9 Dhjetor 2023, 07:56
Nga a.l
Foto ilustruese
MEKSIKË- Një përplasje me armë zjarri mes anëtarëve të një bande dhe banorëve të një qyteti të vogël bujqësor, ka tronditur Meksikën qëndrore, pasi 11 persona kanë mbetur të vrarë, shkruajnë mediat e huaja.
Ministria e sigurisë bëri me dije se 8 nga të vrarët në përleshjen në Texcaltitlan, një qytet që ndodhet rreth 65 km larg kryeqytetit të shtetit, dyshohet se ishin të lidhur me aktivitete kriminale dhe tre ishin anëtarë të komunitetit.
Policia e Shtetit tha se po punon me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen. Mediat lokale thanë se persona të armatosur që i përkisnin Familia Michoacana, një kartel droge i dënuar për masakrën e 20 personave në shtetin fqinj Guerrero vitin e kaluar, kishin mbërritur në fshat duke kërkuar nga fermerët vendas të paguanin tarifat e zhvatjes.
Kartelet e drogës në Meksikë janë të njohur për zhvatjen e parave nga bizneset duke përdorur kërcënime për dhunë dhe karteli i drogës Familia Michoacana ka qenë aktiv në rajon prej vitesh.
te shtena me arme ne meksike
Bota
9 Dhjetor 2023, 07:53
a.l
Votimi
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga...
Bota
9 Dhjetor 2023, 07:46
a.l
Zjarr në spitalin në Itali
ITALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes në Tivoli të I...
Bota
9 Dhjetor 2023, 07:42
a.l
Votimi
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të OKB-së që bën thirrje për armë...
Bota
9 Dhjetor 2023, 07:40
a.l
Foto ilustruese
HUNGARI- Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pajtuar për t’i ndarë 920...
Bota
9 Dhjetor 2023, 07:35
a.l
Inteligjenca Artificiale
Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligje...
Bota
8 Dhjetor 2023, 23:05
A.TH
Këshilli i Sigurimit
SHBA- SHBA-ja po kundërshton thirrjet e aleatëve të saj arabë dhe të sekretarit të përgjithsh&...
Bota
8 Dhjetor 2023, 22:51
h.k
Miroslav Lajckak
KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajç...
Bota
8 Dhjetor 2023, 22:55
A.TH
Foto Ilustruese
UKRAINË- Ministria e Bujqësisë e Ukrainës deklaroi sot se janë prodhuar 59.7 milionë tonë grurë p&e...
Bota
8 Dhjetor 2023, 22:54
A.TH
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të hapë nj&eu...
Bota
8 Dhjetor 2023, 22:14
h.k
Glauk Konjufca
SHBA-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e asoci...