LIVE UPDATES
Bota

SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme për ta, mijëra afganë përballen me dëbim dhe përndjekje

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj statusi i mbrojtjes së përkohshme do të skadojë më 14 korrik.

1 Qershor 2025, 14:35 Nga M.B
SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme për ta, mijëra afganë
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta heqin statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për afganët, gjë që nënkupton se mijëra afganë do të përballen me rrezikun për t'u dëbuar në Afganistanin e kontrolluar nga talibanët. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj statusi i mbrojtjes së përkohshme do të skadojë më 14 korrik.

Ky vendim do t’i prekë rreth 9.000 deri në 12.000 afganë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara me këtë program. Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut dhe refugjatët afganë e kanë dënuar këtë vendim, duke paralajmëruar se ai vë në rrezik jetë njerëzish dhe shpërfill realitetin në terren.

DHS-ja tha në deklaratën e saj se heqja e TPS-së bazohet në vlerësimin se kushtet në Afganistan janë “përmirësuar mjaftueshëm” dhe se kriteret ligjore për këtë status nuk plotësohen më.

Në deklaratë thuhej se sekretarja e DHS-së, Kristi Noem, ka vendosur gjithashtu se leja për shtetasit afganë që të qëndrojnë përkohësisht në SHBA është “në kundërshtim me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara”. Departamenti përmendi shqetësime për sigurinë kombëtare dhe mashtrime, duke pretenduar se disa individë me status TPS janë nën hetim për kërcënime ndaj sigurisë publike dhe asaj kombëtare. Por, afganët që jetojnë në SHBA me këtë status thonë se do të jenë në rrezik nëse kthehen në Afganistan.

“Është e vërtetë që ka njëfarë sigurie relative, por ka shumë probleme”, tha për Radion Azadi të REL-it një burrë afgan që foli në kushte anonimiteti.

“Në këtë moment, ish-ushtarët e qeverisë po arrestohen, zhduken dhe madje po vriten”, tha ky burrë, i cili jeton në Teksas me familjen e tij prej katër anëtarësh. Një tjetër shtetas afgan që u shpërngul në SHBA katër vjet më parë ndau të njëjtat shqetësime.

“Nëse na kthejnë, jeta jonë do të jetë në rrezik, sepse kemi punuar për qeverinë e mëparshme dhe qeveria e tanishme ende kërkon hakmarrje”, i tha ai Radios Azadi. “Erdhëm në SHBA për sigurinë tonë, dhe tani që ky program po përfundon do të krijojë shumë probleme”.

Këto druajtje rrjedhin nga ndryshimet dramatike që ka përjetuar Afganistani që prej rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021. Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s, kryengritësit talibanë morën Kabulin, duke rrëzuar qeverinë afgane të mbështetur nga Perëndimi. Prej atëherë, talibanët kanë futur në përdorim ligjin e rreptë islamik, duke hequr të drejtat dhe liritë, veçanërisht për gratë dhe vajzat, të cilave tani u ndalohet arsimi i mesëm dhe shumica e vendeve të punës.

Raportet nga OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, përfshirë ekzekutime pa gjyq, zhdukje të detyruara, tortura dhe rrahje publike, sidomos ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë, personelit të sigurisë dhe kundërshtarëve të regjimit.

Organizatat për të drejtat e njeriut si, Human Rights First, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), World Relief dhe të tjera e kanë dënuar këtë vendim, duke paralajmëruar se i vë në rrezik për t’u dëbuar mijëra afganë në një vend ku mund të përballen me përndjekje, tortura apo edhe ekzekutim nën sundimin e talibanëve.

“Të thuash se kushtet në Afganistan janë përmirësuar aq sa të justifikohet kthimi i njerëzve është thjesht e pamoralshme dhe e pavërtetë”, tha Eleanor Acer, drejtoreshë për mbrojtje humanitare globale në Human Rights First.

Nëse nuk ka ndërhyrje nga gjykata, heqja e TPS-së për afganët do të hyjë në fuqi në korrik, dhe do t’i lërë mijëra njerëz me një të ardhmeje të pasigurt dhe mbase të rrezikshme nën sundimin e talibanëve.

“Njerëzit me status TPS janë anëtarë të vlefshëm të komuniteteve, shkollave dhe vendeve të punës amerikane”, shkroi IRC në një deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje urgjente autoriteteve amerikane që ta rishqyrtojnë këtë ndryshim të dëmshëm të politikës dhe të ruajnë këtë mbrojtje jetike humanitare për njerëzit nga Afganistani”, tha ajo./ REL

afganistan shba

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete