LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe Britania dënojnë vendimin e talibanëve për ndalimin e shkollimit të grave

Pavarësisht se kur morën pushtetin vitin e kaluar, talibanët kishin premtuar një sundim më të butë, islamistët e linjës së ashpër kanë vazhduar të kufizojnë të drejtat e grave në të gjitha aspektet e jetës. Njoftimi për ndalimin e universiteteve të grave u nënshkrua nga ministri për Arsim të Lartë, Neda Muhammad Nadeem.

21 Dhjetor 2022, 07:57 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe Britania dënojnë vendimin e talibanëve për
Foto Ilustruese

AFGANISTAN- Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë dënuar vendimin e qeverisë së Afganistanit të udhëhequr nga talibanët për të ndaluar gratë që të ndjekin studimet në universitete në mbarë vendin. Të dërguarit e SHBA-së dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, të thirrur për Afganistanin, dënuan këtë vendim të 20 dhjetorit, që paraqet kufizimin e fundit ndaj të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan.

“Talibanët nuk mund të presin që të jenë anëtarë legjitimë të komunitetit ndërkombëtarë derisa nuk respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, veçmas të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore të grave dhe vajzave”, tha zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood.

Pavarësisht se kur morën pushtetin vitin e kaluar, talibanët kishin premtuar një sundim më të butë, islamistët e linjës së ashpër kanë vazhduar të kufizojnë të drejtat e grave në të gjitha aspektet e jetës. Njoftimi për ndalimin e universiteteve të grave u nënshkrua nga ministri për Arsim të Lartë, Neda Muhammad Nadeem.

“Ju informoj për zbatimin e menjëhershëm të urdhrit për pezullimin e edukimit të grave, deri në një njoftim të ri”, u tha në letër.

Vendimi vlen të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit. Ky vendim nuk është publikuar në ueb-faqen e ministrisë, por burimet në ministri kanë konfirmuar autenticitetin e vendimit. Nuk është e qartë se kur ekzekutivi afgan mori këtë vendim. Edhe pse në letër është shënuar data 20 dhjetor 2022, teksti i letrës i referohet një vendimi të vitit të kaluar.

Talibanët veçse kanë ndaluar shkollimi e vajzave përtej nivelit fillor. Shumë gra dhe vajza afgane kishin shpresuar se talibanët, pas rikthimit në pushtet, nuk do të aplikonin një version të ashpër të Ligjit islamik, dhe do t’i lejonin ato të vazhdonin shkollimin. Tre muaj më parë, mijëra gra dhe vajza në mbarë Afganistanin iu nënshtruan provimeve pranuese për në universitet.

Por, megjithatë kishte pasur kufizime lidhur me drejtimet që ato mund të studionin, duke ua pamundësuar që të studionin për veterinari, inxhinieri, ekonomi dhe agrikulturë. Po ashtu, gazetaria ishte një drejtim jashtëzakonisht i kufizuar. Pas marrjes së pushtetit vitin e kaluar, talibanët bën ngjarje gjinore në universitete, ku gratë vijonin studimet në klasa të ndara dhe po ashtu u vendosën hyrje të veçanta në universitete për studentet.

Po ashtu, vetëm profesoreshat dhe profesorët në moshë mund të ligjëronin në universitetet për gratë. Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se e drejta e shkollimit për të gjitha gratë është një pikë kyçe e negociatave lidhur me dërgimin e ndihmës në Afganistan dhe për njohjen e regjimit të talibanëve.

Marrë nga REL

afganistan

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete