LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dëshiron që Irani të heqë dorë krejtësisht nga armët bërthamore

Udhëheqësi amerikan tha po ashtu se nuk ka parë sinjale deri më tani se Koreja e Veriut apo Rusia janë përfshirë për të ndihmuar Iranin.

17 Qershor 2025, 13:09 Nga N.F
SHBA-ja dëshiron që Irani të heqë dorë krejtësisht
Foto

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin, duke theksuar se do që Irani “të heqë dorë krejtësisht” nga armët bërthamore.

Këto deklarata Trump i bëri për gazetarët në aeroplanin presidencial amerikan, gjatë kthimit në Uashington pas pjesëmarrjes në samitin e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që u mbajt në Kanada.

“Të heqin dorë krejtësisht”, tha Trump për gazetarët më 17 qershor.

“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore, është kaq e thjesht”.

Që nga e premtja, Izraeli dhe Irani po sulmojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, pasi Izraeli nisi një fushatë ajrore që ka tha se ka për cak programin bërthamor të Teheranit dhe objektet ushtarake.

Trump tha se ai mund ta dërgojë emisarin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, apo nënpresidentin JD Vance, për t’u takuar me Iranin. Megjithatë, ai shtoi se “varet se çfarë do të ndodhë kur të kthehem”.

Kur u pyet nëse Izraeli duhet të ulë intensitetin e sulmeve ndaj Iranit, Trump tha se “këtë do ta kuptojmë brenda dy ditësh. Asnjëra palë deri më tani nuk e ka ulur intensitetin”.

Udhëheqësi amerikan tha po ashtu se nuk ka parë sinjale deri më tani se Koreja e Veriut apo Rusia janë përfshirë për të ndihmuar Iranin. Sipas tij, Uashingtoni po punon që të ndihmojë amerikanët që po tentojnë të largohen nga rajoni për shkak të dhunës.

Që nga nisja e sulmeve reciproke të premten mes dy rivalëve në Lindjen e Mesme, zyrtarët në Iran kanë raportuar për më shumë se 220 të vrarë, shumica civilë, ndërkaq Izraeli ka thënë se i janë vrarë 24 civilë.

Izraeli, SHBA-ja dhe shtete të tjera perëndimore për një kohë të gjatë i kanë bërë thirrje Iranit që të mos zhvillojë armë bërthamore. Irani mohon se dëshiron të zhvillojë armë të tilla, por thotë se ka të drejtë të zhvillojë teknologji bërthamore për qëllime paqësore.

Uashingtoni tha se Trumpi ende synon që të arrijë një marrëveshje bërthamore me Iranin. Megjithatë, Trump tha se nuk po synon që të arrijë një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit dhe nuk ka kontaktuar me Iranin për mbajtjen e bisedimeve bërthamore.

“Nëse duan të flasin me mua, e dinë se si të më kontaktojnë. Ata është dashur ta pranonin marrëveshjen që ishte në tavolinë. Do të kishte shpëtuar shumë jetë”, shkroi Trump në Truth Social,

SHBA-ja dhe Irani ishte paraparë të zhvillonin rundin e gjashtë të bisedimeve bërthamore fundjavën që shkoi. Por, takimi u anulua pas përshkallëzimit të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit./ REL

tensione iran-izrael trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës