilëve dhe shkatërrim më të madh në luftën që ka hyrë në muajin e tretë.

9 Dhjetor 2023, 10:03 Nga I.A
SHBA-ja i vë veton rezolutës për armëpushim humanitar
Gaza

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën veton kundër një rezolute të mbështetur pothuajse nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera të premten, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Mbështetësit e saj e quajtën të premten ditë të tmerrshme dhe paralajmëruan se do të ketë më shumë vrasje të civilëve dhe shkatërrim më të madh në luftën që ka hyrë në muajin e tretë.

Rezultati i votimit ishte 13-1 në Këshillin e përbërë nga 15 anëtarë. Britania e Madhe abstenoi nga votimi. Qëndrimi i SHBA-së pasqyron një ndarje që po rritet mes Uashingtonit dhe disa prej aleatëve të tij më të mëdhenj për shkak të bombardimeve vdekjeprurëse të Izraelit në Gazë. Franca dhe Japonia votuan në favor të rezolutës. Votimi, po ashtu, e zhvendosi përgjegjësinë më shumë tek Shtetet e Bashkuara që po e mbrojnë Izraelin nga kërkesat në rritje për t’i ndalë sulmet ajrore që i kanë vrarë mijëra civilë palestinezë.

“Cili është mesazhi që po ua dërgojmë palestinezëve, nëse ne nuk mund të bashkohemi për ta bërë një thirrje për ndaljen e bombardimeve të pareshtura në Gazë?” tha zëvendësambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, Mohamed Abushaha, pas votimit.

Zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, e kritikoi Këshillin e Sigurimit pas votimit se ka dështuar ta dënojë sulmin e Hamasit – grupit radikal palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA – në Izrael më 7 tetor, ku pjesëtarët e tij i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civil. Ai tha se ndalja e luftimeve do t’ia mundësonte Hamasit të vazhdojë ta udhëheqë Gazën dhe “vetëm të përgatitet për luftën e radhës”.

“Derisa Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm një paqe të qëndrueshme, në të cilën Izraeli dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk i mbështesim thirrjet për armëpushim të menjëhershëm”, tha ai.

Ushtria Izraelite i ka vrarë më shumë se 17.400 palestinezë në Gazë – 70% gra dhe fëmijë – dhe i ka plagosur mbi 46.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Marrë nga REL

shba lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet