19 Tetor 2023, 07:38
Nga A.B
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të mbërrijë në Izrael sot për takime me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog, përpara se të shkojë në kryeqytetet e tjera rajonale, njoftoi zyra e udhëheqësit britanik.
Sunak do të shprehë ngushllimet e popullit britanik për humbjet e jetëve në Izrael dhe Gaza si rezultat i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Gazën. Zyra e kryeministrit tha se Sunak do të paralajmërojë kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në rajon.
“Çdo vdekje e popullsisë civile është një tragjedi. Shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, tha Sunak përmes një deklarate përpara vizitës së tij.
Ai tha se shpërthimi vdekjeprurës në një spital në Gaza të martën, që vrau qindra palestinezë, duhet të jetë "një moment vendimtar për udhëheqësit e rajonit dhe mbarë botës që të bashkohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të rrezikshëm të konfliktit", duke u zotuar se Britania do të jetë "në ballë të kësaj përpjekjeje”.
Sunak do të kërkojë gjithashtu hapjen e një rruge për të lejuar ndihmat humanitare në Gaza sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për t'u mundësuar shtetasve britanikë të bllokuar në Gaza që të largohen.
Të paktën shtatë britanikë janë vrarë dhe të paktën nëntë rezultojnë të zhdukur që nga sulmi ndaj Izraelit, tha më herët të mërkurën zëdhënësi i zotit Sunak.
Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, i cili vizitoi Izraelin javën e kaluar, do të shkojë në Egjipt, Turqi dhe Katar gjatë tre ditëve të ardhshme për të diskutuar mbi konfliktin dhe për të kërkuar një zgjidhje paqësore, tha zyra e tij.
Britania tha se të tre vendet ishin "jetike në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur stabilitetin rajonal, për të liruar pengjet dhe për të lejuar qasjen humanitar në Gaza".
Cleverly do të takohet me udhëheqës të lartë në rajon për të diskutuar mbi përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit, nevojën urgjente për të hapur vendkalimin Rafah me Egjiptin për të lejuar që ndihmat të arrijë tek ata që kanë nevojë dhe që Hamasi të lirojë pengjet, tha Londra.
rishi sunak
Bota
19 Tetor 2023, 07:37
Forcat e koalicionit në Irak pësuan dëmtime të lehta pas një serie sulmesh me dronë gjatë 24 orëve të fundit kund&e...
Bota
18 Tetor 2023, 22:19
I.A
Gaza
GAZA- Rripi i Gazës, i dërrmuar nga bombardimet e pareshtura izraelite qëkur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm n&...
Bota
18 Tetor 2023, 21:35
f.i
Joe Biden
IZRAEL- Presidenti Joe Biden njoftoi nga Izraeli se SHBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare p...
Bota
18 Tetor 2023, 21:28
f.i
Jim Jordan
SHBA- Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t'u zgjedhur kryetar i Dhomë...
Bota
18 Tetor 2023, 20:55
f.i
Emmanuel Macron
KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën në Tiranë në Presidentit francez, E...
Bota
18 Tetor 2023, 20:49
f.i
pamje nga protesta
LIBAN-Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë demonstratave në Liban kundë...
Bota
18 Tetor 2023, 20:31
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, paralajmë...
Bota
18 Tetor 2023, 20:30
I.A
Spital
KOSOVË- Infermierët, mamitë, farmacistët dhe kirurgët veterinarë, të cilët punojnë në Kosovë,...
Bota
18 Tetor 2023, 19:53
f.i
Antonio Guterres
IZRAEL- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant ...
Bota
18 Tetor 2023, 19:49
I.A
Joe Biden
SHBA- Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e Presidentit Biden në Tel Aviv synon parandalimin e zgjerimit të konfliktit...