Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një takimi në Tajlandë, të dy zyrtarët ranë dakord që të punojnë për të planifikuar një telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping.
BANGKOK- Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i kërkoi Ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi, që Kina të përdorë ndikimin e saj tek Irani për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme. Gjatë një takimi në Tajlandë, të dy zyrtarët ranë dakord që të punojnë për të planifikuar një telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping. Takimet në Bangkok të premten dhe të shtunën, që pasojnë bisedimet mes dy presidentëve në nëntor në Kaliforni, vijnë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në Tajvan nga një kandidat i partisë në pushtet që kundërshtohet nga Pekini. Ndërkohë zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe kinezë kanë rifilluar një dialog i cili u ngri pas incidentit me balonat kineze mbi Shtetet e Bashkuara. Bisedimet në Tajlandë u zhvilluan ndërsa rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, vazhdojnë të kërcënojnë transportin global në Detin e Kuq.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se gjatë bisedimeve zoti Sullivan përmendi ndikimin e madh ekonomik të Kinës ndaj Iranit dhe theksoi efektin destabilizues të sulmeve të lëvizjes Houthi ndaj tregtisë globale. Zyrtari vuri në dukje se Kina ka bërë thirrje publike për uljen e tensioneve, por tha se ishte shumë herët për të gjykuar nëse Pekini po e përdorte ndikimin diplomatik ndaj Iranit për këtë çështje. Zyrtari foli në kushte anonime. Ministria e Jashtme kineze citoi zotin Wang të ketë thënë se Uashingtoni duhet t’i qëndrojë angazhimit për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit. Ministri Wang tha se zgjedhjet e Tajvanit, të fituara nga Lai Ching-te, zëvendëspresidenti aktual, nuk e ndryshojnë qëndrimin kinez se ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në marrëdhëniet SHBA-Kinë është çështja e "pavarësisë së Tajvanit", thuhet në një deklaratë të ministrisë. Presidenti Biden ka thënë se nuk e mbështet pavarësinë, por në bazë të një ligji amerikan, Shtetet e Bashkuara duhet t’i ofrojnë një mbrojtje të besueshme Tajvanit dhe çdo kërcënim ndaj ishullit ta trajtojë me përparësi./ VOA
Imami Bekim Jashari dhe xhaxhi i viktimës KOSOVA- Familja e Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçarit që u dhunua për vdekje në ...
kushtrim kokalla dhe naim murseli KOSOVË- Kushtrim Kokalla, i arrestuarI i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridon...
foto ilustruese AMSTERDAM- Holanda është vendi më i fundit që ka ndërprerë financimin e saj për UNRWA.&n...
foto nga palestina KHAN YOUNIS- Palestinezët po vazhdojnë të largohen masivisht nga qyteti jugor Khan Younis, ku Izraeli po përqendron ...
mustafa barghouti GAZA- Udhëheqësi i një partie politike palestineze ka dënuar vendet që po ndërpresin ndihmën ...
Bernard Arnault SHBA- Bernard Arnault, kreu dhe CEO i kompanisë globale të mallrave luksoze LVMH - entiteti që qëndron pas dhjetër...
klara sanduloviç KOSOVË- Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikën...
Olaf Scholz dhe Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Uashington më 9 shkurt. ...
I mbijetuar i Holokaustit SHBA- Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e sh&eu...
Emiljana Ulaj SHBA- Emiljana Ulaj, para disa ditësh bëri betimin si anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçester...