LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dërgon luftanije shtesë në Izrael dhe vë në gatishmëri 2 mijë trupa

Të martën e 17 tetorit, luftanije shtesë dhe trupa amerikane u nisën drejt Izraelit, ndërsa trupa të tjerë në SHBA po përgatiten për t’u zhvendosur atje nëse iu kërkohet.

19 Tetor 2023, 08:16 Nga a.l
SHBA-ja dërgon luftanije shtesë në Izrael dhe vë në
SHBA

SHBA- Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor, Shtetet e Bashkuara filluan t’i dërgojnë luftanijet dhe avionët luftarakë në rajon për të qenë të gatshme për ta ndihmuar Izraelin me çfarëdo që i nevojitet për t’iu përgjigjur grupit militant. Të martën e 17 tetorit, luftanije shtesë dhe trupa amerikane u nisën drejt Izraelit, ndërsa trupa të tjerë në SHBA po përgatiten për t’u zhvendosur atje nëse iu kërkohet.

Një aeroplanmbajtës amerikan dhe flota e tij detare janë vendosur tashmë në lindje të Detit Mesdhe, ndërsa një tjetër është rrugës për atje. Për më tepër, tri luftanije të marinës amerikane janë nisur drejt Mesdheut. Dhjetëra avionë luftarakë janë dërguar nëpër bazat ushtarake amerikane rreth Lindjes së Mesme, ndërsa forcat amerikane për operacione speciale po punojnë me Ushtrinë e Izraelit në planifikim dhe inteligjencë. Deri të martën, pesë dërgesa me armë dhe pajisje amerikane kanë mbërritur në Izrael. E tërë kjo përgatitje pasqyron shqetësimet e shtuara të Shteteve të Bashkuara se lufta vdekjeprurëse mes Hamasit dhe Izraelit do të përshkallëzohet dhe përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal. Prandaj, misioni kryesor i luftanijeve dhe avionëve luftarakë të Amerikës është prania e madhe dhe e dukshme e cila do ta frenojë Hezbollahun, Iranin apo të tjerët nga shfrytëzimi i kësaj gjendje.

Anijet dhe avionët e marinës
Njëri nga shembujt më të dukshëm të reagimit amerikan është në ujërat përreth Izraelit – një grup luftanijesh masive ndodhen apo po shkojnë drejt lindjes së Mesdheut dhe Detit të Kuq.

Aeroplanmbajtësi modern amerikan, USS Gerald R. Ford, u urdhërua të shkojë në lindje të Detit Mesdhe pak orë pas sulmit dhe të martën, Pentagoni tha se zhvendosja gjashtëmujore e aeroplanmbajtësit në këtë rajon është zgjatur, por nuk tregoi deri kur. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e urdhëroi së fundmi aeroplanmbajtësin USS Dwight D. Eisenhower t’i bashkohet Fordit në lindje të Mesdheut, dhe ky aeroplanmbajtës është tani rrugës për atje.

Të martën, Pentagoni tha se do ta dërgojë edhe grupin e gatshëm amfib USS Bataan, i cili përbëhet nga tri anije që bartin mijëra marinsa. Një zyrtar amerikan tha se USS Mesa Verde, një dok transportues amfib, është në Detin Mesdhe, dhe se Bataan, një luftanije amfibe, dhe USS Carter Hall, një anije zbarkimi, ishin në rajonin e Gjirit dhe tani po shkojnë drejt Detit të Kuq. Anijet bartin helikopterë dhe avionë luftarakë të cilët mund t’i dërgojnë marinsat në territore armiqësore, apo të ofrojnë kujdes mjekësor dhe ndihma të tjera. Luftanijet, posaçërisht aeroplanmbajtësit me avionë luftarakë dhe avionë vazhdues, janë dëshmuar historikisht si parandalues efektivë kundër Iranit dhe aktiviteteve të tjera militante në Lindjen e Mesme.

Armët dhe forcat e operacioneve speciale
Aeroplanët e mbushur me armë amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael tashmë. Një aeroplan transportues C-17 u shkarkua të premten në bazën ajrore në lindje të Gazës, Nevatim. Të martën, Pentagoni tha se pesë dërgesa të tilla janë bërë tashmë dhe më shumë tjera do të bëhen. Zyrtarët e Mbrojtjes së SHBA-së thonë se administrata i ka dhënë tashmë Izraelit bomba të vogla, municione të tjera dhe raketa interceptuese për sistemin e vet mbrojtës ajror, Kupola e Hekurt, dhe se do t’i japin edhe më shumë.

Municioni që SHBA-ja do t’ia dhurojë Izraelit për Kupolën e Hekurt me gjasë do të jetë shtesë, pasi Izraeli ka porositur tashmë municion, si dhe do të jetë pjesë e pakos së ndihmave ushtarake. Për më tepër, SHBA-ja e ka krijuar një qelizë të vogël të forcave për operacione speciale, e cila është duke punuar me Izraelin, duke i ofruar të dhëna të inteligjencës dhe planifikimit, si dhe këshilla për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në përpjekjet e tyre për shpëtimin e pengjeve. Pentagoni tha se këta trupa amerikane nuk po marrin pjesë në asnjë operacion për shpëtimin e pengjeve dhe se nuk ka forca ushtarake amerikane në terren në Izrael.

Avionë luftarakë të Forcës Ajrore
Pentagoni, po ashtu, ka urdhëruar dërgimin e më shumë avionëve luftarakë për t’iu bashkuar njësive të avionëve A-10, F-15 dhe F-16 në bazat ajrore nëpër Lindjen e Mesme. Edhe më shumë do të shtohen po qe nevoja. Forcat Ajrore të SHBA-së kanë tashmë fuqi ajrore në rajon për të kryer operacione me dhe pa pilotë, kryesisht në Siri, ku avioni luftarak F-16 u urdhërua javën e kaluar ta rrëzonte një dron turk i cili po i kërcënonte forcat tokësore amerikane.

Austini urdhëroi 2.000 trupa të forcave amerikane të jenë të gatshëm për t’u zhvendosur, nëse është e nevojshme, në ditët apo javët në vijim. Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha për gazetarë të martën se njësitë nuk janë identifikuar ende. Ajo tha se trupat do të jenë në gjendje të reagojnë shpejt, posaçërisht për të ofruar të dhëna të inteligjencës dhe mbikëqyrje, transportim dhe ndihmë mjekësore. Në mesin e 2.000 trupave me gjasë përfshihen edhe personeli i Forcës Ajrore dhe Ushtrisë./ REL

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet