5 Mars 2024, 22:50
Nga N.F

GAZA- Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të reja humanitare nga ajri në Rripin e Gazës për palestinezët të martën. Ato hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime, tha ushtria amerikane. Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.
Gjendja në veri të Gazës është më e rëndë, sepse agjencitë humanitare apo kamerat e lajmeve nuk janë në gjendje të shkojnë atje, prandaj ndihmat e së martës u hodhën pikërisht në këtë pjesë. Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi vetëm në një spital.
Furnizimi me ndihma në pjesët e tjera të Gazës, i përkeqësuar prej se nisi lufta më 7 tetor, është kufizuar skajshëm në muajin e fundit. Pjesë të tëra të këtij territori nuk kanë aspak qasje në ushqim. SHBA-ja i hodhi ndihmat e para nga ajri të shtunën, në bregdetin e Gazës jugperëndimore.
Presidenti amerikan Joe Biden tha në rrjetin social X: “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ta bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të dërguar më shumë ndihma te ata që kanë nevojë të madhe në Gazë. Ne nuk do të rrimë duarkryq. Ne nuk do të lëshojmë pe.”
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz.
Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë futjen e më shumë ndihmave në dy pika të kontrollit në jug të Gazës, për të cilat ka dhënë leje të hapen, si dhe i fajëson OKB-në dhe agjencitë humanitare se po dështojnë të shpërndajnë më shumë ndihma.
Por, agjencitë humanitare thonë se është bërë e pamundur në mungesë të rendit dhe ligjit dhe se i takon Izraelit - trupat e të cilit i pushtuan qytetet e Gazës dhe i patrullojnë ato – të ofrojë qasje dhe siguri për shpërndarjen e ndihmave.
Marrë nga REL
gaza ndihma shba lufta izrael-palestine
Bota
5 Mars 2024, 22:43
r.ll
miroslav lajcak dhe besnik beslimi
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nga Pri...
Bota
5 Mars 2024, 22:25
N.F
Foto ilustruese
UASHINGTON- Qeveria amerikane njoftoi ditën e sotme një paketë sanksionesh të llojin të parë t&eu...
Bota
5 Mars 2024, 22:17
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një 62-vjeçar nga Gjermania, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-19. Burri duket se nuk ka p&eu...
Bota
5 Mars 2024, 22:07
N.F
Nikolai Denkov
BULLGARI- Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje të martën, duke i hapur rrugën pa...
Bota
5 Mars 2024, 21:48
E. D
David Holick dhe djali i tij
BRITANI- Një baba që vrau djalin e tij gjashtë muajsh, do të kalojë pesëmbëdhjetë...
Bota
5 Mars 2024, 21:38
E. D
Mbreti Charles
MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbreti Charles nuk do të marrë pjesë në ngjarjet e Ditës së Komonuel...
Bota
5 Mars 2024, 21:24
E. D
foto ilustruese
GAZA- Hamasi i ka kërkuar SHBA-së që të ndalojë dërgimin e armëve në Izrael disa orë pasi d&eu...
Bota
5 Mars 2024, 21:12
E. D
xhamia
IZRAEL- Izraeli do të lejojë të njëjtin numër besimtarësh myslimanë të hyjnë në xhamin&e...
Bota
5 Mars 2024, 20:54
r.ll
panajot barka
GREQI- Gazetari Panajot Barka, i cili ishte korrespondent i APE në Shqipëri që prej vitit 1995, ka paditur drejtuesit e Agjenc...
Bota
5 Mars 2024, 20:53
E. D
foto ilustruese
SHBA- SHBA nuk po heq dorë nga ideja e kryerjes së një testi të plotë bërthamor pasi vendi e mban vendi...