Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.
Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas puçit të javës së kaluar. Qindra shtetas të huaj tashmë janë evakuuar nga ky shtet pasi Ambasada e Francës është sulmuar të dielën nga protestuesit.
Lideri i puçit, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ka paralajmëruar kundër “çfarëdo ndërhyrjeje në punët e brendshme” të shtetit. Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka folur të mërkurën me presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, dhe se SHBA-ja është e përkushtuar për rikthimin e demokracisë në Niger përmes një qeverie të dalë nga zgjedhjet.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se pavarësisht evakuimit të pjesshëm, ambasada në Niger do të vazhdojë të jetë e hapur.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj njerëzve dhe lidhjeve tona me Nigerin, dhe jemi të angazhuar në nivelin më të lartë diplomatik”, ka thënë ai.
SHBA-ja është dhuruese e madhe e ndihmës humanitare dhe ndihmës në fushën e sigurisë në Niger, dhe ka paralajmëruar paraprakisht se puçi mund të rezultojë me pezullim të të gjithë ndihmës.
Franca, që dikur e ka pasur Nigerin koloni, dhe Bashkimi Evropian, tashmë e kanë pezulluar gjithë ndihmën për këtë shtet.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, bllok i 15 shteteve të Afrikës Perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj këtij shteti, që përfshin bllokimin e të gjitha transaksioneve komerciale me Nigerin, dhe ngrirjen e të gjitha aseteve shtetërore në bankën qendrore rajonale./REL
pamje nga ngjarja ITALI- Mauro Pili, një ish-deputet dhe ish-president i rajonit të Sardenjës, ka postuar një video në F...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet sot edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore, për ...
Justin Trudeau dhe Sophie Gregoire Trudeau KANADA- Fëmijët e kryeministrit kanadez Justin Trudeau do të vazhdojnë të jetojn...
Papa Françesku PORTUGALI-Papa Françesku i bëri thirrje BE-së të zhvillojë diplomacinë e paqes për zgjidhjen e k...
foto ilustruese GREQI- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në Greqi. T...
foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Koreja Veriore ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan Travis King, teksa është përgji...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe demokracinë...
foto ilustruese RUSI- Mercenarët e Wagnerit dyshohet se po shkojnë në Poloni të maskuar si emigrantë. A është kjo e...
foto ilustruese UGANDA- Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 12 trupa të njerëzve që u zhdukën pasi dy varka u përmbys&eu...
foto ilustruese SPANJË- Garda Civile spanjolle ka arrestuar tre të arratisur nga lista e kriminelëve më të kërkuar n&eum...